Tryezë diskutimi:"Politika e Jashtme e Kosovës: Prioritetet dhe Sfidat" e hënë, 23 prill 20180

Tryezë diskutimi:"Politika e Jashtme e Kosovës: Prioritetet dhe Sfidat"

Instituti i Prishtinës për Studime Politike me datën 23 Prill organizoi tryezën tematike "Politika e Jashtme e Kosovës: Prioritetet dhe Sfidat". Në këtë tryezë morrën pjesë: Behgjet PACOLLI (Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës), Vjosa OSMANI (Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike), Ardian ARIFAJ (Presidenca e Kosovës), Lulzim PECI (Instituti KIPRED), Ruairi O’CONNELL (Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë).

Seminari i dytë i Shkollës Politike "Shteti si kuadër fundamental për të vetë-qeverisur: Politika e politikave publike" e diel, 22 prill 20180

Seminari i dytë i Shkollës Politike "Shteti si kuadër fundamental për të vetë-qeverisur: Politika e politikave publike"

Seminari i dytë i Shkollës Politike për Gjeneratën e 16-të me temën “Shteti si kuadër fundamental për të vetëqeverisur: Politika e Politikave Publike” u mbajt më 20-22 Prill. Ky Seminar shqyrtoi kontekstin e tanishëm të lidhjes mes politikës dhe politikave publike, vecanërisht në raport me zhvillimin dhe shtet-ndërtimin e Kosovës.  

PIPS dhe Komisioni për Punë të Jashtme me Memorandum të Mirëkuptimit e premte, 30 mars 20180

PIPS dhe Komisioni për Punë të Jashtme me Memorandum të Mirëkuptimit

Me datën 30 Mars u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Leonora Kryeziu, Drejtoreshë Ekzekutive e Institutit të Prishtinës për Studime Politike (PIPS) dhe Vjosa Osmani-Sadriu, kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike. 

 

Takim me Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri e mërkurë, 14 mars 20180

Takim me Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri

Më 14 mars 2018, e mërkure, Drejtoresha Ekzekutive e Institutit të Prishtinës për Studime Politike, znj. Leonora Kryeziu prezantoi në takimin e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri të Kuvendit të Kosovës projektin e GIZ ORF-EE "Bashkëpunimi rajonal dhe zhvillimi i kapaciteteve të deputetëve të Evropës Juglindore për eficiencën e energjisë dhe mbrojtjen klimatike. 

Seminari i parë i Shkollës Politike 2018 “Shteti dhe Shoqëria: Identiteti Politik, Qeverisja dhe Rendi Politik” e diel, 4 mars 20180

Seminari i parë i Shkollës Politike 2018 “Shteti dhe Shoqëria: Identiteti Politik, Qeverisja dhe Rendi Politik”

Në datat 2-4 Mars Shkolla Politike mbajti Seminarin e parë për Gjeneratën e 16-të me temën “Shteti dhe Shoqëria: Identiteti Politik, Qeverisja dhe Rendi Politik”. Ky Seminar u përqëndrua në procesin e shtetndërtimit të Kosovës pas avancimit formal politik nga administrimi i OKB në krijimin e shtetit, gjithashtu duke prekur rolin e akterëve dhe kontekstit ndërkombëtar në këtë proces.

RSS
First1617181921232425Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Energjia dhe Ambienti
SuperUser Account
/ Kategoria: Energjia dhe Ambienti

Energjia dhe Ambienti

PIPS është angazhuar në hulumtim, ngritje të kapaciteteve dhe avokim në fushën e energjisë dhe ambientit për një periudhë disavjeçare. Prej vitit 2012 PIPS është pjesë e Iniciativës Rajonale për Dialog Publik, të mbështetur nga GIZ Open Regional Fund for South-East Europe-Energy Efficiency, qëllimi i së cilës është të rrisë debatin publik mbi efiçiencën e energjisë dhe mbrojtjen klimatike në shtatë shtetet e Ballkanit.

Gjatë këtyre viteve, PIPS ka organizuar një numër ngjarjesh (dëgjime parlamentare, tryeza diskutimi, punëtori, shkëmbime rajonale) dhe poashtu ka publikuar raporte politikash, duke i kontribuar dialogut publik mbi temat e lartëpërmendura, avokuar te politikëbërësit, rritur vëmendjen e mediave dhe organizatave të shoqërisë civile, ofruar rekomandime për hapat e rradhës dhe duke rritur bashkëpunimin rajonal dhe ndërsektorial.

Në periudhën prej 2017 deri në 2020 PIPS ka bashkëpunuar me deputetët e Kuvendit të Kosovës, partnerë, ekspertë të energjisë dhe ekspertë të mobilitetit urban, deputetë nga rajoni, dhe deputetë nga Parlamenti Evropian në mbajtjen e disa aktiviteteve me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të deputetëve kosovarë dhe rritjes së debatit rreth temave të eficiencës së energjisë dhe mobilitetit urban. Aktivitetet në kuadër të këtij projekti kanë intensifikuar diskutimet në Kuvendin e Kosovës dhe ndërmjet Kuvendit dhe shoqërisë civile për mbrojtjen e ambientit, zhvillimin e qëndrueshëm, dhe zhvillimim e politikave të ambientit në pajtim me Direktivat e BE-së dhe obligimet e Kosovës si shtet kontraktues në Komunitetin e Energjisë. Ky angazhim ka iniciuar diskutimin për krijimin e Grupit të Gjelbër të Deputetëve në Kuvendin e Kosovës, gjë që u realizua në Prill të vitit 2019.

Më tutje, në vitin 2019 duke parë nevojën për raportim cilësor të mediave kosovare rreth çështjeve të efiçiencës së energjisë, energjisë së qëndrueshme dhe ndryshimit klimatik, PIPS ka filluar zbatimin e projektit "Ngritja e kapaciteteve të gazetarëve kosovarë në fushën e energjisë dhe ambientit".
 

Print
108652 Rate this article:
No rating