e premte, 27 maj 2016

PIPS organizon tryezën për diskutim mbi ligjin e ri të Efiçencës së Energjisë

Aktiviteti është përkrahur nga Fondi Regjional i hapur i GIZ-it për Evropen Jug-lindore.

e hënë, 25 prill 2016

Po mbahet Seminari i dytë i Shkollës Politike

Këtë vikend po mbahet Seminari i dytë Gjeneratës së trembëdhjetë të Shkollës Politike. Tema e këtij Seminari është Demokracia dhe Zhvillimi, ndërsa debatet do të trajtojnë koncepte si: modelet e zhvillimit, kompetencat e nivelit lokal dhe nivelit qendror politik në zhvillimin e një vendi, lidhjen e sundimit të ligjit me zhvillimin ekonomik etj.

e enjte, 18 shkurt 2016

PIPS në Buletinin e Këshillit të Evropës

Në Newsletter-in e fundit të Këshillit të Evropës, që përmbledh aktivitetet e Shkollave Politike është përmendur publikimi i PIPS rreth “Gadishmërisë së Kosovës për të përmbushur kriteret për anëtarësim në Këshillin e Evropës: Një qasje krahasuese”

e enjte, 11 shkurt 2016

U mbajt punëtoria me OJQ-të për rritjen e dialogut publik rreth Efiçencës së Energjisë

Aktiviteti është përkrahur nga Fondi Regjional i hapur i GIZ-it për Evropen Jug-lindore- Projekti EE në kuadër te dialogut publik për përdorim të qëndrueshëm të energjisë.

e diel, 6 dhjetor 2015

PIPS nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit në Sarajevë

Më 4 Dhjetor në Sarajevë Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka nënshkruar marrëveshje që përfshin shtatë vendet e rajonit të Evropës Jug-lindore, Forumin Baltik të Ambientit Gjerman (BEF) dhe German Organisation Deutsche fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ).

RSS
First1718192021222325
Aktivitetet më të shikuara
 
Shkolla Politike në Forumin Botëror për Demokraci në Strasburg 2017
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Shkolla Politike në Forumin Botëror për Demokraci në Strasburg 2017

Shkolla Politike e Prishtinës morri pjesë në Forumin Botëror për Demokraci, i cili u mbajt prej 8-10 Nëntor. Forumi Botëror për Demokraci organizohet nga organizata e Këshillit të Evropës. Tema e këtij viti ka të bëjë me populizmin, si dhe rolin e medias në rritjen e tij vitet e fundit, nëpër vendet evropiane.

Për pjesëmarrësit, ky event me një audiencë të gjerë ofron diskutime interesante me folës nga të githa vendet e botës dhe përpos kësaj paraqet një mundësi për të krijuar rrjet dhe kontakte të reja.

Gjithashtu, në këtë event pjesëmarrësit e Shkollës Politike të Prishtinës do të certifikohen nga Këshilli i Evropës, së bashku me pjesëmarrësit nga 21 vendet e tjera.

 

 

Previous Article Mbahet Seminari i parë i Shkollës Politike "Shteti dhe Shoqëria"
Next Article Pjesëmarrja në Forumin Botëror të Demokracisë Strasburg 2016
Print
23058 Rate this article:
No rating
Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2017