Janar 2022
Sistemi i drejtësisë deri më tani ka kaluar nëpër reforma të vazhdueshme dhe ka pasur përpjekje nga Qeveri të ndryshme për të trajtuar me prioritet sfidat afatgjata që pamundësojnë funksionimin e institucioneve të drejtësisë dhe ofrimin e drejtësisë për qytetarët. Kjo analizë ka për qëllim të diskutojë gjendjen aktuale të reformës së sistemit të drejtësisë në Kosovë gjatë vitit 2021, në veçanti në kontekst të zbatimit të MSA-së dhe reformave të tjera për integrim në BE.
Janar 2022
Bashkëpunimi rajonal në Ballkan shoqërohet me një mosbesim të thellë mes shteteve. Nisma të ndryshme të inicuara nga Bashkimi Evropian apo anëtarë të BE-së, kanë instaluar mekanizma të ndryshëm për të facilituar marrëdheniet rajonale dhe maksimizuar përfitimet për të gjitha shtetet pjesëmarrëse. Megjithatë, shpesh herë ky nuk ka qenë rasti. Ky Shënim Politikash analizon në kontekst krahasues propozimin e qeverisë me marrëveshjen ekzistuese për bashkëpunim ekonomik. Ndërkaq, për më tepër jep një pasqyrë se si do të funksiononte propozimi i ri, në kuadrin normativ.
Nëntor 2021
Në punimin e fundit PIPS ka analizuar qasjen dhe rolin e Kosovës në luftën globale kundër dezinformimit. Ngjashëm me pjesët e tjera të globit, në vitet e fundit Ballkani Perëndimor ka pasur një rritje të dezinformimit dhe luftërave hibride.
Në Ballkanin Perëndimor qëllimet kryesore të lajmeve të rrejshme ndër të tjera përfshijnë prishjen e bazës së ligjshmërisë dhe sovranitetit të shtetësisë së Kosovës, ndryshimin e narrativave të luftës dhe krimeve të luftës, prishjen e besueshmërisë së Perëndimit në lidhje me shtetndërtimin në Kosovë. Lajmet për Kosovën, përveçse janë temë mbizotëruese në mediat serbe, shpeshherë janë objekt i raportimeve të pasakta. Narrativat e shpërndara nga mediat tendencioze gjithashtu përqendrohen në dobësimin e mbështetjes për institucionet euroatlantike.
Zhvillime të tilla janë pengesë ndaj integrimit dhe bashkëpunimit rajonal, për atë në këtë analizë të politikave PIPS ka listuar mundësitë dhe rekomandimet për qeverinë e Kosovës dhe BE-në për të trajtuar këtë fenomen.
Tetor 2021
Bashkimi Evropian dhe Kosova vendosën të fillojnë fazën e dytë të Agjendës për Reforma Evropiane (ERA II) në mënyrë që të vazhdojnë zbatimin e MSA-së. Si rezultat, qeveria (Hoti) miratoi prioritetet e ERA II më 19 tetor 2020. Pas konsultimeve me OShC-të, institucionet përgjegjëse për zbatim dhe Komisionin Evropian, plani i veprimit dyvjeçar për ERA II u miratua fillimisht në parim nga Këshilli Ministror për Integrimin Evropian në maj të 2021 dhe më pas u miratua nga qeveria e re (Kurti) më 11 gusht.
Duke pasur parasysh rëndësinë që ERA II ka tani në rrugën e integrimit në BE, është kritike të kapërcehen pengesat e përjetuara më parë, të shmanget rënia në të njëjtat kurthe dhe përjetimi i të njëjtave vonesa. Prandaj në këtë publikim Instituti i Prishtinës për Studime Politike paraqet një pasqyrë të zbatimit të ERA 1 dhe jep rekomandime të cilat mund të përmirësojnë zbatimin e përgjithshëm të ERA II.
Korrik 2021
Kosova është në një udhëkryq sa i përket sektorit të energjisë: "rritje ekonomike tani - zgjidhja e efekteve negative më vonë" apo "zhvillimi i qëndrueshëm".
Pjesë e zgjidhjes së qeverisë kosovare do të jenë edhe projektet e rëndësishme të gazifikimit të cilat priten të zhvillohen.
Publikimi jonë i fundit sqaron zhvillimit e infrastrukturës dhe projekteve të gazifikimit në Kosovë.
Qershor 2021
Për Kosovën si një shtet i ri, një administratë publike efikase dhe e përgjegjshme përbën një pjesë thelbësore të qeverisjes demokratike dhe funksionimit të shtetit. Reformimi dhe përmirësimi i funksionimit të administratës publike ka qenë një çështje kryesore në marrëdhëniet BE-Kosovë në vitet e fundit.
Ky raport përmbledhës synon të pasqyrojë dhe diskutojë situatën e reformave të administratës publike në Kosovë gjatë viteve të fundit, përmes përqendrimit në dokumentet dhe strategjitë që janë aprovuar gjatë kësaj periudhe. Për më tepër, raporti do të analizojë arritjet kryesore dhe nivelin e zbatimit të RAP-it deri më tani dhe do të sugjerojë rekomandime për qeverinë e re të Kosovës për t’u zbatuar, bazuar në sfidat kryesore që duhet të adresohen.
Ky raport është punuar në kuadër të projektit "Përmirësimi i llogaridhënies dhe transparencës për reforma", i zbatuar nga PIPS dhe Lëvizja FOL, dhe i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.
Maj 2021
Në Kosovë aktualisht, të huajt mund të jenë pronar të paluajtshmërive vetëm nëse pronësinë e fitojnë përmes trashëgimisë. Marrë parasysh synimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkim Evropian (BE), kjo gjendje është duke ndryshuar. Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA) ndërmjet Kosovës dhe BE-së parasheh hapjen e tregut të pronave të paluajtshme të Kosovës për shtetasit dhe kompanitë e shteteve anëtare të BE-së.
Pavarësisht dispozitave të qarta të MSA-së në këtë drejtim, në praktikë hapja e tillë të tregut sfidohet në parim nga korniza ligjore aktuale në Kosovë për të drejtat pronësore dhe mënyra e zbatimit të saj. Hapja e tregut të paluajtshmërive, pa dyshim që ka potencial të ketë ndikim të caktuar në Kosovë. Në këtë studim pra analizohet korniza ligjore, sfidat dhe ndikimi i pritur, dhe jepen rekomandime.
Qershor 2020
Kjo analizë politikash e trajton reformën e racionalizimit të agjencive ekzekutive dhe rregullatorëve në Kosovë me qëllimin për të kontribuuar në zbatimin e fazës së dytë të kësaj reforme. Nga njëra anë, këtu vlerësohet gjendja aktuale lidhur me agjencitë e kësaj faze. Nga ana tjetër, analiza diskuton opsionet e mundshme për racionalizimin e tyre.