Seminari i I-rë i Shkollës Politike të Gjeneratës së 20-të

Seminari i I-rë i Shkollës Politike të Gjeneratës së 20-të

13 prill 2022

Përmbyllet me sukses seminari i I-rë i Gjeneratës së 20-të të Shkollës Politike!

Gjatë datave 1,2 dhe 3 prill, PIPS mbajti seminarin e I-rë me gjeneratën e 20-të të Shkollës Politike me temën “Shteti dhe Shoqëria”, e cila u karakterizua me ligjërata, diskutime të frytshme si dhe debate dhe punë në grupe. Shkolla Politike ishte me fat të kishte pjesë së saj ligjërues me tema të ndryshme si: Dr. Fisnik Korenica (Shteti si kornizë themelore e jetës politike: Shtetndërtimi dhe sovraniteti), Dr. Lumir Abdixhiku (Zhvillimi Politik), Dr. Gëzim Krasniqi (Marrëdhëniet ndërmjet Shtetit dhe Shoqërisë), Dr. Ramadan Ilazi (Zbërthimi i konceptit të shtetit në kontekstin e studimeve të paqes dhe konfliktit), Prof. Iain McMenamin (Përcaktimi, matja dhe luftimi i korrupsionit), Dr. Seb Bytyçi (Institucionet në vendet në transformim), Dr. Bernard Nikaj (Procesi i Integrimit Evropian) dhe Dr. Gëzim Visoka (Paqendërtimi dhe drejtësia tranzicionale).

Gjenerata e 20-të solli një frymë dhe dinamikë të re në Shkollën Politike.
e mërkurë, 13 prill 2022/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (18355)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
THIRRJE PËR APLIKIM NË SHKOLLËN POLITIKE⁣⁣ - GJENERATA E 20-TË

THIRRJE PËR APLIKIM NË SHKOLLËN POLITIKE⁣⁣ - GJENERATA E 20-TË

28 dhjetor 2021

Shkolla Politike e Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e kandidatëve për gjeneratën e njëzetë (20).

Shkolla Politike është një ndër programet e para të edukimit joformal politik në Kosovë dhe programi më i vjetër që është ende aktiv. Që nga viti 2003 Shkolla Politike implementohet nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike me përkrahjen dhe nën ombrellën e Këshillit të Evropës.


KUSH MUND TË APLIKOJË?⁣⁣
⁣⁣
Kandidatët të cilët mund të aplikojnë për të vijuar programin e Shkollës Politike duhet të plotësojnë kriteret:⁣⁣

 Përfaqësues të partive politike, institucioneve publike, medias, OJQ dhe biznesit;⁣⁣
 Të ketë diplomuar së paku në nivelin Bachelor;
 Njohuria e gjuhës angleze është e obligueshme;⁣⁣
 Të mos ketë tejkaluar moshën 40 vjeçare;
 Qytetarë të Republikës së Kosovës;
 Aktiv dhe aspirues për tu veçuar në fushën e tyre të veprimit.

Për të aplikuar, kandidatët duhet të plotësojnë formularin online përmes: http://pips-ks.org/apliko/

AFATI PËR APLIKIM ËSHTË DERI MË 21 JANAR 2022.
e martë, 28 dhjetor 2021/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (22927)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Punëtoria "Rinia, siguria njerëzore dhe komunitetet e sigurta"

Punëtoria "Rinia, siguria njerëzore dhe komunitetet e sigurta"

13 dhjetor 2021

Në bashkëpunim me Qendrën për Dialog Humanitar PIPS ka mbajtur punëtorinë "Rinia, siguria njerëzore dhe komunitetet e sigurta" prej 11-12 Dhjetor, me të rinjë nga të gjitha komunitetet etnike në Kosovë, secili nga profesione dhe fusha interesi të gjithfarëllojshme.

Punëtoria u hap me fjalimet përshëndetëse nga Zëvëndëskryeministrja Znj. Emilija Redžepi dhe Ministri Z. Elbert Krasniqi.

Me Dr. Ramadan Ilazi si fasilitues i punëtorisë pjesëmarrësit janë angazhuar në punë në grupe të veçanta të cilat e kanë fokusin në: sigurinë fizike, ekonomike, sociale-administrative dhe kulturore.

Së bashku pjesëmarrësit kanë skicuar sfidat kryesore brenda këtyre fushave, kanë identifikuar akterët kyçë dhe kanë dhënë zgjidhje për adresimin e këtyre sfidave.

Përmes aktiviteteve të rradhës, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë t'i prezantojnë këto të gjetura para institucioneve kyçe.
e hënë, 13 dhjetor 2021/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (19348)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Çfarë janë duke bërë institucionet e Kosovës në raport me luftën kundër ekstremizit të dhunshëm?

Çfarë janë duke bërë institucionet e Kosovës në raport me luftën kundër ekstremizit të dhunshëm?

8 dhjetor 2021

PIPS ka mbajtur diskutimin e rradhës në kuadër të Resilient Community Program (konzorcium me Advocacy Training and Resource Center - ATRC, PEN - Peer Educators Network dhe BIRN) mbështetur nga Global Community Engagement and Resilience Fund dhe USAID.

Në panel morrën pjesë Znj. Ganimete Gërbovci nga Ministria e Punëve të Brendshme, Znj. Adelina Ahmeti nga BIRN Kosovo, dhe Z. Skënder Përteshi nga Kosovar Center for Security Studies - KCSS.

Ky diskutim adresoi në thelb kombinimin e masave të ndryshme të ndërmarra nga institucionet e Kosovës, duke mos lënë anash pikëpamjet nga ana e medieve dhe shoqërisë civile.

Diskutimi tregoi se adresimi i këtij fenomeni nga institucionet e Kosovës është duke rezultuar me sukses. Institucionet e Kosovës ofrojnë mbështetje sociale për këtë grup.
e mërkurë, 8 dhjetor 2021/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (20641)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
PIPS nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Akademinë Diplomatike të Kosovës

PIPS nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Akademinë Diplomatike të Kosovës

7 dhjetor 2021

Angazhimi ynë në analizën e politikës së jashtme dhe diplomaci është shënuar me arritjen e radhës.

Më 6 Dhjetor 2021 znj. Leonora Kryeziu, Drejtoreshë e PIPS dhe z. Sabri Kiçmari, Drejtor i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.
e martë, 7 dhjetor 2021/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (18546)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Seminari i katërt i Shkollës Politike 2021 dhe ceremonia e diplomimit për gjeneratën e nëntëmbëdhjetë

Seminari i katërt i Shkollës Politike 2021 dhe ceremonia e diplomimit për gjeneratën e nëntëmbëdhjetë

6 dhjetor 2021

Gjatë datave 3-4 Dhjetor u mbajt seminari i katërt dhe i fundit i Shkollës Politike për vitin 2021. Seminari u fokusua në funksionimin e partive politike dhe komunikimin politik.

Në përfundim të seminarit, u mbajt ceremonia përmbyllëse dhe ndarja e certifikatave për gjeneratën e nëntëmbëdhjetë të Shkollës Politike.
e hënë, 6 dhjetor 2021/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (18542)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
RSS
123578910Last