Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 22-të të Shkollës Politike

18 dhjetor
Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 22-të të Shkollës Politike

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) mbrëmë, në praninë e partnerëve, alumnistëve dhe mes miqësh, shënoi diplomimin e gjeneratës së 22-të, duke përmbyllur edhe një cikël të suksesshëm të programit të Shkollës Politike. Ky program ka qenë dhe vazhdon të jetë më shumë se një mundësi edukimi, është një nxitës për lidership dhe një themel për një shoqëri më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse. 

Shkolla Politike vazhdon të angazhohet për gjithëpërfshirje dhe diversitet, që janë thelbësore për një shoqëri demokratike dhe progresive. 

Si çdo herë, në përmbyllje të programit të Shkollës Politike, reflektuam mbi sfidat që na përcollën gjatë vitit dhe pritjet për vitin vijues. 

Kishim kënaqësinë që për një fjalë rasti, ta kishim z. Tankut Soykan (zëvendës shef i zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë) së bashku me z. Granit Tërnava (Menaxher i Programeve në Konrad Adenauer Stiftung Kosovo) si dhe së bashku me z. Ramadan Ilazi, z. Ilir Deda dhe z. Miodrag Milićević diskutuam mbi mësimet që mund të nxirren nga përvojat e vitit 2024 dhe mënyrat se si mund të adresohet kriza politike dhe mungesa e kohezionit social në Kosovë. U theksua gjithashtu rëndësia e rikthimit të besimit publik dhe përpjekjet për të çuar përpara integrimin evropian të Kosovës. 

Realizimi i të gjitha moduleve të Gjeneratës së 22-të u bë i mundur falë mbështetjes së partnerëve tanë të vazhdueshëm: Këshillit të Evropës, Konrad Adenauer Stiftung, si dhe UNDP, të cilët këtë vit mundësuan përfshirjen e një moduli të rëndësishëm mbi drejtësinë tranzicionale, duke theksuar rëndësinë e të vërtetës, pajtimit dhe paqes së qëndrueshme.

Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2024
  • 18 dhjetor
  • Numri i shikimeve: 97
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Rate this article:
No rating
Print
Aktivitetet më të shikuara
 
Takimi i parë me gazetarë në kuadër të programit “Gazetarët në fushën e energjisë dhe ambientit”

Takimi i parë me gazetarë në kuadër të programit “Gazetarët në fushën e energjisë dhe ambientit”

27 dhjetor 2019

Më 27 dhjetor u mbajt takimi i parë me gazetarë në kuadër të programit “Gazetarët në fushën e energjisë dhe ambientit”. Gjatë këtij takimi u prezantua programi i detajuar për pjesëmarrësit si dhe gjendja aktuale në Kosovë sa i përket politikave për energji dhe ambient

e premte, 27 dhjetor 2019/Author: SuperUser Account/Numri i shikimeve (30000)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

11 korrik 2019

Me datën 7 Korrik Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikoi analizën e politikave “Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë”. Analiza e hartuar pas një periudhe disamujore hulumtimi ofron një përshkrim të përgjithshëm të situatës aktuale të reformës së administratës publike, gjegjësisht zbatimit të racionalizimit të agjencive të pavarura, ekzekutive dhe rregullatorëve.

e enjte, 11 korrik 2019/Author: SuperUser Account/Numri i shikimeve (29587)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
THIRRJE PËR APLIKIM NË SHKOLLËN POLITIKE⁣⁣ 2021

THIRRJE PËR APLIKIM NË SHKOLLËN POLITIKE⁣⁣ 2021

1 dhjetor 2020

Shkolla Politike e Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e kandidatëve për gjeneratën e nëntëmbëdhjetë (19).
Shkolla Politike është një ndër programet e para të edukimit joformal politik në Kosovë dhe programi më i vjetër që është ende aktiv. Që nga viti 2003 Shkolla Politike implementohet nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike me përkrahjen dhe nën ombrellën e Këshillit të Evropës. Qëllimi i programit është promovimi i një kulture të re politike për liderët e rinjë në përputhje me tre parimet kyçe të Këshillit të Evropës: demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut.

Gjatë një viti kalendarik 30 pjesëmarrës nga partitë politike, media, shoqëria civile, administrata publike kanë mundësinë të ndjekin modulet me ligjërata, me folës eminentë vendorë dhe ndërkombëtarë. Programi aktualisht zbatohet në 22 vende të ndryshme të botës dhe të diplomuarit çertifikohen nga Këshilli i Evropës dhe Sekretari/ja e Përgjithshme e kësaj organizate.
e martë, 1 dhjetor 2020/Author: Anonym/Numri i shikimeve (28722)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Ligjërata me Dr. Gëzim Visoka dhe Shkollën Politike me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme:Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes"

Ligjërata me Dr. Gëzim Visoka dhe Shkollën Politike me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme:Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes"

5 maj 2020

Shkolla Politike ka mbajtur ligjëratën me Dr. Gëzim Visoka me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme: Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes".

e martë, 5 maj 2020/Author: Anonym/Numri i shikimeve (27931)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
RSS