Pasojat e Covid-19 në politikën ndërkombëtare

Shtator 2020

Diona Kusari 0 5868 Article rating: No rating

Megjithëse përparimet teknologjike dhe shkencore të dekadave të fundit kanë përmirësuar aftësinë e njeriut për t'iu përgjigjur sëmundjeve të tilla si Covid-19, pasojat e tyre nuk janë të vogla, kështu që koronavirusi ka qenë një faktor i rëndësishëm prapa ndryshimeve të fundit në fushën e diplomacisë dhe marrëdhëniet midis qeverive dhe organizatave ndërkombëtare. Pyetjet kryesore që vërtiten rreth një enigme të tillë kanë të bëjnë me implikimet gjeopolitike që janë prodhuar në rendin aktual botërorë dhe aktorët ndërkombëtarë. Ky punim i shkurtër përshkruan disa efekte që Covid-19 ka pasur në politikën ndërkombëtare deri më tani. Ky dokument rendit tre fusha në të cilat Covid-19 mund të prodhojë ndikim thelbësor: marrëdhëniet midis SHBA dhe Kinës, idetë e globalizimit dhe konfliktit të armatosur dhe dhunës politike. 

Partitë politike - Funksioni dhe organizimi në shoqëritë demokratike

Gusht 2020

Diona Kusari 0 6581 Article rating: No rating

Ky libër i paraqet partitë politike si institucione qendrore të demokracisë moderne. Karakteristikat dhe funksionet e partive, elementi bazik i organizimit të tyre, konteksti politik dhe social, si dhe problemet e demokracisë së partisë dhe sfidat e veçanta që partitë ballafaqohen me to janë temat kryesore. Në libër PIPS prezantohet me punimin "Partitë politike në Kosovë". Vecanërisht, kjo pjesë ofron një analizë përshkruese të historikut që ka formësuar partitë politike në Kosovë që nga viti 1945, përshkruan partitë aktuale parlamentare dhe tiparet e tyre kryesore, diskuton aspektet ideologjike të partive politike dhe ndikimet e tyre mbi sistemin politik, duke u fokusuar vecanërisht në bashkëpunimin partiak pas vitit 1999.

Reforma e racionalizimit të agjencive ekzekutive dhe rregullatorëve në Kosovë - Faza e dytë

Qershor 2020

Diona Kusari 0 6247 Article rating: No rating

Kjo analizë politikash e trajton reformën e racionalizimit të agjencive ekzekutive dhe rregullatorëve në Kosovë me qëllimin për të kontribuuar në zbatimin e fazës së dytë të kësaj reforme. Nga njëra anë, këtu vlerësohet gjendja aktuale lidhur me agjencitë e kësaj faze. Nga ana tjetër, analiza diskuton opsionet e mundshme për racionalizimin e tyre.

Diplomacia e maskave dhe ndihmat ndërkombëtare për Kosovën

Korrik 2020

Diona Kusari 0 5496 Article rating: No rating

Luftimi i pandemisë përmes ofrimit të ndihmave, është bërë epiqendër e veprimit diplomatik. Për këtë qëllim, që nga shpërthimi i pandemisë, veprimtaria diplomatike e shteteve dhe organizatave shumëpalëshe është përqendruar kryesisht në gjetjen e alternativave më të mira për të siguruar ose ofruar ndihmë përtej kufijve. Ky dokument i shkurtër do të trajtojë disa nga këto efekte, më konkretisht se si ndihma e huaj ka ndikuar politikën ndërkombëtare deri më tani. Përpos diskutimit të përgjithshëm, dokumenti përqendrohet më gjerësisht në rastin e Kosovës.

 

Ndikimi i pandemisë në diplomacinë kosovare - Asambleja e Përgjithshme e OKB

Qershor 2020

Diona Kusari 0 4850 Article rating: No rating

Efektet e pandemisë në politikën e jashtme janë të shumta. Covid-19 ka pasur impakt serioz në relacionet dhe komunikimin mes shteteve, kësisoj e ka transformuar në tërësi diplomacinë ditore. Në këtë shkresë avokuese do të sjellet në sipërfaqe një aspekt me pasoja të vërejtshme, që është pakësimi i ndërveprimit fizik dhe takimeve ndërmjet përfaqësuesve të shteteve. Mbyllja e kufijve dhe kufizimi i lëvizjes së njerëzve në nivel global, ka bërë që vizitat zyrtare të anulohen ose të shtyhen, ndërkaq takimet diplomatike të kalojnë në kuadrin e platformave virtuale.

Raport Monitorues - Plani i Veprimit për Racionalizimin e Agjencive Ekzekutive dhe Rregullatorëve

Qershor 2019

Diona Kusari 0 4521 Article rating: No rating

Plani i Veprimit për Racionalizimin e Agjencive të Pavarura u miratua nga Qeveria e Kosovës në vitin 2017. Ky dokument është obligim që del nga Agjenda Evropiane e Reformave (ERA) një dokument i derivuar nga marrëveshja e Kosovës me BE-në e Stabilizim Asociimit (MSA). Gjithashtu kontrata e SBS, Marrëveshja financiare për përkrahje buxhetore të sektorit (ang. SBS) ndërmjet Qeverisë dhe Komisionit Evropian përmes së cilës KE kushtëzon transferimin e transheve të mbështetjes financiare me progresin përgjatë procesit të racionalizimit gjatë 2018 dhe 2019 me arritjen e objektivave të këtij plani.

Racionalizimi i agjencive ekzekutive dhe rregullatorëve në Kosovë

Qershor 2019

Diona Kusari 0 3605 Article rating: No rating
Reforma e racionalizimit të agjencive ekzekutive dhe rregullatorëve ka filluar në vitin 2015, si pjesë e dialogut të reformave ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian në fushën e administratës publike.
Korniza e politikave për zbatimin e racionalizimit të agjencive ekzekutive dhe rregullatorëve parasheh përfundimin e saj në fund të vitit 2021. Ajo pritet të prekë mbi 60 institucione, shumica prej të cilave ushtrojnë funksione ekzekutive.
Për të kontribuar në zbatimin e kësaj reforme, kjo analizë politikash trajton këtë reformë në dy dimensione, njëri ai i kontekstit dhe kornizës të kësaj reforme, dhe tjetri i zbatimit të saj.
Kjo analizë përmbyllet me përfundimet kryesore dhe një numër rekomandimesh për zbatimin e reformës.

Politika Ndërkombëtare dhe Partitë Politike - Perceptimet e qytetarëve

Mars 2019

Diona Kusari 0 4575 Article rating: No rating

Anketa “Politika Ndërkombëtare dhe Partitë Politike: Perceptimet e Qytetarëve të Kosovës” është realizuar në vitin 2019 për herë të parë nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), me përkrahjen e Konrad Adenauer Stiftung (KAS). Anketa është publikuar si pjesë e Programit për Analizë të Politikës së Jashtme brenda PIPS.

RSS
First123457910