Në datat 2-4 Mars Shkolla Politike mbajti Seminarin e parë për Gjeneratën e 16-të me temën “Shteti dhe Shoqëria: Identiteti Politik, Qeverisja dhe Rendi Politik”. Ky Seminar u përqëndrua në procesin e shtetndërtimit të Kosovës pas avancimit formal politik nga administrimi i OKB në krijimin e shtetit, gjithashtu duke prekur rolin e akterëve dhe kontekstit ndërkombëtar në këtë proces. Hapja e Seminarit u bë nga Leonora Kryeziu, Drejtoreshë Ekzekutive e PIPS, si dhe Granit Ternava, përfasësues i Konrad Adenauer Stiftung, fondacioni që ka bashkëpërkrahur këtë Seminar. Gjithashtu, gjatë hapjes pjesëmarrësit e Shkollës Politike patën rastin të dëgjojnë ligjëratën Këshilli i Evropës: Roli në Promovimin e Demokracisë nga Gjylieta Mushkolaj, ku u diskutua mbi rolin e KE, mundësitë që paraqet për Kosovën kjo organizatë dhe procesin e harmonizimit të legjislacionit, në përputhje me standardet e kësaj organizate.
Në ditën e parë të Seminarit Adem Beha, ligjërues në UP, mbajti një ligjëratë mbi Shtetin si Kornizë Fundamentale të Jetës Politike, ndërsa Ermal Hasimja, Profesor në Universitetin Evropian të Tiranës ligjëroi mbi legjitimimin e shtetit, pjesëmarrjen, përfaqësimin dhe qeverisjen. Në ditën e dytë pjesëmarrësit e Shkollës mbajtën tre ligjërata: me Gëzim Visokën, shkencëtar politik në Universitetin e Dublin, që ligjëroi temën Njohja Ndërkombëtare e Kosovës: Shtetndërtimi, Pavarësia dhe Njohjet; me Anton VUKPALAJ, Profesor në Universitetin e Prishtinës, mbi Paqendërtimn dhe Drejtësinë Tranzicionale në Ballkanin Perëndimor; dhe me Adri Nurellarin, mbi Shtetin si Funksion dhe Organizimin e Sistemit të Shtetësisë. Në ditën e tretë Krenar Gashi, kandidat për PhD në Universitetin e Gent, ligjëroi me temën Kosova në kontekstin e Integrimit Europian, ndërsoi diskutimi final mbi Procesin e Shtetndërtimit të Kosovës u mbajt me përfaqësues nga partitë politike: Memli Krasniqi (PDK) dhe Hykmete Bajrami (LDK).
Programet | |
Viti i publikimit | |