Për shkollën politike

 
Shkolla Politike
Diona Kusari
/ Kategoria: Per SHP

Shkolla Politike

Shkolla Politike është një ndër programet e para të edukimit joformal politik në Kosovë dhe programi më i vjetër që është ende aktiv. Që nga viti 2003, Shkolla Politike implementohet nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike me përkrahjen dhe nën ombrellën e Këshillit të Evropës.

Shkolla Politike e Prishtinës është themeluar me qëllim të fuqizimit të liderëve politikë, ekonomik, social dhe kulturor, për të ndihmuar procesin e tranzicionit të shoqërisë kosovare duke mbeshtetur krijimin e një shoqërie moderne, kulture politike demokratike, përmes ofrimit të një hapësire për dialog dhe shkëmbim ndërmjet liderëve aktualë dhe të ardhshëm, të ardhur nga një sërë sferash. Në një vështrim më të gjerë, puna e Shkollës Politike lidhet me adresimin e deficitit demokratik, sundimit të ligjit dhe çështjes së të drejtave të njeriut. Pjesëmarrësit e Shkollës janë të përzgjedhur nga një gamë e gjerë grupesh, akterësh dhe organizatash si partitë politike, administrata publike, shoqëria civile, media, grupet minoritare, biznesi dhe akademia. Fokusi edukativ i Shkollës mund të përshkruhet me idenë e fuqizimit të parimeve dhe praktikave demokratike. Modulet e Shkollës përfshijnë tema si: funksionimi i rendit demokratik me pjesëmarrjen, përfaqësimin dhe gjithëpërfshirjen, qeverisja e mirë, të drejtat e njeriut, politikat e sigurisë, politika e jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, politikat zhvillimore si energjia dhe agjenda e gjelbër, si dhe partitë politike dhe roli i medias.

Çdo vit akademik, shkolla pranon një grup deri në 30 pjesëmarrës të cilët përzgjedhën në bazë të aftësive të tyre profesionale, duke marrë në konsideratë edhe faktorë të tjerë relevantë politik, social, etnik, gjinor, dhe gjeografik. Një numër i konsiderueshëm ish-pjesëmarrësish të Shkollës Politike mbajnë pozita kyçe në jetën politike dhe sociale në Kosovë. Për më tepër, ligjëruesit e Shkollës janë ekspertë të fushave të ndryshme, të përfshirë në proceset politike dhe jetën publike, akademike, përfaqësues institucionesh dhe organizatash, diplomatë dhe gazetarë, vendor dhe ndërkombëtar.



Programi i Shkollës Politike mbështetet nga Këshilli i Evropës.

Previous Article Hapet thirrja për aplikim në programin e Shkollës Politike (Gjenerata 21)
Print
17636 Rate this article:
No rating
Aktivitetet nga Shkolla Politike
 
SHKOLLA POLITIKE E PRISHTINËS KA HAPUR KONKURSIN PËR PRANIMIN E KANDIDATËVE PËR GJENERATËN E NJËZET E DYTË (22).

SHKOLLA POLITIKE E PRISHTINËS KA HAPUR KONKURSIN PËR PRANIMIN E KANDIDATËVE PËR GJENERATËN E NJËZET E DYTË (22).

7 janar 2024

Bëhuni pjesë e një udhëtim transformues me një nga programet e para të edukimit politik joformal në Kosovë! Shkolla Politike, e themeluar për të fuqizuar liderët në sferat politike, ekonomike, sociale dhe kulturore, ka hapur thirrjen për aplikim në gjeneratën e saj të 22-të. E ndërtuar mbi shtyllat e demokracisë, programi ynë shtrihet nga marsi deri në nëntor, duke përfshirë seminare, diskutime dhe ligjerata që kultivojnë të menduarit kritik dhe vlerat demokratike. Thellohuni në tema si Shteti dhe Shoqëria, Politika Publike, Ekonomia dhe Politika, Politika e Jashtme, Siguria Kombëtare, Partitë Politike dhe më shumë, duke u avancuar si liderët e ardhshëm të Kosovës.

e diel, 7 janar 2024/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (1934)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Ceremonia e diplomimit të Gjeneratës së 21-të të Shkollës Politike

Ceremonia e diplomimit të Gjeneratës së 21-të të Shkollës Politike

6 dhjetor 2023

21 VJET ME SHKOLLËN POLITIKE!

Teksa presim një vit premtues përpara, Shkolla Politike shënon konkludimin e programit të sivjetshëm dhe diplomimin e gjeneratës së 21-të të Shkollës Politike, duke e përmbyllur këtë rrugëtim me sukses.

Ceremonia e graduimit për gjeneratën e 21-të simbolizon fundin e një viti tjetër akademik i cili shërbeu edhe si një moment ritakimi me grupin tonë të alumnive.

Gjeneratës së fundit i urojmë sukses dhe shpresojmë që ky të jetë fillimi i bashkëpunimit tonë me një rrjet alumni që sa shkon e zgjerohet.


Falenderim i veçantë për Këshillin e Evropës, që për më shumë se dy dekada mundëson organizimin e Shkollës Politike, si dhe Konrad-Adenauer-Stiftung Kosovo për mbështetjen e tyre gjatë viteve.
e mërkurë, 6 dhjetor 2023/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (2013)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Pjesëmarrja e gjeneratës së 21-të të Shkollës Politike në Forumin Botëror të Demokracisë, Strasbourg

Pjesëmarrja e gjeneratës së 21-të të Shkollës Politike në Forumin Botëror të Demokracisë, Strasbourg

14 nëntor 2023

Instituti i Prishtinës për Studime Politike, si traditë e shumevjetshme, mori pjesë në Forumin Botëror të Demokracisë me Gjeneratën e 21-të të Shkollës Politike të Kosovës, në qytetin e Strasburgut.

Nëpërmjet diskutimeve dhe sesioneve me tematika interesante të forumit, ne u futëm thellë në botën e demokracisë dhe morëm mësime të shumë të çmueshme gjatë këtyre kohërave sfiduese të demokracisë në botë.

e martë, 14 nëntor 2023/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (2411)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
RSS
Aplikimi për Shkollën Politike është hapur.
18 Vite Shkolla Politike
Rreth 600 pjesëmarrës
Mbi 250 ligjërues
Mbi 60 seminare të organizuara
Mbi 500 ligjërata të mbajtura
Mbi 200 pjesëmarrës në Forumin Botëror për Demokraci
 

Rrjeti dhe asociacioni i shkollave politike

 
rrjeti dhe asociacioni
SuperUser Account

rrjeti dhe asociacioni

Shkolla Politike e Prishtinës është pjesë e forumeve shumëpalëshe Rrjeti i Shkollave Politike dhe Asociacioni i Shkollave Politike të Këshillit të Evropës.

Rrjeti i Shkollave Politike u krijua nga Këshilli i Evropës në 2005 për të siguruar një kornizë për shkëmbimin e informacionit, ekspertizës dhe praktikave mes Shkollave. Rrjeti gjithashtu ofron një mjedis në të cilin zhvillohen aktivitete rajonale dhe bilaterale mes Shkollave Politike. Sot Shkollat Politike funksionojnë në Evropën Qendrore, Lindore dhe Jug-Lindore, Kaukazin e Jugut. Një shtrirje kaq e gjerë domosdoshmërisht ka rritur nevojën për bashkëpunim, prandaj Rrjeti i Shkollave Politike ofron një mundësi të këtillë. Për të mësuar më shumë rreth Rrjetit të Shkollave shkarko dokumentin këtu.

Asociacioni i Shkollave Politike të Këshillit të Evropës u themelua në vitin 2008 nga Drejtorët e Shkollave Politike, me qëllim forcimin e lidhjeve, stimulimin e zhvillimit dhe mbështetjen e tyre. Të pajisur me një kornizë ligjore, Shkollat ​​tani kanë një mjet i cili lejon Rrjetin të komunikojë me një zë të vetin.

Asociacioni veçanërisht luan një rol të rëndësishëm në mbështetjen e Alumnistëve të shkollave. Uebfaqja e Shoqatës është bërë një qendër kryesore e komunikimit dhe informacionit për anëtarët e saj, si dhe siguron një platformë për dialog dhe shkëmbim midis të diplomuarve të shkollës dhe pjesëmarrësve aktualë. Më shumë informacione mund të gjenden tek: https://www.schoolsofpoliticalstudies.eu/index.php/en/.

Print
48633 Rate this article:
No rating

Forumi Botëror për Demokraci

 
Forumi boteror per demokraci
SuperUser Account

Forumi boteror per demokraci

Forumi Botëror për Demokraci (ish Universiteti Veror për Demokraci) është një prej aktiviteteve më të rëndësishme të Shkollave Politike. Ky aktivitet për çdo vit përbashkon në Strasburg Shkollat Politike të të gjitha shteteve, por jo vetëm, pasi programi është i hapur edhe për pjesëmarrës të tjerë.

Temat e Forumit Botëror për Demokraci ndryshojnë nga viti në vit. Deri tash pjesëmarrësit kanë pasur rastin të ndjekin edicione ku është diskutuar për demokracinë, pushtetin, kohezionin social, përfshirjen sociale, elitat politike, Evropën e re, pranverën arabe, përfaqësimin gjinor median dhe informacionin etj.

Shkolla Politike e Prishtinës ka qenë e përfaqësuar në këtë aktivitet me mbi 250 pjesëmarrës përgjatë viteve. Forumi Botëror për Demokraci gjithashtu shërben si një platofrmë për shkëmbimin e përvojave dhe nxjerrje të mësimeve më të mira, të aplikuara në kontekste të ndryshme. Më shumë informacion për këtë ngjarje mund të gjendet tek linku i mëposhtëm:https://www.coe.int/en/web/world-forum-democracy

Print
48741 Rate this article:
No rating

Alumni