Number of search result: 36

Pronat e Paluajtshme në Kosovë – Hapja e tregut me BE-në

Maj 2021

Anonym 0 9828 Article rating: No rating
Në Kosovë aktualisht, të huajt mund të jenë pronar të paluajtshmërive vetëm nëse pronësinë e fitojnë përmes trashëgimisë. Marrë parasysh synimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkim Evropian (BE), kjo gjendje është duke ndryshuar. Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA) ndërmjet Kosovës dhe BE-së parasheh hapjen e tregut të pronave të paluajtshme të Kosovës për shtetasit dhe kompanitë e shteteve anëtare të BE-së.

Pavarësisht dispozitave të qarta të MSA-së në këtë drejtim, në praktikë hapja e tillë të tregut sfidohet në parim nga korniza ligjore aktuale në Kosovë për të drejtat pronësore dhe mënyra e zbatimit të saj. Hapja e tregut të paluajtshmërive, pa dyshim që ka potencial të ketë ndikim të caktuar në Kosovë. Në këtë studim pra analizohet korniza ligjore, sfidat dhe ndikimi i pritur, dhe jepen rekomandime.

Reforma e racionalizimit të agjencive ekzekutive dhe rregullatorëve në Kosovë - Faza e dytë

Qershor 2020

Anonym 0 9670 Article rating: No rating

Kjo analizë politikash e trajton reformën e racionalizimit të agjencive ekzekutive dhe rregullatorëve në Kosovë me qëllimin për të kontribuuar në zbatimin e fazës së dytë të kësaj reforme. Nga njëra anë, këtu vlerësohet gjendja aktuale lidhur me agjencitë e kësaj faze. Nga ana tjetër, analiza diskuton opsionet e mundshme për racionalizimin e tyre.

Raport Monitorues - Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës

Nëntor 2019

SuperUser Account 0 10502 Article rating: No rating

Publikimi vijon në këtë rend: ofrohet një seksion mbi strukturën organizative dhe funksionimin e APRK-së, në raport me bazën ligjore dhe dokumentet e politikave; përshkruhet dhe diskutohet buxheti i Agjencisë për vitin 2019; diskutohet për arritjen e rezultateve të prekshme, veçanërisht përmes masave aktive në tregun e punës. Në pjesën e konkluzionit ofrohet përmbledhja e publikimit dhe aspektet që duhet adresuarpërpërmirësimin e mëtutjeshëm të APRK-së.

Raport Monitorues - Plani i Veprimit për Racionalizimin e Agjencive Ekzekutive dhe Rregullatorëve

Qershor 2019

Anonym 0 7944 Article rating: No rating

Plani i Veprimit për Racionalizimin e Agjencive të Pavarura u miratua nga Qeveria e Kosovës në vitin 2017. Ky dokument është obligim që del nga Agjenda Evropiane e Reformave (ERA) një dokument i derivuar nga marrëveshja e Kosovës me BE-në e Stabilizim Asociimit (MSA). Gjithashtu kontrata e SBS, Marrëveshja financiare për përkrahje buxhetore të sektorit (ang. SBS) ndërmjet Qeverisë dhe Komisionit Evropian përmes së cilës KE kushtëzon transferimin e transheve të mbështetjes financiare me progresin përgjatë procesit të racionalizimit gjatë 2018 dhe 2019 me arritjen e objektivave të këtij plani.

Racionalizimi i agjencive ekzekutive dhe rregullatorëve në Kosovë

Qershor 2019

Anonym 0 7138 Article rating: No rating
Reforma e racionalizimit të agjencive ekzekutive dhe rregullatorëve ka filluar në vitin 2015, si pjesë e dialogut të reformave ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian në fushën e administratës publike.
Korniza e politikave për zbatimin e racionalizimit të agjencive ekzekutive dhe rregullatorëve parasheh përfundimin e saj në fund të vitit 2021. Ajo pritet të prekë mbi 60 institucione, shumica prej të cilave ushtrojnë funksione ekzekutive.
Për të kontribuar në zbatimin e kësaj reforme, kjo analizë politikash trajton këtë reformë në dy dimensione, njëri ai i kontekstit dhe kornizës të kësaj reforme, dhe tjetri i zbatimit të saj.
Kjo analizë përmbyllet me përfundimet kryesore dhe një numër rekomandimesh për zbatimin e reformës.

Raporti i Monitorimit të ERA për vitin 2018

Shkurt 2019

Anonym 0 7316 Article rating: No rating

Ky raport monitorimi përfshinë të arriturat e institucioneve gjatë tërë vitit 2018, megjithatë ne kemi publikuar raporte për monitorim gjashtë dhe nëntë mujor. Në mënyrë që të japim një pasqyrë të qartë mbi gjendjen dhe procesin e implementimit të ERA–së ky studim fokusohet në shtjellimin e metodologjisë dhe rezultateve të procesit të monitorimit, analizimin e gjendjes aktuale rreth të arriturave dhe ngecjeve të institucioneve, si dhe ofrimin e konkluzione dhe rekomandime. 

Agjenda për Reforma Evropiane - Raporti i monitorimit për periudhën janar - shtator 2018

Tetor 2018

Anonym 0 7828 Article rating: No rating

Ky monitorim ka për qëllim vlerësimin e arritjeve dhe ngecjeve në kuadër të ARE. Fokusohet në vlerësimin e institucioneve të Kosovës në realizimin dhe zbatimin e masave dhe veprimeve të ARE. Tre organizatat e përfshira në këtë raport PIPS, GLPS dhe Instituti GAP, kanë monitoruar procesin vazhdimisht në mënyrë intensive në ministritë përkatëse dhe kanë përmbledhur vlerësimet e tyre të cilat janë të identifikuara në këtë raport. Ky punim shfaq në tërësi të gjithë progresin dhe ngecjen që përshkroi Qeverinë e Kosovës gjatë vitit 2018. Më e rëndësishmja, ky punim shërben si mekanizëm vetëdijësues për Qeverinë dhe qytetarët e Republikës së Kosovës në raport me integrimin evropian si dhe performancën e institucioneve të shtetit gjatë këtij rrugëtimi.

Raporti i Monitorimi të ERA Janar-Qershor 2018

Qershor 2018

Anonym 0 7010 Article rating: No rating

Qëllimi i këtij raporti të monitorimit të ARE-së është vlerësimi i arritjes së objektivave të mbetura të ARE-së të parapara që të finalizohen gjatë vitit 2018, sipas vendimit nr. 01/13 të Qeverisë së Kosovës për prioritetet kyçe të Agjendës Evropiane për vitin 2018. Të gjitha të dhënat e mbledhura dhe analizuara janë të detajuara në matricën e mëposhtme, ku vlerësohet puna e institucioneve përgjegjëse për përmbushjen e 11 objektivave të mbetura për shtyllën e parë, 12 objektivave për shtyllën e dytë dhe gjashtë objektivave për shtyllën e tretë.

RSS
12345