Diskutim mbi Reformën e Sistemit të Inspektimeve në Kosovë e martë, 11 maj 20210

Diskutim mbi Reformën e Sistemit të Inspektimeve në Kosovë

Më 11 Maj PIPS mbajti diskutimin për reformën e sistemit të inspektimeve në vend, ku morrën pjesë përfaqësues nga inspektoratet, ministritë përgjegjëse dhe shoqëria civile.

Gjatë kësaj ngjarje u prezantua analiza e PIPS si dhe u mbajt një diskutim mes pjesëmarrësve dhe panelistëve rreth aspekteve ligjore të reformës, kontekstit të tanishëm dhe pengesat e inspektorateve në lidhje me zbatimin e reformës.
Seminari i parë i Shkollës Politike 2021 e diel, 21 mars 20210

Seminari i parë i Shkollës Politike 2021

Gjenerata e 19-të mbajti seminarin e parë me datën 19-21 Mars.

Ligjërues në këtë seminar ishin: Gëzim Visoka, Vjosa Musliu, Fisnik Korenica, Adri Nurellari, Ermal Hasmija, Ramadan Ilazi dhe Gëzim Krasniqi.
Ngjarja përmbyllëse e gjeneratës së tetëmbëdhjetë të Shkollës Politike e mërkurë, 24 shkurt 20210

Ngjarja përmbyllëse e gjeneratës së tetëmbëdhjetë të Shkollës Politike

Më 23 Shkurt u mbajt ngjarja përmbyllëse e gjeneratës së tetëmbëdhjetë të Shkollës Politike. Me këtë rast, tridhjetë pjesëmarrës janë çertifikuar dhe kanë përmbyllur ciklin e Shkollës Politike të Këshillit të Evropës.
THIRRJE PËR APLIKIME PËR PUNË PRAKTIKE NË PIPS e martë, 9 shkurt 20210

THIRRJE PËR APLIKIME PËR PUNË PRAKTIKE NË PIPS

PIPS ka hapur thirrjen për aplikime për praktikantë/e me pagesë. Puna praktike është part-time (20 orë në javë) për 2 muaj (me pajtimin e dy palëve mund të zgjatet).

Praktikantët do të angazhohen në:
​- Organizimin dhe pjesëmarrjen në aktivitete që zhvillohen në kuadër të programeve të PIPS
- Asistencë në hulumtim dhe shpërndarjen e informacionit dhe publikimeve të prodhuara nga organizata
- Mbarëvajtjen e punëve administrative të zyrës

Afati i fundit për aplikim është 21 Shkurt 2021.
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV-në dhe një letër motivimi në e-mailin: shkolla.politike@gmail.com
 

Seria e diskutimeve me ekspertë dhe akademike për Dialogun Kosovë-Serbi e premte, 18 dhjetor 20200

Seria e diskutimeve me ekspertë dhe akademike për Dialogun Kosovë-Serbi

PIPS ka lansuar serinë e diskutimeve me ekspertë dhe akademikë për dialogun Kosovë-Serbi.

Me datat 15,16 dhe 17 Dhjetor PIPS ka organizuar tre diskutime me ekspertë dhe akademikë për të diskutuar për Asosacionin e Komunave me shumicë serbe, Drejtësinë tranzicionale dhe Politikën e Jashtme si pjesë e serisë së diskutimeve për dialogun Kosovë-Serbi.
RSS
First678911131415Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Energjia dhe Ambienti
SuperUser Account
/ Kategoria: Energjia dhe Ambienti

Energjia dhe Ambienti

PIPS është angazhuar në hulumtim, ngritje të kapaciteteve dhe avokim në fushën e energjisë dhe ambientit për një periudhë disavjeçare. Prej vitit 2012 PIPS është pjesë e Iniciativës Rajonale për Dialog Publik, të mbështetur nga GIZ Open Regional Fund for South-East Europe-Energy Efficiency, qëllimi i së cilës është të rrisë debatin publik mbi efiçiencën e energjisë dhe mbrojtjen klimatike në shtatë shtetet e Ballkanit.

Gjatë këtyre viteve, PIPS ka organizuar një numër ngjarjesh (dëgjime parlamentare, tryeza diskutimi, punëtori, shkëmbime rajonale) dhe poashtu ka publikuar raporte politikash, duke i kontribuar dialogut publik mbi temat e lartëpërmendura, avokuar te politikëbërësit, rritur vëmendjen e mediave dhe organizatave të shoqërisë civile, ofruar rekomandime për hapat e rradhës dhe duke rritur bashkëpunimin rajonal dhe ndërsektorial.

Në periudhën prej 2017 deri në 2020 PIPS ka bashkëpunuar me deputetët e Kuvendit të Kosovës, partnerë, ekspertë të energjisë dhe ekspertë të mobilitetit urban, deputetë nga rajoni, dhe deputetë nga Parlamenti Evropian në mbajtjen e disa aktiviteteve me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të deputetëve kosovarë dhe rritjes së debatit rreth temave të eficiencës së energjisë dhe mobilitetit urban. Aktivitetet në kuadër të këtij projekti kanë intensifikuar diskutimet në Kuvendin e Kosovës dhe ndërmjet Kuvendit dhe shoqërisë civile për mbrojtjen e ambientit, zhvillimin e qëndrueshëm, dhe zhvillimim e politikave të ambientit në pajtim me Direktivat e BE-së dhe obligimet e Kosovës si shtet kontraktues në Komunitetin e Energjisë. Ky angazhim ka iniciuar diskutimin për krijimin e Grupit të Gjelbër të Deputetëve në Kuvendin e Kosovës, gjë që u realizua në Prill të vitit 2019.

Më tutje, në vitin 2019 duke parë nevojën për raportim cilësor të mediave kosovare rreth çështjeve të efiçiencës së energjisë, energjisë së qëndrueshme dhe ndryshimit klimatik, PIPS ka filluar zbatimin e projektit "Ngritja e kapaciteteve të gazetarëve kosovarë në fushën e energjisë dhe ambientit".
 

Print
108652 Rate this article:
No rating