Seminari i IV-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 20-të) e mërkurë, 5 tetor 20220

Seminari i IV-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 20-të)

Përfundon me sukses seminari i IV-të dhe i fundit i Shkollës Politike (Gjenerata e 20-të)!
Këto 3 ditë u karakterizuan përplot dinamikë, energji dhe diskutime interaktive.

Gjatë datave 16-18 shtator, PIPS mbajti seminarin e IV-të me radhë të Shkollës Politike me temën "Partite Politike dhe Komunikimi Politik" në të cilën pati ligjërata, diskutime të frytshme dhe debate.

Seminari solli tema të ndryshme mes grupit dhe ligjëruesve, por gjithashtu kësaj rradhe theks të veçantë pati komunikimi politik, pjesëmarrja dhe gjithpërfshirja e grave në politikë dhe partitë politike.

Ky seminar është mbajtur me mbështetjen e Konrad-Adenauer-Stiftung dhe Këshillit të Evropës - Council of Europe.
Seminari i III-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 20-të) e hënë, 4 korrik 20220

Seminari i III-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 20-të)

Përfundon me sukses seminari i 3️-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 20-të)! Tre ditë përplot energji, dinamikë dhe diskutime interaktive.

Gjatë datave 24-26 qershor, PIPS mbajti seminarin e III-të me radhë të Shkollës Politike me temën "Politika e Jashtme dhe Siguria Nacionale" e cila u karakterizua me ligjërata, diskutime dhe debate.

Ky seminar është mbajtur me mbështetjen e Advocacy Training and Resource Center - ATRC përmes Resilient Community Programme dhe Këshillit të Evropës - Council of Europe.
Konferenca Rajonale - Bashkëpunimi Rajonal dhe Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor e mërkurë, 29 qershor 20220

Konferenca Rajonale - Bashkëpunimi Rajonal dhe Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor

Me datë 20 qershor, PIPS në mbështetje nga Bashkimi Evropian mbajti Konferencën Rajonale “Bashkëpunimi Rajonal dhe Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor”.
Kjo ngjarje rajonale u organizua në kuadër të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kosovës (KSDW).
Duke pasur parasysh rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për axhendën e gjelbër dhe tranzicionin energjetik, kjo konferencë solli së bashku deputet, anëtarë të grupeve joformale parlamentare të gjelbra, përfaqësues të biznesit dhe shoqërisë civile nga vendet e rajonit (Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut).

Qëllimi i konferencës ishte që të diskutoj mbi rëndësinë dhe rolin e parlamentit në implementimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, sfidat për një tranzicion të suksesshëm energjetik si dhe të ardhmen e bizneseve në përgatitjen për tranzicionin e gjelbër.
Tryezë Diskutimi me Kryeministrin e Republikës së Kosovës (Shkolla Politike) e mërkurë, 29 qershor 20220

Tryezë Diskutimi me Kryeministrin e Republikës së Kosovës (Shkolla Politike)

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), në kuadër të programit të Shkollës Politike, gjenerata e 20-të, organizoi një tryezë diskutimi me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.


Në këtë diskutim u elaboruan një gamë temash të rëndësishme në lidhje me zhvillimet aktuale politike në vend. Ndër këto, grupi pati rastin të diskutoj me Kryeministrin për sfidat në implementimin e reformave të brendshme, zhvillimin ekonomik dhe integrimet evropiane nën dritën e dialogut Kosovë – Serbi.
Seminari i II-të i Shkollës Politike të Gjeneratës së 20-të e mërkurë, 29 qershor 20220

Seminari i II-të i Shkollës Politike të Gjeneratës së 20-të

Përfundon me sukses seminari i II-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 20-të)!

Gjatë datave 20-22 maj, PIPS mbajti seminarin e II-të me radhë të Shkollës Politike me temën "Politikat publike, ekonomia dhe politika" e cila u karakterizua me ligjërata, debate dhe punë në grupe.

Seminari solli një debat të frytshëm dhe energjik mes grupit dhe ligjëruesve.

Shkolla Politike mbështetet nga Këshilli i Evropës.
Temat e energjisë u mbështeten nga Zyra e Presidentes së Kosovës.
RSS
123468910Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë
SuperUser Account
/ Kategoria: Aktivitetet

Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

Me datën 7 Korrik Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikoi analizën e politikave “Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë”. Analiza e hartuar pas një periudhe disamujore hulumtimi ofron një përshkrim të përgjithshëm të situatës aktuale të reformës së administratës publike, gjegjësisht zbatimit të racionalizimit të agjencive të pavarura, ekzekutive dhe rregullatorëve. Në të njëjtën kohë ajo ofron rekomandime mbi një version se si vala e parë e racionalizimit do të mund të organizohet.
Me rastin e këtij publikimi u mbajt edhe një diskutim tematik, në po të njëjtën temë, ku të ftuar ishin z. Mahir Yagcilar, Ministri i Administratës Publike (MAP), znj. Shqipe Pantina, Anëtare e Komisionit për Administratë Publike dhe Vedat Sagonjeva, nga Zyrja e Kryeministrit. Gjithashtu prezent ishin përfaqësues të agjencive të përfshira në valën e parë të racionalizimit.
Gjatë diskutimit, të tre panelistët Ministri Yagcilar, Deputetja Pantina dhe përfaqësuesi i Qeverisë Sagonjeva theksuan nevojën evidente për zbatimin e plotë të kësaj reforme, si obligim i Kosovës që rrjedh nga dokumenti i ERA-s, por edhe si një ndërmarrje për të përmirësuar shërbimin dhe funksionimin e administratës publike në përgjithësi. Në këtë kuadër, brenda panelistëve të tryezës kishte pajtim se Kosova tashmë është vonë në përmbushjen e kësaj reforme dhe se zbatimi i plotë i saj është në interes të shtetit dhe qytetarëve kosovarë. Gjatë diskutimit të hapur agjencitë e përfshira në reform gjithashtu patën rastin të shprehin qëndrimet e tyre karshi reformës.
Eventi dhe projekti mbi racionalizimin u zbatua me përkrahjen e Kosovo Foundation for Open Society (KFOS).

Previous Article Takimi i parë me gazetarë në kuadër të programit “Gazetarët në fushën e energjisë dhe ambientit”
Print
34750 Rate this article:
No rating
Programet
  • Qeverisja cilësore
Viti i publikimit
  • 2019