Konferenca përmbyllëse e projektit 'Rruga drejt përdorimit efiçient vendor të burimeve natyrore'

16 dhjetor
Konferenca përmbyllëse e projektit 'Rruga drejt përdorimit efiçient vendor të burimeve natyrore'

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), Akademia e Studimeve Politike (ASP), Komuna Suharekë dhe Bashkia Kurbin organizuan konferencën përmbyllëse të projektit “Rruga drejt përdorimit efiqient vendor të burimeve natyrore”, që u mbajt të premten, më 13 dhjetor. Ky projekt është pjesë e Programit IPA II për bashkëpunim ndërkufitar Shqipëri-Kosovë.

Gjatë konferencës, u prezantuan rezultatet e arritura gjatë dy viteve të implementimit të projektit, me fokus në përmirësimin e efikasitetit energjetik dhe adresimin e sfidave klimatike.

Pjesëmarrësit kishin mundësinë të ndanin përvoja dhe ide me përfaqësues të Bashkisë së Kurbinit dhe Komunës së Suharekës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar. Po ashtu, u zhvilluan diskutime të thelluara mbi përfitimet që ka sjellë projekti për qytetarët e Suharekës dhe ndikimin e tij në sektorët publik dhe privat.

Gjatë ngjarjes, u nënshkrua edhe Memorandumi i Mirëkuptimi për bashkëpunimin ndërkufitar në fushën e energjisë midis dy bashkive.

Pas takimit, pjesëmarrësit realizuan një vizitë në fshatin Gelancë, për të parë investimin në ndriçimin efiçient në këtë fshat të Komunës së Suharekës.

Për më shumë detaje rreth realizimit të investimeve në Komunën e Suharekës mund të ndiqni videon në këtë link të YouTube: https://www.youtube.com/watch?v=jmqOWgyxG_g

Programet
  • Energjia dhe ambienti
  • Integrimi evropian
  • Qeverisja cilësore
Viti i publikimit
  • 2024
  • 16 dhjetor
  • Numri i shikimeve: 21139
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Rate this article:
No rating
Print
Aktivitetet më të shikuara
 
Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

11 korrik 2019

Me datën 7 Korrik Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikoi analizën e politikave “Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë”. Analiza e hartuar pas një periudhe disamujore hulumtimi ofron një përshkrim të përgjithshëm të situatës aktuale të reformës së administratës publike, gjegjësisht zbatimit të racionalizimit të agjencive të pavarura, ekzekutive dhe rregullatorëve.

e enjte, 11 korrik 2019/Author: SuperUser Account/Numri i shikimeve (54369)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

15 korrik 2020

Më 15 Korrik, Shkolla Politike mbajti një diskutim me Z. Shpend Ahmeti, Kryetarin e Komunës së Prishtinës me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare".

e mërkurë, 15 korrik 2020/Author: Anonym/Numri i shikimeve (47565)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Mbahet seminari i dytë i Shkollës Politike 2020

Mbahet seminari i dytë i Shkollës Politike 2020

30 korrik 2020

Prej 21-23 Korrik dhe 28-30 Korrik u mbajt seminari i dytë i Shkollës Politike online. Përgjatë gjashtë ditëve pjesëmarrësit morrën pjesë në ligjërata nga ekspertë të politikave publike për fushat e ideologjisë politike dhe ndërlidhjes me politikat publike.

e enjte, 30 korrik 2020/Author: Anonym/Numri i shikimeve (45432)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Çertifikohet Shkolla Politike dhe mbahet diskutimi Viti 2018 për Kosovën: Vit i konsensusit politik apo vazhdim në udhëkryqin e vjetër

Çertifikohet Shkolla Politike dhe mbahet diskutimi Viti 2018 për Kosovën: Vit i konsensusit politik apo vazhdim në udhëkryqin e vjetër

18 dhjetor 2017

Me datën 18 dhjetor, Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka mbajtur eventin final për Gjeneratën e 15-të, ku u shpërndanë diplomat për pjesëmarrësit. Në pjesën e dytë të eventit u mbajt diskutimi “Viti 2018 për Kosovën: Vit i konsensusit politik apo vazhdim në udhëkryqin e vjetër”.

e hënë, 18 dhjetor 2017/Author: Anonym/Numri i shikimeve (45102)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
RSS