Seminari i V-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 22-të) - Komunikimi Politik, Dezinformimi dhe Pjesëmarrja

10 tetor
Seminari i V-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 22-të) - Komunikimi Politik, Dezinformimi dhe Pjesëmarrja

Gjatë këtij vikendi, nga data 4 deri më 6 Tetor, u mbajt seminari i V-të, që përkon me seminarin e fundit të gjeneratës së 22-të të Shkollës Politike të PIPS. Tema e këtij seminari ishte “Komunikimi Politik, Dezinformimi dhe Pjesëmarrja”, ku si element kishte më shumë punën në grupe dhe tema më praktike.

Gjatë ditës së shtunë, u zhvilluan diskutime interesante, ku u punua në strategjitë dhe mesazhet për fushatat politike, nën udhëheqjen e z. Neritan Sejamini. Seminari vazhdoi të dielën me një ligjëratë të z. Shkëlzen Osmani dhe z. Festim Rizanaj nga Hibrid.info, të cilët ndanë me pjesëmarrësit njohuri të thella mbi dezinformimin në epokën dixhitale, duke ofruar shembuj konkret dhe strategji se si mundemi ta luftojmë këtë dukuri. Në pjesën e pasdites, u shqyrtua populizmi si një formë e komunikimit politik nga z. Agon Maliqi, ku u diskutuan më konkretisht sfidat që paraqet kjo dukuri për demokracinë. Ky diskutim u pasua nga z. Valon Kurhasani, i cili theksoi rolin e partive politike si katalizatorë për angazhimin qytetar. 

Një falënderim të veçantë për të gjithë ligjëruesit dhe pjesëmarrësit e gjeneratës së 22-të të Shkollës Politike! Angazhimi, përkushtimi dhe diskutimet e tyre e pasuruan ndjeshëm Shkollën, duke kontribuar në cilësinë e ligjëratave dhe seminareve të mbajtura. 

Duke shikuar përpara drejt vizitës së pjesëmarrësve në Forumin Botëror për Demokraci/World Forum for Democracy në muajin në vijim!

Ky seminar u mbështet nga Këshilli i Evropës dhe Ambasada e Zvicrës në Kosovë.

Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2024
  • 10 tetor
  • Numri i shikimeve: 20241
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Rate this article:
No rating
Print
Aktivitetet më të shikuara
 
Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

11 korrik 2019

Me datën 7 Korrik Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikoi analizën e politikave “Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë”. Analiza e hartuar pas një periudhe disamujore hulumtimi ofron një përshkrim të përgjithshëm të situatës aktuale të reformës së administratës publike, gjegjësisht zbatimit të racionalizimit të agjencive të pavarura, ekzekutive dhe rregullatorëve.

e enjte, 11 korrik 2019/Author: SuperUser Account/Numri i shikimeve (50067)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

15 korrik 2020

Më 15 Korrik, Shkolla Politike mbajti një diskutim me Z. Shpend Ahmeti, Kryetarin e Komunës së Prishtinës me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare".

e mërkurë, 15 korrik 2020/Author: Anonym/Numri i shikimeve (44328)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Mbahet seminari i dytë i Shkollës Politike 2020

Mbahet seminari i dytë i Shkollës Politike 2020

30 korrik 2020

Prej 21-23 Korrik dhe 28-30 Korrik u mbajt seminari i dytë i Shkollës Politike online. Përgjatë gjashtë ditëve pjesëmarrësit morrën pjesë në ligjërata nga ekspertë të politikave publike për fushat e ideologjisë politike dhe ndërlidhjes me politikat publike.

e enjte, 30 korrik 2020/Author: Anonym/Numri i shikimeve (42618)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Punëtoria për raportimin mjedisor me gazetarët kosovarë

Punëtoria për raportimin mjedisor me gazetarët kosovarë

25 tetor 2020

Prej 13 deri më 20 tetor 2020 organizuam punëtorinë për raportim mjedisor me gazetarin gjerman Dirk Asendorpf dhe grupin e gazetarëve kosovarë të profilizuar në hulumtumin dhe shkrimin rreth çështjeve të mjedisit. Përgjatë katër sesioneve, në fasilitimin e ekspertit të huaj, gazetarët kosovarë patën mundësinë të dëgjonin për historinë e raportimit mjedisor, sfidat e tanishme, praktikat më të mira, këndet e raportimit, mënyrat e prezantimit të storieve si dhe përvojat nga Gjermania.

e diel, 25 tetor 2020/Author: Anonym/Numri i shikimeve (42284)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
RSS