Punëtoria për raportimin mjedisor me gazetarët kosovarë

Punëtoria për raportimin mjedisor me gazetarët kosovarë

25 tetor 2020

Prej 13 deri më 20 tetor 2020 organizuam punëtorinë për raportim mjedisor me gazetarin gjerman Dirk Asendorpf dhe grupin e gazetarëve kosovarë të profilizuar në hulumtumin dhe shkrimin rreth çështjeve të mjedisit. Përgjatë katër sesioneve, në fasilitimin e ekspertit të huaj, gazetarët kosovarë patën mundësinë të dëgjonin për historinë e raportimit mjedisor, sfidat e tanishme, praktikat më të mira, këndet e raportimit, mënyrat e prezantimit të storieve si dhe përvojat nga Gjermania.

e diel, 25 tetor 2020/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (14)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Mbahet seminari i tretë i Shkollës Politike 2020 me gjeneratën e 18-të

Mbahet seminari i tretë i Shkollës Politike 2020 me gjeneratën e 18-të

12 tetor 2020

Gjatë fundjavës së 9 tetorit PIPS mbajti seminarin e tretë të Shkollës Politike për gjeneratën e tetëmbëdhjetë me rradhë.
Ky seminar mbuloi temën "Politika e Jashtme dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare".

Me një grup të ekspertëve të fushës diskutuam dinamikat dhe teoritë kryesore të politikës së jashtme dhe sigurisë, veçanërisht ndërlidhjen e tyre me kontekstin e Kosovës.

Gjatë këtyre ditëve diskutuam për ndërveprimin mes politikës së jashtme, teorisë së marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të drejtës ndërkombëtare publike, Kosovën në kontekstin e ri rajonal dhe botëror; sfidat e sovranitetit të Kosovës dhe ç'njohjet si dhe Kosovën në kornizën shumëpalëshe dhe anëtarësimin potencial në NATO.
e hënë, 12 tetor 2020/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (147)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Mbahet seminari i dytë i Shkollës Politike 2020

Mbahet seminari i dytë i Shkollës Politike 2020

30 korrik 2020

Prej 21-23 Korrik dhe 28-30 Korrik u mbajt seminari i dytë i Shkollës Politike online. Përgjatë gjashtë ditëve pjesëmarrësit morrën pjesë në ligjërata nga ekspertë të politikave publike për fushat e ideologjisë politike dhe ndërlidhjes me politikat publike.

e enjte, 30 korrik 2020/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (1223)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

15 korrik 2020

Më 15 Korrik, Shkolla Politike mbajti një diskutim me Z. Shpend Ahmeti, Kryetarin e Komunës së Prishtinës me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare".

e mërkurë, 15 korrik 2020/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (1205)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Ligjërata me Dr. Gëzim Visoka dhe Shkollën Politike me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme:Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes"

Ligjërata me Dr. Gëzim Visoka dhe Shkollën Politike me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme:Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes"

5 maj 2020

Shkolla Politike ka mbajtur ligjëratën me Dr. Gëzim Visoka me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme: Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes".

e martë, 5 maj 2020/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (1211)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Seminari i parë i Shkollës Politike 2020

Seminari i parë i Shkollës Politike 2020

10 mars 2020

Gjenerata e 18-të e Shkollës Politike sot ka mbajtur seminarin e parë Shteti dhe Shoqëria: Orientimi Politik, Qeverisja dhe Rendi Politik. 

e martë, 10 mars 2020/Author: SuperUser Account/Numri i shikimeve (1036)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
RSS
1345678910Last