Number of search result: 20

Diskutimi mbi Reformën e Administratës Publike në Kosovë

Diskutimi mbi Reformën e Administratës Publike në Kosovë

14 korrik 2021

Më 14 Korrik PIPS mbajti diskutimin për ecurinë e reformës së administratës publike në Kosovë.

Diskutimi mblodhi hulumtues, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues qeveritarë e shërbyes civilë për të folur për ngecjet dhe koordinimin e duhur për progresin e kësaj reforme të nevojshme.

Gjatë diskutimit u prezantua raporti përmbledhës për reformën e administratës publike, i punuar nga PIPS.

Kontribut në panel dhanë Znj. Venera Ramaj nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Z. Valon Gashi nga Zyra për Kritere Politike e Zyrës së Kryeministrit dhe Z. Demush Shasha nga Instituti EPIK.

Pikat kryesore nga diskutimi ishin:
- Mungesa e vizionit dhe vullnetit politik si dhe jostabiliteti politik kanë ndikuar në stagnimin e reformës;
- Digjitalizimit të administratës publike duhet t'i vihet theks të veçantë si pjesë e reformës dhe për arsye të përfitimeve të cilat do të pasonin;
- Për krijimin e hovit për reformën duhet edhe të forcohet koordinimi ndërmjet nivelit lokal dhe qendror;
- Reforma nuk duhet të shihet vetëm si kusht nga BE-ja por edhe si mundësi për përafrimin me BE-në.
e mërkurë, 14 korrik 2021/Author: Anonym/Numri i shikimeve (22270)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Diskutim mbi Reformën e Sistemit të Inspektimeve në Kosovë

Diskutim mbi Reformën e Sistemit të Inspektimeve në Kosovë

11 maj 2021

Më 11 Maj PIPS mbajti diskutimin për reformën e sistemit të inspektimeve në vend, ku morrën pjesë përfaqësues nga inspektoratet, ministritë përgjegjëse dhe shoqëria civile.

Gjatë kësaj ngjarje u prezantua analiza e PIPS si dhe u mbajt një diskutim mes pjesëmarrësve dhe panelistëve rreth aspekteve ligjore të reformës, kontekstit të tanishëm dhe pengesat e inspektorateve në lidhje me zbatimin e reformës.
e martë, 11 maj 2021/Author: Anonym/Numri i shikimeve (21833)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Diskutimi dhe publikimi i analizës për fazën e dytë të racionalizimit të agjencive dhe rregullatorëve në Kosovë

Diskutimi dhe publikimi i analizës për fazën e dytë të racionalizimit të agjencive dhe rregullatorëve në Kosovë

25 nëntor 2020

Me 25 Nëntor PIPS publikoi analizën për fazën e dytë të racionalizimit të agjencive dhe rregullatorëve në Kosovë. Bashkë me përfaqësues nga institucionet kyce - kuvendi, ministria e administratës publike dhe agjencitë të përfshirura në këtë reformë diskutuam për mundësitë e fazës së dytë.

Si pjesë e prioriteteve politike të dakorduara ndërmjet Kosovës dhe BE-së në vitin 2016, për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, zbatimi i fazës së parë të kësaj reforme nuk është përmbyllur, e rrjedhimisht ka vonesa në zbatimin e fazës së dytë, që sipas planit të veprimit për zbatimin e tërë reformës, synohej të përmbyllej deri në fund të këtij viti.
e mërkurë, 25 nëntor 2020/Author: Anonym/Numri i shikimeve (24810)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Tryeza e diskutimit me temën "Agjenda për Reforma Evropiane (ERA) në sektorin e punësimit"

Tryeza e diskutimit me temën "Agjenda për Reforma Evropiane (ERA) në sektorin e punësimit"

11 nëntor 2019

Instituti i Prishtines per Studime Politike, Group for Legal and Political Studies dhe Instituti GAP mbajtën më 11 Nëntor tryezën e diskutimit me titullin: “Agjenda për Reforma Evropiane (ERA) në sektorin e punësimit”.

e hënë, 11 nëntor 2019/Author: SuperUser Account/Numri i shikimeve (24126)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Tryeza “Zbatimi i Agjendës për Reforma Evropiane (ERA) dhe pritshmëritë për ERA 2”

Tryeza “Zbatimi i Agjendës për Reforma Evropiane (ERA) dhe pritshmëritë për ERA 2”

14 mars 2019

Me datën 14 Mars 2019, Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) së bashku me Grupin për Studime Politike dhe Juridike (GLPS) dhe Instituti GAP organizuan tryezë diskutimi me temën “Zbatimi i Agjendës për Reforma Evropiane (ERA) dhe pritshmëritë për ERA 2”. Të pranishme në panel ishin Dhurata Hoxha - Ministre e Integrimit Evropian, Nataliya Apostolova - Shefe e Zyrës së BE në Kosovë dhe Gerrie Willems - Ambasadore e Mbretërisë së Hollandës në Kosovë.

e enjte, 14 mars 2019/Author: Anonym/Numri i shikimeve (27106)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Monitorimi i realizimit të objektivave nga Agjenda për Reforma Evropiane (ERA)

Monitorimi i realizimit të objektivave nga Agjenda për Reforma Evropiane (ERA)

3 gusht 2018

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), Instituti GAP, dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) më 3 Gusht kanë mbajtur konferencë për media me temën “Monitorimi i realizimit të objektivave nga Agjenda për Reforma Evropiane (ERA)”. Në këtë konferencë u prezantuan të gjeturat nga monitorimi i obligimeve të mbetura dhe të parapara që të finalizohen gjatë vitit 2018, sipas vendimit të mbledhjes së trembëdhjetë të Qeverisë së Kosovës që u mbajt në nëntor të vitit të kaluar.

 

e premte, 3 gusht 2018/Author: Anonym/Numri i shikimeve (24355)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
RSS
1234