Me datën 30 Tetor Shkolla Politike mirëpriti Znj. Flutura Kusari dhe Z. Bardh Rugova për të diskutuar për aspektet ligjore e sociologjike të lirisë së shprehjes dhe të fenomenit të "lajmeve të rreme" para pjesëmarrjes në Forumin Botëror për Demokraci.
Së bashku me pjesëmarrësit dhe pjesëmarrëset e Shkollës Politike mbajtëm ligjeratën me temën "Tranzicioni energjetik si kusht për zhvillim të qëndrueshëm" më 1 Tetor, në kuadër të angazhimit të PIPS për vetëdijësimin rreth çështjeve të energjisë dhe mjedisit.
Me datën 7 Korrik Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikoi analizën e politikave “Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë”. Analiza e hartuar pas një periudhe disamujore hulumtimi ofron një përshkrim të përgjithshëm të situatës aktuale të reformës së administratës publike, gjegjësisht zbatimit të racionalizimit të agjencive të pavarura, ekzekutive dhe rregullatorëve.
Shkolla Politike ka filluar Serinë e Debateve - PIPSTalks. Me datën 25 Qershor mysafir i Shkollës Politike ishte Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Me datat 31 Maj dhe 1-2 Qershor Shkolla Politike mbajti Seminarin Politika e Jashtme dhe Siguria Kombëtare.