Ndikimi politik i pandemisë COVID-19 në Kosovë

Mars 2022

Diona Kusari 0 5535 Article rating: No rating
Gjatë 21 muajve nga ‘pacienti zero’ e deri në mesin e dhjetorit 2021, gjatë pandemisë Kosova ka kaluar nëpër kriza të shumëfishta. Kriza e drejtpërdrejtë është ajo e shëndetit publik.
Krahas krizës socio-ekonomike, e cila është kriza më serioze, gjatë pandemisë Kosova gjithashtu ka kaluar në krizën më serioze politike në historinë e saj si shtet, me jostabilitet politik të paparë deri më tani këtu.

Kjo analizë politikash synon të analizojë këto dhe zhvillime të tjera në Kosovë gjatë pandemisë, dhe fushëveprimi i saj janë tri komponentë: (jo)stabiliteti politik dhe qeverisja, funksionimi i organizatave të shoqërisë civile (OSHC) dhe liria e mediave.

Në këtë kontekst, në të analizohen pasojat e pandemisë dhe ndikimi i tyre negativ në këto tri komponentë të funksionimit të shtetit.

Perspektivat e Kosovës për t'iu bashkangjitur Organizatës Botërore Tregtare (OBT): Një vlerësim i shkurtër i rrugëve të vendimmarrjes

Shkurt 2022

Diona Kusari 0 5904 Article rating: No rating
Që nga viti 2018 Kosova nuk ka aplikuar për anëtarësim në asnjë organizatë të madhe ndërkombëtare.

Edhe pse zgjerimi i prezencës në organizatat ndërkombëtare ka qenë një nga synimet kryesore tëpolitikës së jashtme të Kosovës në periudhën e pas-pavarësisë, anëtarësimi në Komisionin e Venecias në vitin 2014 mbetet aderimi i fundit shumëpalësh i madh për Kosovën.

Në Programin e Qeverisë 2021-2025 janë përfshirë disa angazhime për aderime shumëpalëshe. Një nga angazhimet më të rëndësishme është paraqitja e aplikimit për anëtarësim në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Ky shënim politikash diskuton perspektivat e Kosovës për t’iu bashkuar kësaj organizate, në dritën e funksioneve dhe rëndësisë që ky organ shumëpalësh luan për ekonominë globale sot.

Vjetari i Politikës së Jashtme në Kosovë (2021)

Shkurt 2022

Diona Kusari 0 6146 Article rating: No rating
Publikimi ynë i fundit synon të ofrojë një pasqyrë të punëve të jashtme të Kosovës në vitin 2021. Raporti është pjesë e përkushtimit të PIPS për të dokumentuar dhe analizuar çdo vit politikat e punëve të jashtme të Kosovës.
Studimi fokusohet në ngjarjet kryesore dhe zhvillimet e politikave që kanë dominuar marrëdhëniet e jashtme të Kosovës, si dhe sukseset dhe sfidat me të cilat ballafaqohet në zbatimin e qëllimeve kyçe të politikës së jashtme. Synon të dokumentojë zhvillimet kryesore që formësojnë diplomacinë dypalëshe të Kosovës, dialogun me Serbinë, njohjen dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe
integrimin euroatlantik.

Ndikimi Socio-Ekonomik i Pandemisë në Kosovë

Shkurt 2022

Diona Kusari 0 5305 Article rating: No rating
Efektet socio-ekonomike të Covid-19 në Kosovë jane evidente që nga marsi i vitit 2020, kur u morën masat e para nga qeveria, e deri më tani në vitin 2022.
Ky studim ndihmon për të pasqyruar se si kjo periudhë është kuptuar ekonomikisht dhe socialisht në Kosovë pothuajse dy vjet pas fillimit të pandemisë. Qëllimi i këtij punimi është të lehtësojë një komunikim më të mirë ndërmjet perceptimeve të qytetarëve dhe politikave institucionale në mënyrë që të ndikojë në vendimmarrje të hapur, transparente dhe demokratike.
Me në metodologji të përzier - kuantitative dhe kualitative - të dhënat nga ky hulumtim paraqesin politikat e qeverive të Republikës së Kosovës, masa që drejtpërdrejtë ishin reflektuar tek punëtorët, duke goditur kështu të ardhurat, konsumin në treg dhe duke cënuar mirëqenien e shoqërisë.

Reforma e Sistemit të Drejtësisë gjatë vitit 2021

Janar 2022

Diona Kusari 0 5312 Article rating: No rating
Sistemi i drejtësisë deri më tani ka kaluar nëpër reforma të vazhdueshme dhe ka pasur përpjekje nga Qeveri të ndryshme për të trajtuar me prioritet sfidat afatgjata që pamundësojnë funksionimin e institucioneve të drejtësisë dhe ofrimin e drejtësisë për qytetarët. Kjo analizë ka për qëllim të diskutojë gjendjen aktuale të reformës së sistemit të drejtësisë në Kosovë gjatë vitit 2021, në veçanti në kontekst të zbatimit të MSA-së dhe reformave të tjera për integrim në BE.

SEFTA 'Propozimi i ri per Bashkepunim ne Ballkanin Perendimor'

Janar 2022

Diona Kusari 0 5975 Article rating: No rating
Bashkëpunimi rajonal në Ballkan shoqërohet me një mosbesim të thellë mes shteteve. Nisma të ndryshme të inicuara nga Bashkimi Evropian apo anëtarë të BE-së, kanë instaluar mekanizma të ndryshëm për të facilituar marrëdheniet rajonale dhe maksimizuar përfitimet për të gjitha shtetet pjesëmarrëse. Megjithatë, shpesh herë ky nuk ka qenë rasti. Ky Shënim Politikash analizon në kontekst krahasues propozimin e qeverisë me marrëveshjen ekzistuese për bashkëpunim ekonomik. Ndërkaq, për më tepër jep një pasqyrë se si do të funksiononte propozimi i ri, në kuadrin normativ.

Një vështrim i përgjithshëm i politikave dhe përpjekjeve rreth P/CVE në Ballkanin Perëndimor

Dhjetor 2021

Diona Kusari 0 5971 Article rating: No rating
Qëllimi i kësaj analize të politikave është të hedhë dritë mbi mënyrën se si gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor u përballën me parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm (P/CVE). Ai synohet të jetë i pari i një serie analizash mbi këtë çështje. Ndërsa ky punim do të fokusohet në nisma specifike të vendit dhe analiza të bazuara në aktorë, publikimet e ardhshme do të ofrojnë një këndvështrim statistikor rajonal në lidhje me fenomenin e luftëtarëve të huaj, duke përfshirë nismat e riatdhesimit dhe riintegrimit, dënimet, si dhe sfidat me të cilat përballen gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Marrëveshjet e normalizimit ekonomik dhe implikimet e politikës së jashtme për Kosovën dhe Serbinë

Dhjetor 2021

Diona Kusari 0 5565 Article rating: No rating
​1​ vit ka kaluar nga n​​​ë​nshkrimi i​​​ marr​​ëveshj​​​es​ së shtatorit 2020 për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë​.​

PIPS ka bërë vlerësimin dhe analizën ​e​ ​zbatimit t​ë​ 5 pikave ​me rendë​​si ​​nga kjo marrëveshje:
(1) përcaktimin e Hezbollahut si një organizatë terroriste në tërësi
(2) pjesëmarrjen në Mini-Shengen (Ballkani i Hapur)
(3) respektimi i moratoriumit i cili pezulloi aplikimet e Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare
(4) njohja reciproke dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin për Kosovën, përkatësisht zhvendosja e Ambasadës në Jeruzalem për Serbinë dhe
(5) puna me vendet e tjera për të nxitur dekriminalizimin e homoseksualitetit

Kosova ka plotësuar 4 prej këtyre pikave, ndërsa Serbia vet​​ëm 2 prej tyre.

Publikimi​ sqaron kontekstin politik ​​​​​​dhe veprimeve e nd​ërmarra nga dy pal​ë​t p​ë​r aktualizimin e marr​ë​veshjes.
RSS
123578910Last