Mendësia e qytetarëve rreth pyetjeve politike
Diona Kusari
/ Kategoria: Publikimet

Mendësia e qytetarëve rreth pyetjeve politike

Qershor 2021

Anketa ‘Mendësia e Qytetarëve Rreth Pyetjeve Politike’ është botuar për herë të parë nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), në bashkëpunim me Konrad Adenauer Stiftung (KAS), zyrja në Prishtinë.

Anketa synon që të nxjerrë rezultate kredibile që do t’u hyjnë në punë të përfshirëve brenda kësaj fushe, pra partitë politike, vendimmarrësit, politikbërësit, shkollarët, analistët dhe të tjerë që e shohin këtë pjesë studimi me interes.

Rezultatet e anketës janë ndarë në dy pjesë: Pikëvështrimet për relacionin e shtetit me ekonominë dhe liritë individuale, si dhe Pikëvështrimet për politikën dhe pjesëmarrjen.

Në pjesën e parë janë renditur pyetje për të kuptuar më mirë opinionet e respodentëve sa sa i gjerë duhet të jetë shteti, sidomos parë në raport me rolin e individit në shoqëri.
Në pjesën e dytë janë renditur pyetje që synojnë të hedhin dritë mbi qëndrimet e votuesve në raport me kontekstin politik në Kosovë, subjektet politike ekzistuese dhe pjesëmarrjen brenda procesit elektoral dhe jo vetëm.
Në seksionin e fundit raporti përqëndrohet në një analizë statistikore, ku prezantohet analiza e segmentit të votuesve kosovarë duke u ndarë nëpër grupe të caktuara.
Previous Article Raport përmbledhës mbi reformën e administratës publike të Kosovës
Next Article Sektori i energjisë në Kosovë: Bashkëpunimi rajonal dhe projektet e gazifikimit
Print
1649 Rate this article:
No rating
Programet
  • Qeverisja cilësore
Viti i publikimit
  • 2020

Dokumente(t)

Publikimet e fundit
 
Dezinformimi në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe domosdoshmëria për një reagim të vendosur e hënë, 15 nëntor 20210

Dezinformimi në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe domosdoshmëria për një reagim të vendosur

Në punimin e fundit PIPS ka analizuar qasjen dhe rolin e Kosovës në luftën globale kundër dezinformimit. Ngjashëm me pjesët e tjera të globit, në vitet e fundit Ballkani Perëndimor ka pasur një rritje të dezinformimit dhe luftërave hibride.

Në Ballkanin Perëndimor qëllimet kryesore të lajmeve të rrejshme ndër të tjera përfshijnë prishjen e bazës së ligjshmërisë dhe sovranitetit të shtetësisë së Kosovës, ndryshimin e narrativave të luftës dhe krimeve të luftës, prishjen e besueshmërisë së Perëndimit në lidhje me shtetndërtimin në Kosovë. Lajmet për Kosovën, përveçse janë temë mbizotëruese në mediat serbe, shpeshherë janë objekt i raportimeve të pasakta. Narrativat e shpërndara nga mediat tendencioze gjithashtu përqendrohen në dobësimin e mbështetjes për institucionet euroatlantike.

Zhvillime të tilla janë pengesë ndaj integrimit dhe bashkëpunimit rajonal, për atë në këtë analizë të politikave PIPS ka listuar mundësitë dhe rekomandimet për qeverinë e Kosovës dhe BE-në për të trajtuar këtë fenomen.
Fillimi i një ERA të re! e premte, 15 tetor 20210

Fillimi i një ERA të re!

Bashkimi Evropian dhe Kosova vendosën të fillojnë fazën e dytë të Agjendës për Reforma Evropiane (ERA II) në mënyrë që të vazhdojnë zbatimin e MSA-së. Si rezultat, qeveria (Hoti) miratoi prioritetet e ERA II më 19 tetor 2020. Pas konsultimeve me OShC-të, institucionet përgjegjëse për zbatim dhe Komisionin Evropian, plani i veprimit dyvjeçar për ERA II u miratua fillimisht në parim nga Këshilli Ministror për Integrimin Evropian në maj të 2021 dhe më pas u miratua nga qeveria e re (Kurti) më 11 gusht.

Duke pasur parasysh rëndësinë që ERA II ka tani në rrugën e integrimit në BE, është kritike të kapërcehen pengesat e përjetuara më parë, të shmanget rënia në të njëjtat kurthe dhe përjetimi i të njëjtave vonesa. Prandaj në këtë publikim Instituti i Prishtinës për Studime Politike paraqet një pasqyrë të zbatimit të ERA 1 dhe jep rekomandime të cilat mund të përmirësojnë zbatimin e përgjithshëm të ERA II.
Kosova si një akter racional në shoqërinë ndërkombëtare - Rasti i kundërshtimit të ekstremizmit të dhunshëm e premte, 1 tetor 20210

Kosova si një akter racional në shoqërinë ndërkombëtare - Rasti i kundërshtimit të ekstremizmit të dhunshëm

A është Kosova akter racional dhe anëtar përgjegjës i bashkësisë demokratike ndërkombëtare?

Në punimin e fundit PIPS ka analizuar qasjen dhe rolin e Kosovës në luftën globale kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Publikimi hedh dritë mbi shembujt dhe rastet që tregojnë se:
Në luftën globale kundër ekstremizmit të dhunshëm, Kosova është demonstruar si akter racional, duke marrë përgjegjësinë për riatdhesimin dhe riintegrimin e qytetarëve të saj nga zonat;
Institucionet e Kosovës kanë treguar kapacitet për të marrë përsipër dhe për të përmbushur angazhimet globale që kontribuojnë në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare;
Kosova gëzon tolerancë fetare por raportimi i mediave ndërkombëtare ka krijuar përshtypjen se vendi është i rrënuar nga radikalizimi fetar dhe ekstremizmi;
Tutje, Kosova ka identifikuar edhe radikalizimin etno-politik si të dëmshëm për stabilitetin, paqen dhe sigurinë e tij.
Anëtarësimi i Kosovës në Kartën e Adriatikut: Cilat janë shanset? e martë, 28 shtator 20210

Anëtarësimi i Kosovës në Kartën e Adriatikut: Cilat janë shanset?

Karta e Adriatikut (A-5) është një nga nismat kryesore rajonale në fushën e sigurisë në rajonin e Evropës Juglindore, duke ndihmuar kështu qëllimin e shteteve anëtare për të arritur integrimin në NATO dhe BE. Karta e Adriatikut përbëhet nga Shqipëria, Maqedonia, Kroacia, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Kosova ishte vendi i fundit që fitoi statusin e vëzhguesit në A-5 në vitin 2012 dhe kërkesa e saj për t'u bërë anëtare e plotë dështoi nga vetoja e Bosnja dhe Hercevogina në vitin 2014.

Prandaj, cilat janë shansat e vërteta që Kosova të anëtarësohet në Kartën e Adriatikut?

Publikimi jonë i fundit sqaron përfitimet, mundësitë dhe pengesat për anëtarësimin e plotë të Kosovës në Kartën e Adriatikut.
RSS