5 tetor 2023
"Të drejtat për komunitetet rurale (MRRC)" është një program gjashtëmujor i implementuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike, i mbështetur nga CDF – Community Development Fund dhe GLPS – Grupi për Studime Juridike Politike, pjesë e projektit JustReact që financohet nga Bashkimi Evropian. Objektivi parësor i programit është fuqizimi dhe përkrahja e komuniteteve rurale dhe të largëta, veçanërisht në komunat e Dragashit, Kaçanikut, Hanit të Elezit, Shtërpcës dhe Deçanit, në kuadër të rajonit të Prizrenit, Pejës dhe Ferizajt. PIPS, së bashku me një ekip ekspertësh udhëton në këto komuna për të ofruar një sesion informues, duke ofruar mbështetje dhe konsultime mbi temat thelbësore të të drejtave të njeriut, duke përfshirë diskriminimin, dhunën gjinore dhe aksesin në drejtësi.
PIPS gjithashtu shpërndan materiale informuese, si broshura, postera në këto komuna për të mbajtur publikun të informuar për aktivitetet e mbajtura.
Mëposhtë, gjeni foto nga sesionet informuese të mbajtura gjatë muajit shtator dhe tetor si dhe linqet e postimeve të takimeve në rrjete sociale.