Seminari i dytë i Shkollës Politike "Shteti si kuadër fundamental për të vetë-qeverisur: Politika e politikave publike"

22 prill
Seminari i dytë i Shkollës Politike "Shteti si kuadër fundamental për të vetë-qeverisur: Politika e politikave publike"

Seminari i dytë i Shkollës Politike për Gjeneratën e 16-të me temën “Shteti si kuadër fundamental për të vetëqeverisur: Politika e Politikave Publike” u mbajt më 20-22 Prill. Ky Seminar shqyrtoi kontekstin e tanishëm të lidhjes mes politikës dhe politikave publike, vecanërisht në raport me zhvillimin dhe shtet-ndërtimin e Kosovës.  Në ditën e parë të seminarit ligjëroi Dastid Pallaska (Avokat) mbi rolin e sundimit të ligjit në shtet-ndërtim dhe reformat institucionale në kontekst të zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian. Në ditën e dytë ligjëruan Visar Ymeri (Grupi i Deputetëve të Pavarur), mbi rëndësinë dhe rolin e shtetit në zhvillimin ekonomik dhe përgjigjet e së majtës sa i përket reformave të duhura ekonomike për Kosovën; Alban Zogaj (Ekonomist kryesor në MCC), mbi politikat e djathta për Kosovën dhe të ardhmen e ekonomisë kosovare në tregun global; dhe Neritan Sejamini (Ligjërues në Universiteti i Tiranës), sa i përket rolit të ideologjisë në formimin e politikave publike. Në ditën e fundit të seminarit ligjëruan Artan Mustafa (Ligjërues dhe Ekspert i Politikave Sociale), mbi politikën sociale të Kosovës nga këndvështrimi i transformimeve post-socialiste; dhe Agon Maliqi (Ekspert i Politikave Zhvillimore), mbi rolin e sistemit të arsimit në mirëqënien e qytetarëve dhe ndërlidhjen e tij me zhvillimin ekonomik të shoqërisë.

Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2018
  • 22 prill
  • Numri i shikimeve: 28257
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Rate this article:
No rating
Print
Aktivitetet më të shikuara
 
Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

11 korrik 2019

Me datën 7 Korrik Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikoi analizën e politikave “Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë”. Analiza e hartuar pas një periudhe disamujore hulumtimi ofron një përshkrim të përgjithshëm të situatës aktuale të reformës së administratës publike, gjegjësisht zbatimit të racionalizimit të agjencive të pavarura, ekzekutive dhe rregullatorëve.

e enjte, 11 korrik 2019/Author: SuperUser Account/Numri i shikimeve (35067)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Takimi i parë me gazetarë në kuadër të programit “Gazetarët në fushën e energjisë dhe ambientit”

Takimi i parë me gazetarë në kuadër të programit “Gazetarët në fushën e energjisë dhe ambientit”

27 dhjetor 2019

Më 27 dhjetor u mbajt takimi i parë me gazetarë në kuadër të programit “Gazetarët në fushën e energjisë dhe ambientit”. Gjatë këtij takimi u prezantua programi i detajuar për pjesëmarrësit si dhe gjendja aktuale në Kosovë sa i përket politikave për energji dhe ambient

e premte, 27 dhjetor 2019/Author: SuperUser Account/Numri i shikimeve (32944)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

15 korrik 2020

Më 15 Korrik, Shkolla Politike mbajti një diskutim me Z. Shpend Ahmeti, Kryetarin e Komunës së Prishtinës me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare".

e mërkurë, 15 korrik 2020/Author: Anonym/Numri i shikimeve (32135)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Ligjërata me Dr. Gëzim Visoka dhe Shkollën Politike me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme:Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes"

Ligjërata me Dr. Gëzim Visoka dhe Shkollën Politike me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme:Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes"

5 maj 2020

Shkolla Politike ka mbajtur ligjëratën me Dr. Gëzim Visoka me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme: Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes".

e martë, 5 maj 2020/Author: Anonym/Numri i shikimeve (31931)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
RSS