13 prill 2022
Përmbyllet me sukses seminari i I-rë i Gjeneratës së 20-të të Shkollës Politike!
Gjatë datave 1,2 dhe 3 prill, PIPS mbajti seminarin e I-rë me gjeneratën e 20-të të Shkollës Politike me temën “Shteti dhe Shoqëria”, e cila u karakterizua me ligjërata, diskutime të frytshme si dhe debate dhe punë në grupe. Shkolla Politike ishte me fat të kishte pjesë së saj ligjërues me tema të ndryshme si: Dr. Fisnik Korenica (Shteti si kornizë themelore e jetës politike: Shtetndërtimi dhe sovraniteti), Dr. Lumir Abdixhiku (Zhvillimi Politik), Dr. Gëzim Krasniqi (Marrëdhëniet ndërmjet Shtetit dhe Shoqërisë), Dr. Ramadan Ilazi (Zbërthimi i konceptit të shtetit në kontekstin e studimeve të paqes dhe konfliktit), Prof. Iain McMenamin (Përcaktimi, matja dhe luftimi i korrupsionit), Dr. Seb Bytyçi (Institucionet në vendet në transformim), Dr. Bernard Nikaj (Procesi i Integrimit Evropian) dhe Dr. Gëzim Visoka (Paqendërtimi dhe drejtësia tranzicionale).
Gjenerata e 20-të solli një frymë dhe dinamikë të re në Shkollën Politike.