Gjatë ditës së djeshme, PIPS organizoi një takim ndërpartiak me asambleistë komunalë, të fokusuar në gjendjen aktuale të hapësirave publike në Prishtinë, sfidat në menaxhimin dhe mirëmbajtjen e tyre, si dhe mundësitë për përmirësim.
Në kuadër të takimit, z. Agron Demi, Drejtor Ekzekutiv i Atlas Institute, dhe z. Leutrim Retkoceri, Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit, diskutuan mbi sfidat kryesore dhe përgjegjësitë e institucioneve lokale në adresimin e tyre.
Diskutimi me pjesëmarrësit u përqendrua në rolin e asambleistëve, përfshirjen e qytetarëve dhe identifikimin e veprimeve konkrete për përmirësimin e hapësirave publike përmes bashkëpunimit ndërpartiak.
Gjithashtu, u theksua përgjegjësia e asambleistëve për përfaqësimin e qytetarëve dhe nevoja për angazhim më të madh e më aktiv në adresimin dhe zgjidhjen e sfidave me të cilat përballen ata, ndërsa u diskutuan edhe problemet kryesore që lidhen me mirëmbajtjen, shfrytëzimin dhe përmirësimin e hapësirave Publike.
Ky aktivitet u organizua në kuadër të punës së PIPS për fuqizimin e dialogut dhe bashkëpunimit ndërpartiak në nivel lokal, me mbështetjen e Demo Finland.
| Programet | |
| Viti i publikimit | |