”Fotografimi” i situatës së përdorimit të energjisë në Kurbin dhe Suharekë e premte, 16 dhjetor 20220

”Fotografimi” i situatës së përdorimit të energjisë në Kurbin dhe Suharekë

Takimi prezantues i projektit “Rruga drejt përdorimit efiçent të burimeve natyrore vendore” u zhvillua më 14 dhjetor 2022 në Kurbin. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte prezantimi i gjetjeve të anketimit të zhvilluar gjatë 3 muajve të fundit me familjarë dhe biznese si dhe intervistime të aktorëve të ndryshëm vendorë në bashkitë e Kurbinit dhe Suharekës me qëllim për të vlerësuar situatën e konsumit të energjisë si dhe ndërgjegjësimin e aktorëve të ndryshëm mbi
“transformimin e gjelbër”.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin rreth 30 autoritete vendore në Kurbin dhe Suharekë, përfaqësues nga institucionet vendore, biznesi, shoqëria civile dhe media si dhe përfaqësues nga Sekretariati i Përbashkët Teknik IPA, me qendër në Lezhë.

Seminari i IV-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 20-të) e mërkurë, 5 tetor 20220

Seminari i IV-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 20-të)

Përfundon me sukses seminari i IV-të dhe i fundit i Shkollës Politike (Gjenerata e 20-të)!
Këto 3 ditë u karakterizuan përplot dinamikë, energji dhe diskutime interaktive.

Gjatë datave 16-18 shtator, PIPS mbajti seminarin e IV-të me radhë të Shkollës Politike me temën "Partite Politike dhe Komunikimi Politik" në të cilën pati ligjërata, diskutime të frytshme dhe debate.

Seminari solli tema të ndryshme mes grupit dhe ligjëruesve, por gjithashtu kësaj rradhe theks të veçantë pati komunikimi politik, pjesëmarrja dhe gjithpërfshirja e grave në politikë dhe partitë politike.

Ky seminar është mbajtur me mbështetjen e Konrad-Adenauer-Stiftung dhe Këshillit të Evropës - Council of Europe.
Seminari i III-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 20-të) e hënë, 4 korrik 20220

Seminari i III-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 20-të)

Përfundon me sukses seminari i 3️-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 20-të)! Tre ditë përplot energji, dinamikë dhe diskutime interaktive.

Gjatë datave 24-26 qershor, PIPS mbajti seminarin e III-të me radhë të Shkollës Politike me temën "Politika e Jashtme dhe Siguria Nacionale" e cila u karakterizua me ligjërata, diskutime dhe debate.

Ky seminar është mbajtur me mbështetjen e Advocacy Training and Resource Center - ATRC përmes Resilient Community Programme dhe Këshillit të Evropës - Council of Europe.
Konferenca Rajonale - Bashkëpunimi Rajonal dhe Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor e mërkurë, 29 qershor 20220

Konferenca Rajonale - Bashkëpunimi Rajonal dhe Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor

Me datë 20 qershor, PIPS në mbështetje nga Bashkimi Evropian mbajti Konferencën Rajonale “Bashkëpunimi Rajonal dhe Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor”.
Kjo ngjarje rajonale u organizua në kuadër të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kosovës (KSDW).
Duke pasur parasysh rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për axhendën e gjelbër dhe tranzicionin energjetik, kjo konferencë solli së bashku deputet, anëtarë të grupeve joformale parlamentare të gjelbra, përfaqësues të biznesit dhe shoqërisë civile nga vendet e rajonit (Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut).

Qëllimi i konferencës ishte që të diskutoj mbi rëndësinë dhe rolin e parlamentit në implementimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, sfidat për një tranzicion të suksesshëm energjetik si dhe të ardhmen e bizneseve në përgatitjen për tranzicionin e gjelbër.
Tryezë Diskutimi me Kryeministrin e Republikës së Kosovës (Shkolla Politike) e mërkurë, 29 qershor 20220

Tryezë Diskutimi me Kryeministrin e Republikës së Kosovës (Shkolla Politike)

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), në kuadër të programit të Shkollës Politike, gjenerata e 20-të, organizoi një tryezë diskutimi me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.


Në këtë diskutim u elaboruan një gamë temash të rëndësishme në lidhje me zhvillimet aktuale politike në vend. Ndër këto, grupi pati rastin të diskutoj me Kryeministrin për sfidat në implementimin e reformave të brendshme, zhvillimin ekonomik dhe integrimet evropiane nën dritën e dialogut Kosovë – Serbi.
RSS
First2345791011Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Takimi i tretë i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë
Jon Krasniqi
/ Kategoria: Aktivitetet

Takimi i tretë i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë

Takimi i tretë i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë

Instituti i Prishtinës për Studime Politike – PIPS, me mbështetjen e Demo Finland, më 29 korrik organizoi takimin e tretë të Forumit për Dialog Ndërpartiak.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të forumeve rinore të partive politike, të cilët patën mundësinë të diskutojnë për temën "Pse dhe si ka rëndësi kultura politike?" me z. Butrint Berisha.

Takimi filloi me një prezantim të shkurtër mbi kulturën politike, e cila kombinoi kornizën teorike me përvojat personale, duke inkurajuar pjesëmarrësit të reflektojnë mbi rolin e tyre brenda strukturave dhe vlerave politike.

Të rinjtë nga partitë politike, gjatë dialogut në stilin TimeOut, treguan gatishmëri për reflektim kritik dhe u diskutua se edhe pse reforma strukturore është e nevojshme, ndryshimi i vërtetë varet edhe nga transformimi i normave, pritshmërive dhe sjelljeve që përbëjnë jetën dhe kulturën politike. Kishte një mirëkuptim të përbashkët se kultura politike nuk është statike, ajo ndryshon me secilën gjeneratë – dhe se të rinjtë kanë një rol kyç në ndërtimin e një të ardhmeje më demokratike, gjithëpërfshirëse dhe pjesëmarrëse.

Një falenderim i veqantë për DEMO Finland për përkrahjen e vazhdueshme.

--

Treći sastanak Platforme za međustranački dijalog na Kosovu

Institut za političke studije iz Prištine – PIPS, uz podršku Demo Finland, organizovao je treći sastanak Foruma za međustranački dijalog 29. jula.

Na ovom sastanku učestvovali su predstavnici omladinskih foruma političkih partija, koji su imali priliku da diskutuju na temu „Zašto i kako je politička kultura važna?“ sa gospodinom Butrintom Berishom.

Sastanak je započeo kratkom prezentacijom o političkoj kulturi, koja je kombinovala teorijski okvir sa ličnim iskustvima, podstičući učesnike da razmisle o svojoj ulozi unutar političkih struktura i vrednosti.

Mladi iz političkih partija su tokom TimeOut dijaloga pokazali spremnost za kritičku refleksiju i prepoznali da, iako su strukturne reforme neophodne, stvarne promene zavise i od transformacije normi, očekivanja i ponašanja koji čine politički život i kulturu. Postojalo je zajedničko razumevanje da politička kultura nije statična, da se menja sa svakom generacijom, te da mladi imaju ključnu ulogu u izgradnji demokratskije, inkluzivnije i participativnije budućnosti.

Posebnu zahvalnost dugujemo Demo Finland na kontinuiranoj podršci.🙏

Previous Article Nënshkrimi i Deklaratës së përbashkët nga Forumet Rinore të Partive Politike
Next Article Takimi i dytë i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë
Print
1301 Rate this article:
No rating
Programet
  • Qeverisja cilësore
Viti i publikimit
  • 2025