Prej 3 deri më 5 Dhjetor, delegacioni i deputetëve të Republikës së Kosovës, i përbërë nga Znj. Sala Berisha Shala, Z. Liburn Aliu dhe Znj. Mimoza Kusari u mirëpritën në Mal të Zi, ku mbajtën takime me deputetët nga Parlamenti i Malit të Zi, kryesuar nga Z. Genc Nimanbegu dhe Z. Predrag Sekulić; poashtu dhe me Drejtorin e Drejtorisë për Efiçiencë të Energjisë në Qeverinë e Malit të Zi, Z. Marko Radulović.
PIPS ka marrë pjesë në Forumin e Dytë Parlamentar të Evropës Juglindore për Eficiencë të Energjisë dhe Klimë të mbajtur më 27 Nëntor në Shkup, organizuar nga Fondi i Hapur Rajonal për Eficiencë të Energjisë i GIZ. Pjesëmarrës gjatë forumit ishin deputetë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga 6 vende të Evropës Juglindore.
Me përfundimin e Seminarit Forumi Botëror për Demokraci, në ambientet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës u bë çertifikimi i aplikantëve të Shkollës Politike të Prishtinës, për përfundimin e suksesshëm të këtij programi.
Me datën 26 Tetor 2018 Instituti i Prishtinës për Studime Politike mbajti tryezën ku u publikua “Vjetari i Politikës së Jashtme Kosovare”. Raporti vjetar mbi vlerësimin e politikës së jashtme është një praktikë e njohur në vendet e tjera, por në Kosovë është hartuar sivjet për herë të parë, nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike.
Instituti i Prishtinës për Studime Politike mbajti tryezën ku u publikua raporti “Ligji i Jashtëm i Republikës së Kosovës dhe zbatimi i tij”. Në panel nga institucionet morrën pjesë: Valdet SADIKU (Ministria e Punëve të Jashtme) dhe Fitore Pacolli (Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike). Butrint Berisha nga PIPS prezantoi të gjeturat kryesore të punimit.