Siguria e Ujit në Kosovë dhe Marrëveshja e Uashingtonit

Shtator 2021

Diona Kusari 0 4620 Article rating: No rating
Sfidat që rrjedhin nga mungesa e koordinimit dhe normalizimit të marrëdhënieve politike me Serbinë e kanë tensionuar menaxhimin e Ujmanit dhe kanalit Ibër. Duke e pasur këtë parasysh, diskutimet e drejtuara nga SHBA-të në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator 2020 u përpoqën të trajtonin këtë çështje dhe në pikën shtatë të marrëveshjes u propozua një studim fizibiliteti që shikonte mundësitë e përdorimit të përbashkët të rrjedhës së ujit.

Ky shkrim përmbledhës synon të analizojë rastin e “Liqenit të Ujmanit” duke u fokusuar në bashkëpunimin rajonal dhe rëndësinë ekonomike. Për më tepër, ky shkrim përqendrohet në rëndësinë gjeopolitike të Liqenit të Ujmanit, Marrëveshjen e Uashingtonit dhe rekomandimet e dala nga kjo marrëveshje, rastet e ngjashme dhe precedentët ndërkombëtarë për menaxhimin e përbashkët të resurseve ujore, si dhe pasojat e marrëveshjes.

Sektori i energjisë në Kosovë: Bashkëpunimi rajonal dhe projektet e gazifikimit

Korrik 2021

Diona Kusari 0 5553 Article rating: No rating
Kosova është në një udhëkryq sa i përket sektorit të energjisë: "rritje ekonomike tani - zgjidhja e efekteve negative më vonë" apo "zhvillimi i qëndrueshëm".

Pjesë e zgjidhjes së qeverisë kosovare do të jenë edhe projektet e rëndësishme të gazifikimit të cilat priten të zhvillohen.

Publikimi jonë i fundit sqaron zhvillimit e infrastrukturës dhe projekteve të gazifikimit në Kosovë.

Mendësia e qytetarëve rreth pyetjeve politike

Qershor 2021

Diona Kusari 0 6551 Article rating: No rating
Anketa ‘Mendësia e Qytetarëve Rreth Pyetjeve Politike’ është botuar për herë të parë nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), në bashkëpunim me Konrad Adenauer Stiftung (KAS), zyrja në Prishtinë.

Anketa synon që të nxjerrë rezultate kredibile që do t’u hyjnë në punë të përfshirëve brenda kësaj fushe, pra partitë politike, vendimmarrësit, politikbërësit, shkollarët, analistët dhe të tjerë që e shohin këtë pjesë studimi me interes.

Rezultatet e anketës janë ndarë në dy pjesë: Pikëvështrimet për relacionin e shtetit me ekonominë dhe liritë individuale, si dhe Pikëvështrimet për politikën dhe pjesëmarrjen.

Raport përmbledhës mbi reformën e administratës publike të Kosovës

Qershor 2021

Diona Kusari 0 6947 Article rating: No rating
Për Kosovën si një shtet i ri, një administratë publike efikase dhe e përgjegjshme përbën një pjesë thelbësore të qeverisjes demokratike dhe funksionimit të shtetit. Reformimi dhe përmirësimi i funksionimit të administratës publike ka qenë një çështje kryesore në marrëdhëniet BE-Kosovë në vitet e fundit.

Ky raport përmbledhës synon të pasqyrojë dhe diskutojë situatën e reformave të administratës publike në Kosovë gjatë viteve të fundit, përmes përqendrimit në dokumentet dhe strategjitë që janë aprovuar gjatë kësaj periudhe. Për më tepër, raporti do të analizojë arritjet kryesore dhe nivelin e zbatimit të RAP-it deri më tani dhe do të sugjerojë rekomandime për qeverinë e re të Kosovës për t’u zbatuar, bazuar në sfidat kryesore që duhet të adresohen.

Ky raport është punuar në kuadër të projektit "Përmirësimi i llogaridhënies dhe transparencës për reforma", i zbatuar nga PIPS dhe Lëvizja FOL, dhe i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.

Pronat e Paluajtshme në Kosovë – Hapja e tregut me BE-në

Maj 2021

Diona Kusari 0 5763 Article rating: No rating
Në Kosovë aktualisht, të huajt mund të jenë pronar të paluajtshmërive vetëm nëse pronësinë e fitojnë përmes trashëgimisë. Marrë parasysh synimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkim Evropian (BE), kjo gjendje është duke ndryshuar. Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA) ndërmjet Kosovës dhe BE-së parasheh hapjen e tregut të pronave të paluajtshme të Kosovës për shtetasit dhe kompanitë e shteteve anëtare të BE-së.

Pavarësisht dispozitave të qarta të MSA-së në këtë drejtim, në praktikë hapja e tillë të tregut sfidohet në parim nga korniza ligjore aktuale në Kosovë për të drejtat pronësore dhe mënyra e zbatimit të saj. Hapja e tregut të paluajtshmërive, pa dyshim që ka potencial të ketë ndikim të caktuar në Kosovë. Në këtë studim pra analizohet korniza ligjore, sfidat dhe ndikimi i pritur, dhe jepen rekomandime.

Një diskutim i shkurtër mbi rëndësinë e MSA-së dhe Dialogut Politik ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian (BE)

Maj 2021

Diona Kusari 0 5753 Article rating: No rating
Publikimi "Një diskutim i shkurtër mbi rëndësinë e MSA-së dhe Dialogut Politik ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian (BE)" argumenton rëndësinë e shfrytëzimit të Titullit II për Dialogun Politik nga Kosova për të arritur mbështetjen e BE-së në konsolidimin e dimensioneve të jashtme shtetërore përmes bashkëpunimit me BE-në, në përvjetorin e pestë të hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

Përtej asaj se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi përbën një pjesë të rëndësishme të Titullit II, ky kapitull ofron potencial të pashfrytëzuar për mënyrat tjera të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së.

Ky publikim analizon ngecjet nga ana e Kosovës në shfrytëzimin e këtij potenciali dhe ofron rekomandime për mënyrën e aplikimit tash e tutje.

Ky publikim është publikuar në kuadër të Programit për Analizë të Politikës së Jashtme të PIPS. Publikimi u mundësua me mbështetjen e Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile.

Reforma e sistemit të inspektimeve në Kosovë

Prill 2021

Diona Kusari 0 5541 Article rating: No rating
Mjedisi afarist në Kosovë mbikëqyret nga mbi 30 inspektorate, të cilët janë krijuar nga viti në vit në mënyrë të çorganizuar dhe pa politika unike, koherente e të koordinuara mirë.
Reformimi i inspektimeve ka qenë pjesë e prioriteteve të përbashkëta politike për zbatimin e MSA-së, përmes Agjendës për Reforma Evropiane (ERA), që nga nëntori 2016, kur ERA ishte miratuar nga Qeveria.

Kjo analizë politikash e trajton këtë reformë në tri aspekte. Së pari, përshkruhet gjendja aktuale lidhur me këtë reformë. Së dyti, identifikohen mangësitë dhe sfidat me të cilat mund të përballet zbatimi i saj. Së treti, jepen propozime konkrete..
RSS
123468910Last