Gazetarët e Programit për Energji dhe Ambient takohen me Grupin e Deputetëve të Gjelbër e premte, 27 nëntor 20200

Gazetarët e Programit për Energji dhe Ambient takohen me Grupin e Deputetëve të Gjelbër

Me 27 Nëntor grupi i gazetarëve të Programit të PIPS për gazetarët në energji dhe ambient u takuan me Grupin e Deputetëve të Gjelbër (GDGJ).

Gazetarët patën mundësinë të njoftohen me objektivat afatshkurte dhe afatgjata të GDGJ dhe angazhimin e tyre në çështjet e mbrojtjes së mjedisit, dhe prioritizimin e tyre në agjendën nacionale.

Më tutje, diskutimi mbuloi cështjen e hidrocentraleve dhe situatës energjetike, orientimin e politikave zhvillimore kah qëndrueshmëria si dhe ngritjen e vetëdijes për mbulimin e temave mjedisore edhe nga mediat kosovare.
Diskutimi dhe publikimi i analizës për fazën e dytë të racionalizimit të agjencive dhe rregullatorëve në Kosovë e mërkurë, 25 nëntor 20200

Diskutimi dhe publikimi i analizës për fazën e dytë të racionalizimit të agjencive dhe rregullatorëve në Kosovë

Me 25 Nëntor PIPS publikoi analizën për fazën e dytë të racionalizimit të agjencive dhe rregullatorëve në Kosovë. Bashkë me përfaqësues nga institucionet kyce - kuvendi, ministria e administratës publike dhe agjencitë të përfshirura në këtë reformë diskutuam për mundësitë e fazës së dytë.

Si pjesë e prioriteteve politike të dakorduara ndërmjet Kosovës dhe BE-së në vitin 2016, për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, zbatimi i fazës së parë të kësaj reforme nuk është përmbyllur, e rrjedhimisht ka vonesa në zbatimin e fazës së dytë, që sipas planit të veprimit për zbatimin e tërë reformës, synohej të përmbyllej deri në fund të këtij viti.
Punëtoria për raportimin mjedisor me gazetarët kosovarë e diel, 25 tetor 20200

Punëtoria për raportimin mjedisor me gazetarët kosovarë

Prej 13 deri më 20 tetor 2020 organizuam punëtorinë për raportim mjedisor me gazetarin gjerman Dirk Asendorpf dhe grupin e gazetarëve kosovarë të profilizuar në hulumtumin dhe shkrimin rreth çështjeve të mjedisit. Përgjatë katër sesioneve, në fasilitimin e ekspertit të huaj, gazetarët kosovarë patën mundësinë të dëgjonin për historinë e raportimit mjedisor, sfidat e tanishme, praktikat më të mira, këndet e raportimit, mënyrat e prezantimit të storieve si dhe përvojat nga Gjermania.

Mbahet seminari i tretë i Shkollës Politike 2020 me gjeneratën e 18-të e hënë, 12 tetor 20200

Mbahet seminari i tretë i Shkollës Politike 2020 me gjeneratën e 18-të

Gjatë fundjavës së 9 tetorit PIPS mbajti seminarin e tretë të Shkollës Politike për gjeneratën e tetëmbëdhjetë me rradhë.
Ky seminar mbuloi temën "Politika e Jashtme dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare".

Me një grup të ekspertëve të fushës diskutuam dinamikat dhe teoritë kryesore të politikës së jashtme dhe sigurisë, veçanërisht ndërlidhjen e tyre me kontekstin e Kosovës.

Gjatë këtyre ditëve diskutuam për ndërveprimin mes politikës së jashtme, teorisë së marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të drejtës ndërkombëtare publike, Kosovën në kontekstin e ri rajonal dhe botëror; sfidat e sovranitetit të Kosovës dhe ç'njohjet si dhe Kosovën në kornizën shumëpalëshe dhe anëtarësimin potencial në NATO.
Mbahet seminari i dytë i Shkollës Politike 2020 e enjte, 30 korrik 20200

Mbahet seminari i dytë i Shkollës Politike 2020

Prej 21-23 Korrik dhe 28-30 Korrik u mbajt seminari i dytë i Shkollës Politike online. Përgjatë gjashtë ditëve pjesëmarrësit morrën pjesë në ligjërata nga ekspertë të politikave publike për fushat e ideologjisë politike dhe ndërlidhjes me politikat publike.

RSS
First7891012141516Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

U mbajt tryeza ‘Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës’

U mbajt tryeza ‘Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës’. Tryeza kishte për qëllim diskutimin e relacionit Kosovë, Këshillin e Evropës dhe anëtarësimin sa më të shpejtë të Kosovës në këtë organizatë. Në këtë tryezë ishin ish-Presidentja e vendit Atifete Jahjaga, ish-Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, Ekspertja e të Drejtave të Njeriut Gjylieta Mushkolaj dhe Fisnik Korenica.

Hapja e tryezës dhe drejtimi i debatit u bë nga Drejtoresha Ekzekutive e PIPS, Leonora Kryeziu e cila vuri theksin në rëndësinë jetike të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë në të mirë të qytetarit të Kosovës. “Shoqëria Civile kosovare mbështet anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë dhe kërkon që aplikacioni të dërgohet sa më shpejtë të jetë e mundur", tha ajo.

Presidentja e vendit Atifete Jahjaga gjithashtu theksoi se anëtarësimi në këtë organizatë është një nevojë urgjente për forcimin e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit. Sipas Presidentes së vendit bashkëpunimi i ngushtë mes shoqërisë civile dhe institucioneve shtetërore për anëtarësimin në këtë organizatë është një shembull dhe precedent që duhet ndjekur dhe përsëritur.

Ish-Ministri Hoxhaj theksoi rëndësinë e krijimit të një momentumi që do të vinte nga një proces lobimi nga shumë anë, para se të aplikohet. Aplikimi duhet të vijë bashkë me një proces të përbashkët pune nga të gjitha sferat, sipas tij.

Ekspertët juridikë Gjylieta Mushkolaj dhe Fisnik Korenica i rekomanduan qeverisë së Kosovës që sa më shpejtë të jetë e mundur të dërgojë aplikacionin për anëtarësim në KE.

Previous Article PIPS mbajti Seminarin për Energji dhe Mjedis për gazetarët kosovar
Next Article Konferenca informuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit në Pejë
Print
29917 Rate this article:
No rating
Programet
  • Politika e jashtme
Viti i publikimit
  • 2015