Number of search result: 38

Seminari i katërt i Shkollës Politike 2021 dhe ceremonia e diplomimit për gjeneratën e nëntëmbëdhjetë

Seminari i katërt i Shkollës Politike 2021 dhe ceremonia e diplomimit për gjeneratën e nëntëmbëdhjetë

6 dhjetor 2021

Gjatë datave 3-4 Dhjetor u mbajt seminari i katërt dhe i fundit i Shkollës Politike për vitin 2021. Seminari u fokusua në funksionimin e partive politike dhe komunikimin politik.

Në përfundim të seminarit, u mbajt ceremonia përmbyllëse dhe ndarja e certifikatave për gjeneratën e nëntëmbëdhjetë të Shkollës Politike.
e hënë, 6 dhjetor 2021/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (21)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Seminari për Edukim Politik për të rinjtë rom, ashkali dhe egjiptian

Seminari për Edukim Politik për të rinjtë rom, ashkali dhe egjiptian

23 nëntor 2021

​Së bashku me 20 pjesëmarrës/e, të rinjë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, 5 ligjërues/e të shkencave politike e juridike​, kemi përmbyllur Seminarin për Edukim Politik tejet të suksesshëm.

Seminari u pilotua si një format i ri për të rinjtë e komuniteteve jo-shumicë inspiruar nga programi i Shkollës Politike, dhe patëm kënaqësinë të dëshmojmë energjinë e këtyre të rinjëve për të avokuar për avancimin e pozitës së komunitetit të tyre dhe kapacitetin e një formati të tillë të shërbejë si një hapësirë bashkëpunimi për definimin e ideve e kërkesave të përbashkëta.
e martë, 23 nëntor 2021/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (290)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Shkolla Politike në Forumin Botëror për Demokraci 2021

Shkolla Politike në Forumin Botëror për Demokraci 2021

12 nëntor 2021

Edhe këtë vit Shkolla Politike e Prishtinës ka kënaqësinë të jetë pjesë e World Forum for Democracy / Forum mondial de la Démocratie.

Nga Shkolla jonë po marrin pjesë Blin Berdoniqi, Shpetim Shujaku, Mrika Nikqi dhe Valmira Morina.

Forumi po organizohet të dhjetën herë me rradhë në premisat e Këshillit të Evropës në Strasburg gjatë 8 - 10 Nëntor 2021.

Me temën "A mundet demokracia ta shpëtojë mjedisin?" forumi përmban seanca plenare dhe diskutime që trajtonë tema si: ndërmarrësinë e gjelbër, kuvendet e qytetarëve për klimën, drejtësinë mjedisore, qytetet e qëndrueshme, të drejtat e njeriut për mjedisin, komunitetet në ruajtjen e mjedisit, partneritetet publike-private për mjedisin dhe edukimin mjedisor.

Shkolla Politike e Prishtinës poashtu pati mundësinë të vizitojë Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Shkolla Politike vizituan edhe Konsulatën e Kosovës në Strasburg dhe u pritën nga ambasadorja, znj. Mimoza Ahmetaj.
e premte, 12 nëntor 2021/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (461)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Takimi i parë i programit për edukim politik për të rinjtë rom, ashkali dhe egjiptian

Takimi i parë i programit për edukim politik për të rinjtë rom, ashkali dhe egjiptian

21 tetor 2021

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) ka startuar me programin e edukimit politik për të rinjtë e Komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë me mbështetjen e Zyrës së Këshillit të Evropës në kuadër to Programit ROMACTED II.

Më 21 tetor u mbajt takimi i parë informues me 25 pjesëmarrësit e ciklit të parë të programit.
e enjte, 21 tetor 2021/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (310)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Seminari i Tretë i Shkollës Politike 2021

Seminari i Tretë i Shkollës Politike 2021

8 korrik 2021

Kemi përmbyllur seminarin e tretë të Shkollës Politike me gjeneratën e 19-të gjatë datave 2-4 Korrik.

Kësaj rradhe theks të veçantë në seminar patën temat e parandalimit dhe luftimit të ekstremizmit të dhunshëm, përmes ligjëratave gjatë të cilave pjesëmarrësit e Shkollës Politike u informuan rreth ekstremizmit të dhunshëm në kontekst global e rajonal, dallimin mes koncepteve të terrorizmit, ekstremizmit, radikalizmit, si dhe statistikat dhe inciativat e ndërmarra për riatdhesimin dhe rehabilitimin e luftëtarëve të kthyer në Kosovë.

Në një kontekst më të gjerë, seminari trajtoi politikën e jashtme kosovare, politikën botërore, teoritë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, duke i ofruar pjesëmarrësve disa ngjyrime të të kuptuarit të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë Kombëtare - nga prizmi politik, ligjor dhe social.

Tutje, pjesëmarrësit patën mundësinë të dëgjojnë dhe diskutojnë me zëvëndësministrin aktual të MPJD për rrjedhën e deritanishme të qasjes së Kosovës me akterët rajonal dhe global si dhe planin e kësaj qeverie.

Ky seminar është mbajtur me mbështetjen e Advocacy Training and Resource Center - ATRC përmes Resilient Community Program dhe Këshillit të Evropës - Council of Europe.
e enjte, 8 korrik 2021/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (1559)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Seminari i Dytë i Shkollës Politike

Seminari i Dytë i Shkollës Politike

25 maj 2021

Prej 21-23 Maj PIPS ka mbajtur Seminarin e Dytë të Shkollës Politike për gjeneratën e 19-të.

Ky seminar ishte një gërshëtim i diskutimeve me ekspertë për ndikimin e ideologjisë politike në politika publike dhe shkëmbimit mes pjesëmarrësve.

Pjesëmarrësit u njohën më afër me pikëpamjet e të majtës dhe së djathtës për ekonomi dhe politika sociale; diskutuan nga një qasje pluraliste për ndërhyrjen e shtetit dhe tregun e lirë dhe punuan së bashku për të mbrojtur qëndrimet e tyre për propozime politikash të përzgjedhura.
e martë, 25 maj 2021/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (1984)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
RSS
1234567