e martë, 10 mars 2015

U mbajt Moduli i parë i Shkollës Politike

U mbajt Seminari i parë i Shkollës Politike me temën Shteti dhe Shoqëria.

e hënë, 2 mars 2015

Presidentja Atifete Jahjaga pret PIPS-in dhe organizatat e tjera rreth anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka organizuar një takim me Presidenten e Kosovës Znj. Atifete Jahjaga.

RSS
First171819202122232426
Aktivitetet më të shikuara
 
Seminari i parë i Shkollës Politike 2017 "Shteti dhe shtetësia: Qasja normative dhe e bazuar në vlera në politikë"
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Seminari i parë i Shkollës Politike 2017 "Shteti dhe shtetësia: Qasja normative dhe e bazuar në vlera në politikë"

Prej 3-5 Mars 2017 u mbajt seminari i parë i Shkollës Politike për vitin 2017 me temën "Shteti dhe Shtetësia: Qasja normative dhe e bazuar në vlera në politikë". Dita e parë përfshiu ligjërata nga Oliver Richmond, nga Universiteti i Manchesterit, si dhe Ibrahim Berisha, profesor në Universitetin e Prishtinës. Profesor Richmond diskutoi aspektet e paqendërtimit dhe shtetndërtimit. Ndërsa profesor Berisha diskutoi normat në Kosovë, ato shoqërore dhe teknike. Dita e dytë vazhdoi me dimensionin e dytë, ku trajtohet shteti si funksion. Këtë temë e përmblodhën Ermal Hasimja nga Universiteti i Tiranës; Arber Zaimi, këshilltar politik në LVV; dhe Valon Kurhasani nga NDI Kosova. Dita e tretë përfundoi me ligjëratën e Agim Nesho, ish-amabasador i Shqiperisë në OKB për 9 vite, i cili dha mesazhe të qarta të orientimit strategjik të politikës së jashtme shqiptare. Ndërsa Adem Beha, ligjërues në Universitetin e Prishtinës, foli për idenë e shtetit si dhe diferencimet e koncepteve të paqendërtimit dhe shtetndërtimit.

Previous Article Ligjërata "Njohja Diplomatike e Kosovës - Arritjet dhe Sfidat"
Next Article Agjenda e Kosovës dhe rajonit për eficiencë të energjisë: Vizita e deputetëve të Kuvendit të Kosovës në Mal të Zi
Print
21763 Rate this article:
No rating