Anketa vjetore Politika Ndërkombëtare dhe Dialogu Kosovë-Serbi
Diona Kusari
/ Kategoria: Publikimet

Anketa vjetore Politika Ndërkombëtare dhe Dialogu Kosovë-Serbi

Dhjetor 2020

Anketa 'Politika Ndërkombëtare dhe Dialogu Kosovë-Serbi: Perceptimet e Qytetarëve të Kosovës' botohet në baza të përvitshme në kuadër të Programit për Analiza të Politikës së Jashtme (PAPJ), që është një nga programet kryesore të PIPS. Ky është edicioni i tretë i anketës, i publikuar në bashkëpunim me Konrad Adenauer Stiftung (KAS), zyrja në Prishtinë.

Qëllimi i këtij edicioni të anketës është ofrimi i të dhënave dhe rezultateve për perceptimet publike të qytetarëve kosovarë për: Politikën ndërkombëtare dhe akterët ndërkombëtarë, që ofron të dhëna për perceptimet në raport me politikën ndërkombëtare dhe aktorët rajonalë dhe globalë, duke përfshirë shtetet dhe organizatat ndërkombëtare & Procesin e dialogut Kosovë-Serbi, më saktësisht perceptimet e qytetarëve kosovarë për Marrëveshjen e Washington-it, asocacionin e komunave serbe si dhe arritjen e një marrëveshje finale për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Previous Article Pasojat e Covid-19 në politikën ndërkombëtare
Next Article Ngecja e procesit të normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë: Cila është rruga përpara?
Print
1413 Rate this article:
No rating
Programet
  • Politika e jashtme
Viti i publikimit
  • 2020

Dokumente(t)

Publikimet e fundit
 
Reforma e sistemit të inspektimeve në Kosovë e enjte, 15 prill 20210

Reforma e sistemit të inspektimeve në Kosovë

Mjedisi afarist në Kosovë mbikëqyret nga mbi 30 inspektorate, të cilët janë krijuar nga viti në vit në mënyrë të çorganizuar dhe pa politika unike, koherente e të koordinuara mirë.
Reformimi i inspektimeve ka qenë pjesë e prioriteteve të përbashkëta politike për zbatimin e MSA-së, përmes Agjendës për Reforma Evropiane (ERA), që nga nëntori 2016, kur ERA ishte miratuar nga Qeveria.

Kjo analizë politikash e trajton këtë reformë në tri aspekte. Së pari, përshkruhet gjendja aktuale lidhur me këtë reformë. Së dyti, identifikohen mangësitë dhe sfidat me të cilat mund të përballet zbatimi i saj. Së treti, jepen propozime konkrete..
Realizimi i planit të punës së qeverisë për periudhën 2020 e martë, 16 mars 20210

Realizimi i planit të punës së qeverisë për periudhën 2020

Në kuadër të projektit "Rritja e transparencës dhe llogaridhënies për reforma" të zbatuar nga PIPS dhe Lëvizja FOL është publikuar monitorimi i Planit Vjetor të Punës së qeverisë Hoti.
Ngecja e procesit të normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë: Cila është rruga përpara? e premte, 26 shkurt 20210

Ngecja e procesit të normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë: Cila është rruga përpara?

Publikimi i fundit i PIPS adreson temën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Publikimi është mbledhur përmes një formati të veçantë, i cili përmbledh pikat kryesore të tre diskutimeve të ndara me ekspertë mbi temat e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Drejtësia Tranzicionale dhe Ballafaqimi me të kaluarën, si dhe Politika e Jashtme dhe Bashkëpunimi Rajonal.

Anketa vjetore Politika Ndërkombëtare dhe Dialogu Kosovë-Serbi e hënë, 28 dhjetor 20200

RSS