Instituti i Prishtinës për Studime Politike me datën 23 Prill organizoi tryezën tematike "Politika e Jashtme e Kosovës: Prioritetet dhe Sfidat". Në këtë tryezë morrën pjesë: Behgjet PACOLLI (Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës), Vjosa OSMANI (Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike), Ardian ARIFAJ (Presidenca e Kosovës), Lulzim PECI (Instituti KIPRED), Ruairi O’CONNELL (Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë).
Seminari i dytë i Shkollës Politike për Gjeneratën e 16-të me temën “Shteti si kuadër fundamental për të vetëqeverisur: Politika e Politikave Publike” u mbajt më 20-22 Prill. Ky Seminar shqyrtoi kontekstin e tanishëm të lidhjes mes politikës dhe politikave publike, vecanërisht në raport me zhvillimin dhe shtet-ndërtimin e Kosovës.
Me datën 30 Mars u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Leonora Kryeziu, Drejtoreshë Ekzekutive e Institutit të Prishtinës për Studime Politike (PIPS) dhe Vjosa Osmani-Sadriu, kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike.
Më 14 mars 2018, e mërkure, Drejtoresha Ekzekutive e Institutit të Prishtinës për Studime Politike, znj. Leonora Kryeziu prezantoi në takimin e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri të Kuvendit të Kosovës projektin e GIZ ORF-EE "Bashkëpunimi rajonal dhe zhvillimi i kapaciteteve të deputetëve të Evropës Juglindore për eficiencën e energjisë dhe mbrojtjen klimatike.
Në datat 2-4 Mars Shkolla Politike mbajti Seminarin e parë për Gjeneratën e 16-të me temën “Shteti dhe Shoqëria: Identiteti Politik, Qeverisja dhe Rendi Politik”. Ky Seminar u përqëndrua në procesin e shtetndërtimit të Kosovës pas avancimit formal politik nga administrimi i OKB në krijimin e shtetit, gjithashtu duke prekur rolin e akterëve dhe kontekstit ndërkombëtar në këtë proces.