Racionalizimi i agjencive ekzekutive dhe rregullatorëve në Kosovë

Qershor 2019

Diona Kusari 0 3996 Article rating: No rating
Reforma e racionalizimit të agjencive ekzekutive dhe rregullatorëve ka filluar në vitin 2015, si pjesë e dialogut të reformave ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian në fushën e administratës publike.
Korniza e politikave për zbatimin e racionalizimit të agjencive ekzekutive dhe rregullatorëve parasheh përfundimin e saj në fund të vitit 2021. Ajo pritet të prekë mbi 60 institucione, shumica prej të cilave ushtrojnë funksione ekzekutive.
Për të kontribuar në zbatimin e kësaj reforme, kjo analizë politikash trajton këtë reformë në dy dimensione, njëri ai i kontekstit dhe kornizës të kësaj reforme, dhe tjetri i zbatimit të saj.
Kjo analizë përmbyllet me përfundimet kryesore dhe një numër rekomandimesh për zbatimin e reformës.

Politika Ndërkombëtare dhe Partitë Politike - Perceptimet e qytetarëve

Mars 2019

Diona Kusari 0 4780 Article rating: No rating

Anketa “Politika Ndërkombëtare dhe Partitë Politike: Perceptimet e Qytetarëve të Kosovës” është realizuar në vitin 2019 për herë të parë nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), me përkrahjen e Konrad Adenauer Stiftung (KAS). Anketa është publikuar si pjesë e Programit për Analizë të Politikës së Jashtme brenda PIPS.

Targetimi i varfërisë energjetike në zona rurale përmes energjisë së rinovueshme në vendet në zhvillim - Rishikimi i literaturës dhe rekomandimet

Shkurt 2019

Diona Kusari 0 6381 Article rating: No rating

Qasja në energji ndërlidhet me shërbime më të mira shëndetësore, arsim dhe industri më të zhvilluara. Për shkak të largësisë së zonave rurale, këto komunitete shpesh nuk kanë qasje në burimet moderne të energjisë dhe nuk janë të lidhura me rrjetet e energjisë. Kjo kontribuon në varfëri, mungesë të shërbimeve shëndetësore dhe nivele të ulëta arsimore. Duke përdorur rishikimin e literaturës dhe studimet e rasteve, ky punim do të shikojë lidhjen midis energjisë dhe zhvillimit, sfidat e qasjes në energji për zonat rurale, dhe se si dhe nëse projektet që synojnë energjinë e rinovueshme mund të hartohen për të trajtuar varfërinë e energjisë në këto zona.

Raporti i Monitorimit të ERA për vitin 2018

Shkurt 2019

Diona Kusari 0 4339 Article rating: No rating

Ky raport monitorimi përfshinë të arriturat e institucioneve gjatë tërë vitit 2018, megjithatë ne kemi publikuar raporte për monitorim gjashtë dhe nëntë mujor. Në mënyrë që të japim një pasqyrë të qartë mbi gjendjen dhe procesin e implementimit të ERA–së ky studim fokusohet në shtjellimin e metodologjisë dhe rezultateve të procesit të monitorimit, analizimin e gjendjes aktuale rreth të arriturave dhe ngecjeve të institucioneve, si dhe ofrimin e konkluzione dhe rekomandime. 

Agjenda për Reforma Evropiane - Raporti i monitorimit për periudhën janar - shtator 2018

Tetor 2018

Diona Kusari 0 4777 Article rating: No rating

Ky monitorim ka për qëllim vlerësimin e arritjeve dhe ngecjeve në kuadër të ARE. Fokusohet në vlerësimin e institucioneve të Kosovës në realizimin dhe zbatimin e masave dhe veprimeve të ARE. Tre organizatat e përfshira në këtë raport PIPS, GLPS dhe Instituti GAP, kanë monitoruar procesin vazhdimisht në mënyrë intensive në ministritë përkatëse dhe kanë përmbledhur vlerësimet e tyre të cilat janë të identifikuara në këtë raport. Ky punim shfaq në tërësi të gjithë progresin dhe ngecjen që përshkroi Qeverinë e Kosovës gjatë vitit 2018. Më e rëndësishmja, ky punim shërben si mekanizëm vetëdijësues për Qeverinë dhe qytetarët e Republikës së Kosovës në raport me integrimin evropian si dhe performancën e institucioneve të shtetit gjatë këtij rrugëtimi.

Nyja e pazgjidhur - Si duhet t'i qaset Kosova 5-shes mosnjohëse të BE-së?

Nëntor 2018

Diona Kusari 0 4775 Article rating: No rating

Punimi ofron një historik të shkurtër dhe këndvështrime të ndryshme të perspektivave të shteteve mosnjohëse të BE-së. Gjithashtu, ky shkrim ofron rekomandime me qëllim të përmirësimit të efikasitetit të politikës së jashtme kosovare. Njohjet diplomatike janë njëra nga prioritetet kyçe të politikës së jashtme të Kosovës. 

Vjetari i Politikës së Jashtme të Kosovës

Tetor 2018

Diona Kusari 0 4365 Article rating: No rating

Vjetari i Politikës së Jashtme të Kosovës është publikuar për herë të parë në vitin 2018. Ky raport kombinon qasjen përshkruese dhe analitike duke diskutuar kështu të gjitha pjesët e rëndësishme të politikës së jashtme dhe procesit të njohjes ndërkombëtare gjatë vitit 2018, përfshirë njohjet dypalëshe, integrimin shumëpalësh, integrimin në BE, dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe funksionimin e brendshëm të institucioneve të politikës së jashtme. 

Hulumtim politikash: Ligji mbi Shërbimin e Jashtëm dhe zbatimi i tij

Tetor 2018

Diona Kusari 0 4352 Article rating: No rating

Kjo analizë politikash trajton strukturën dhe përmbajtjen e Ligjit për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, dhe përbëhet nga dy kapituj. Kapitulli i parë fokusohet në përmbajtjen dhe strukturën e këtij ligji, duke identifikuar mangësitë dhe rekomanduar ndryshime e plotësime konkrete në të, me qëllim të përmirësimit të funksionimit të Shërbimit të Jashtëm dhe rrjedhimisht të zbatimit të këtij ligji Kapitulli i dytë trajton zbatimin e këtij ligji duke analizuar kornizën e politikave dhe atë institucionale për zbatimin e tij, gjithashtu duke ofruar rekomandime për tejkalimin e sfidave në zbatimin e këtij ligji dhe në funksionimin e Shërbimit të Jashtëm.

RSS
First123456810