Më 28 Maj 2018, u organizua Tryeza e Diskutimit me temën "Agjenda për Reforma Evropiane (ERA): Sfidat dhe Pritshmëritë". Gjatë kësaj ngjarje znj. Albana MERJA nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike prezantoi të gjeturat prej raportit mbi implementimin e Agjendës për Reforma Evropiane, të titulluar "ERA e ngecjes" dhe u mbajt një panel diskutimi.
Instituti i Prishtinës për Studime Politike me datën 23 Maj 2018 organizoi tryezën tematike "Anëtarësimi i Kosovës në Organizata Ndërkombëtare: Këshilli i Evropës dhe INTERPOL". Në këtë tryezë morrën pjesë: Robert MUHARREMI (Ekspert i Marrëdhënieve Ndërkombëtre), Veton ELSHANI (Kryesues i Grupit Punues për Anëtarësim në INTERPOL), Glauk KONJUFCA (Deputet/ Ish-anëtar i Delegacionit të Kosovës në KE), Gjylieta MUSHKOLAJ (Profesoreshë në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës).
Instituti i Prishtinës për Studime Politike me datën 23 Prill organizoi tryezën tematike "Politika e Jashtme e Kosovës: Prioritetet dhe Sfidat". Në këtë tryezë morrën pjesë: Behgjet PACOLLI (Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës), Vjosa OSMANI (Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike), Ardian ARIFAJ (Presidenca e Kosovës), Lulzim PECI (Instituti KIPRED), Ruairi O’CONNELL (Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë).
Seminari i dytë i Shkollës Politike për Gjeneratën e 16-të me temën “Shteti si kuadër fundamental për të vetëqeverisur: Politika e Politikave Publike” u mbajt më 20-22 Prill. Ky Seminar shqyrtoi kontekstin e tanishëm të lidhjes mes politikës dhe politikave publike, vecanërisht në raport me zhvillimin dhe shtet-ndërtimin e Kosovës.
Me datën 30 Mars u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Leonora Kryeziu, Drejtoreshë Ekzekutive e Institutit të Prishtinës për Studime Politike (PIPS) dhe Vjosa Osmani-Sadriu, kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike.