Reforma e sistemit të inspektimeve në Kosovë

Prill 2021

Diona Kusari 0 258 Article rating: No rating
Mjedisi afarist në Kosovë mbikëqyret nga mbi 30 inspektorate, të cilët janë krijuar nga viti në vit në mënyrë të çorganizuar dhe pa politika unike, koherente e të koordinuara mirë.
Reformimi i inspektimeve ka qenë pjesë e prioriteteve të përbashkëta politike për zbatimin e MSA-së, përmes Agjendës për Reforma Evropiane (ERA), që nga nëntori 2016, kur ERA ishte miratuar nga Qeveria.

Kjo analizë politikash e trajton këtë reformë në tri aspekte. Së pari, përshkruhet gjendja aktuale lidhur me këtë reformë. Së dyti, identifikohen mangësitë dhe sfidat me të cilat mund të përballet zbatimi i saj. Së treti, jepen propozime konkrete..

Ngecja e procesit të normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë: Cila është rruga përpara?

Janar 2021

Diona Kusari 0 730 Article rating: No rating

Publikimi i fundit i PIPS adreson temën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Publikimi është mbledhur përmes një formati të veçantë, i cili përmbledh pikat kryesore të tre diskutimeve të ndara me ekspertë mbi temat e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Drejtësia Tranzicionale dhe Ballafaqimi me të kaluarën, si dhe Politika e Jashtme dhe Bashkëpunimi Rajonal.

Anketa vjetore Politika Ndërkombëtare dhe Dialogu Kosovë-Serbi

Dhjetor 2020

Diona Kusari 0 1413 Article rating: No rating

Anketa 'Politika Ndërkombëtare dhe Dialogu Kosovë-Serbi: Perceptimet e Qytetarëve të Kosovës' botohet në baza të përvitshme në kuadër të Programit për Analiza të Politikës së Jashtme (PAPJ), që është një nga programet kryesore të PIPS. Ky është edicioni i tretë i anketës, i publikuar në bashkëpunim me Konrad Adenauer Stiftung (KAS), zyrja në Prishtinë.

Qëllimi i këtij edicioni të anketës është ofrimi i të dhënave dhe rezultateve për perceptimet publike të qytetarëve kosovarë për: Politikën ndërkombëtare dhe akterët ndërkombëtarë, që ofron të dhëna për perceptimet në raport me politikën ndërkombëtare dhe aktorët rajonalë dhe globalë, duke përfshirë shtetet dhe organizatat ndërkombëtare & Procesin e dialogut Kosovë-Serbi, më saktësisht perceptimet e qytetarëve kosovarë për Marrëveshjen e Washington-it, asocacionin e komunave serbe si dhe arritjen e një marrëveshje finale për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Pasojat e Covid-19 në politikën ndërkombëtare

Shtator 2020

Diona Kusari 0 1572 Article rating: No rating

Megjithëse përparimet teknologjike dhe shkencore të dekadave të fundit kanë përmirësuar aftësinë e njeriut për t'iu përgjigjur sëmundjeve të tilla si Covid-19, pasojat e tyre nuk janë të vogla, kështu që koronavirusi ka qenë një faktor i rëndësishëm prapa ndryshimeve të fundit në fushën e diplomacisë dhe marrëdhëniet midis qeverive dhe organizatave ndërkombëtare. Pyetjet kryesore që vërtiten rreth një enigme të tillë kanë të bëjnë me implikimet gjeopolitike që janë prodhuar në rendin aktual botërorë dhe aktorët ndërkombëtarë. Ky punim i shkurtër përshkruan disa efekte që Covid-19 ka pasur në politikën ndërkombëtare deri më tani. Ky dokument rendit tre fusha në të cilat Covid-19 mund të prodhojë ndikim thelbësor: marrëdhëniet midis SHBA dhe Kinës, idetë e globalizimit dhe konfliktit të armatosur dhe dhunës politike. 

Anëtarësimi i Kosovës në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH)

Shtator 2020

Butrint Berisha 0 2129 Article rating: No rating

Anëtarësimi në OBSH është në Programin e Qeverisë 2020-2023 dhe është përmendur në mënyrë sporadike që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, megjithatë Kosova nuk ka aplikuar asnjëherë. Duke u bazuar në këtë, ky punim do të diskutojë mundësitë e anëtarësimit së Kosovës në OBSH. Punimi vijon me një diskutim të shkurtër për përpjeket shumëpalëshe të Kosovës deri tani, si një nga shtyllat kryesore të politikës së saj të jashtme. 

Partitë politike - Funksioni dhe organizimi në shoqëritë demokratike

Gusht 2020

Diona Kusari 0 1630 Article rating: No rating

Ky libër i paraqet partitë politike si institucione qendrore të demokracisë moderne. Karakteristikat dhe funksionet e partive, elementi bazik i organizimit të tyre, konteksti politik dhe social, si dhe problemet e demokracisë së partisë dhe sfidat e veçanta që partitë ballafaqohen me to janë temat kryesore. Në libër PIPS prezantohet me punimin "Partitë politike në Kosovë". Vecanërisht, kjo pjesë ofron një analizë përshkruese të historikut që ka formësuar partitë politike në Kosovë që nga viti 1945, përshkruan partitë aktuale parlamentare dhe tiparet e tyre kryesore, diskuton aspektet ideologjike të partive politike dhe ndikimet e tyre mbi sistemin politik, duke u fokusuar vecanërisht në bashkëpunimin partiak pas vitit 1999.

Reforma e racionalizimit të agjencive ekzekutive dhe rregullatorëve në Kosovë - Faza e dytë

Qershor 2020

Diona Kusari 0 2315 Article rating: No rating

Kjo analizë politikash e trajton reformën e racionalizimit të agjencive ekzekutive dhe rregullatorëve në Kosovë me qëllimin për të kontribuuar në zbatimin e fazës së dytë të kësaj reforme. Nga njëra anë, këtu vlerësohet gjendja aktuale lidhur me agjencitë e kësaj faze. Nga ana tjetër, analiza diskuton opsionet e mundshme për racionalizimin e tyre.

RSS
12345