Aktivitetet më të shikuara
Tryeza "Procesi i Integrimit Evropian: Ku qëndron Kosova?"
Me datën 3 Nëntor 2017, PIPS dhe GLPS organizuan tryezën: Procesi i Integrimit Evropian: Ku qëndron Kosova? Në këtë tryezë GLPS poashtu publikoi analizën e politikave: “Kosova, Integrimi Evropian dhe Marrëveshja e Stabilizim Asociimit: Një analizë mbi perceptimet e qytetarëve”.
Paneli i kësaj tryeze u përbë nga: Albana MERJA (GLPS), Blerta DELIU-KODRA (Kryesuese e Komisionit për Integrime Evropiane), Ilir DEDA (Anëtar i Komisionit për Integrime Evropiane), Glauk KONJUFCA (Anëtar i Komisionit për Integrime Evropiane), Ahmet ISUFI (Anëtar i Komisionit për Integrime Evropiane), Armend ZEMAJ (Anëtar i Komisionit për Integrime Evropiane).
Kjo tryezë ishte ngjarja e fundit e projektit BE-Kosova-MSA (Kontrata jonë për të ardhmen) i cili u implementua nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) me përkrahjen nga Ambasda Mbretërore e Holandës në Kosovë.
Programet | |
Viti i publikimit | |