Me datën 1 Gusht, Instituti i Prishtinës për Studime Politike lansoi publikimin "Rishikim kritik i organizimit dhe zbatimit të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës". Ky raport, bazuar në të dhëna të mbledhura brenda një periudhe të konsiderueshme kohore, diskuton për funksionimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme në veçanti dhe politikës së jashtme në përgjithësi, duke prekur aspektet legjislative por edhe praktike.
Me 3 Korrik, Instituti i Prishtinës për Studime Politike organizoi diskutimin “Cila duhet të jetë qasja e Kosovës ndaj pesëshes mosnjohëse”. Pjesë e panelit ishin: Enver Hoxhaj (Zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës); Ilir DEDA (Deputet dhe Anëtar i Komisionit për Integrime Evropiane) dhe Gëzim VISOKA (Ligjërues dhe hulumtues në Universitetin e Dublin).
Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka mbajtur më 27 Qershor 2018, tryezën e diskutimit me temën "Politikat për Eficiencë të Energjisë në Kosovë: Roli i parlamentit dhe gatishmëria institucionale për aplikimin e obligimeve të EE". Në këtë tryezë të diskutimit të pranishëm ishin deputetë, përfaqësues institucionesh, përfaqësues nga akademia, ambasada dhe përfaqësues të shoqërisë civile etj.
Në datat 22-24 Qershor, Shkolla Politike e Prishtinës organizoi seminarin e tretë, me temën "Politika e Jashtme dhe Siguria Kombëtare". Në këtë seminar kontribuan: Robert Muharremi (Ligjërues i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në RIT), Blerim Reka (Ligjërues i Integrimeve Evropiane në Universitetin Juglindor të Tetovës), Ardian Hackaj (Instituti për Zhvillim dhe Bashkëpunim- Tiranë), Burim Ramadani (Zëvëndësministër i MFSK) dhe Florian Qehaja (Drejtor i QKSS).
Instituti i Prishtinës për Studime Politike, si partner implementues me Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH; në kuadër të projektit "Bashkëpunimi rajonal dhe ngritja e kapaciteteve të parlamentarëve në Evropën Juglindore mbi temën e eficiencës së energjisë dhe mbrojtjes klimatike" kanë mbajtur vizitën studimore në Berlin të Gjermanisë (6-9 Qershor) me qëllim të njoftimit të deputetëve prej gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me praktikat më të mira të Parlamentit Gjerman për avokimin rreth implementimit dhe përmirësimit të eficiencës së energjisë, mborjtjes klimatike dhe politikave të mobilitetit urban.