X
Per Ne
Shkolla Politike
Programet
Aktivitetet
Publikimet
GO
|
Login
GO
|
Login
Per Ne
Shkolla Politike
Programet
Aktivitetet
Publikimet
>
e mërkurë, 29 qershor 2022
0
Tryezë Diskutimi me Kryeministrin e Republikës së Kosovës (Shkolla Politike)
Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), në kuadër të programit të Shkollës Politike, gjenerata e 20-të, organizoi një tryezë diskutimi me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.
Në këtë diskutim u elaboruan një gamë temash të rëndësishme në lidhje me zhvillimet aktuale politike në vend. Ndër këto, grupi pati rastin të diskutoj me Kryeministrin për sfidat në implementimin e reformave të brendshme, zhvillimin ekonomik dhe integrimet evropiane nën dritën e dialogut Kosovë – Serbi.
e mërkurë, 29 qershor 2022
0
Seminari i II-të i Shkollës Politike të Gjeneratës së 20-të
Përfundon me sukses seminari i II-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 20-të)!
Gjatë datave 20-22 maj, PIPS mbajti seminarin e II-të me radhë të Shkollës Politike me temën "Politikat publike, ekonomia dhe politika" e cila u karakterizua me ligjërata, debate dhe punë në grupe.
Seminari solli një debat të frytshëm dhe energjik mes grupit dhe ligjëruesve.
Shkolla Politike mbështetet nga Këshilli i Evropës.
Temat e energjisë u mbështeten nga Zyra e Presidentes së Kosovës.
e mërkurë, 13 prill 2022
0
Seminari i I-rë i Shkollës Politike të Gjeneratës së 20-të
Përmbyllet me sukses seminari i I-rë i Gjeneratës së 20-të të Shkollës Politike!
Gjatë datave 1,2 dhe 3 prill, PIPS mbajti seminarin e I-rë me gjeneratën e 20-të të Shkollës Politike me temën “Shteti dhe Shoqëria”, e cila u karakterizua me ligjërata, diskutime të frytshme si dhe debate dhe punë në grupe. Shkolla Politike ishte me fat të kishte pjesë së saj ligjërues me tema të ndryshme si: Dr. Fisnik Korenica (Shteti si kornizë themelore e jetës politike: Shtetndërtimi dhe sovraniteti), Dr. Lumir Abdixhiku (Zhvillimi Politik), Dr. Gëzim Krasniqi (Marrëdhëniet ndërmjet Shtetit dhe Shoqërisë), Dr. Ramadan Ilazi (Zbërthimi i konceptit të shtetit në kontekstin e studimeve të paqes dhe konfliktit), Prof. Iain McMenamin (Përcaktimi, matja dhe luftimi i korrupsionit), Dr. Seb Bytyçi (Institucionet në vendet në transformim), Dr. Bernard Nikaj (Procesi i Integrimit Evropian) dhe Dr. Gëzim Visoka (Paqendërtimi dhe drejtësia tranzicionale).
Gjenerata e 20-të solli një frymë dhe dinamikë të re në Shkollën Politike.
e martë, 28 dhjetor 2021
0
THIRRJE PËR APLIKIM NË SHKOLLËN POLITIKE - GJENERATA E 20-TË
Shkolla Politike e Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e kandidatëve për gjeneratën e njëzetë (20).
Shkolla Politike është një ndër programet e para të edukimit joformal politik në Kosovë dhe programi më i vjetër që është ende aktiv. Që nga viti 2003 Shkolla Politike implementohet nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike me përkrahjen dhe nën ombrellën e Këshillit të Evropës.
KUSH MUND TË APLIKOJË?
Kandidatët të cilët mund të aplikojnë për të vijuar programin e Shkollës Politike duhet të plotësojnë kriteret:
Përfaqësues të partive politike, institucioneve publike, medias, OJQ dhe biznesit;
Të ketë diplomuar së paku në nivelin Bachelor;
Njohuria e gjuhës angleze është e obligueshme;
Të mos ketë tejkaluar moshën 40 vjeçare;
Qytetarë të Republikës së Kosovës;
Aktiv dhe aspirues për tu veçuar në fushën e tyre të veprimit.
Për të aplikuar, kandidatët duhet të plotësojnë formularin online përmes: http://pips-ks.org/apliko/
AFATI PËR APLIKIM ËSHTË DERI MË 21 JANAR 2022.
e hënë, 13 dhjetor 2021
0
Punëtoria "Rinia, siguria njerëzore dhe komunitetet e sigurta"
Në bashkëpunim me Qendrën për Dialog Humanitar PIPS ka mbajtur punëtorinë "Rinia, siguria njerëzore dhe komunitetet e sigurta" prej 11-12 Dhjetor, me të rinjë nga të gjitha komunitetet etnike në Kosovë, secili nga profesione dhe fusha interesi të gjithfarëllojshme.
Punëtoria u hap me fjalimet përshëndetëse nga Zëvëndëskryeministrja Znj. Emilija Redžepi dhe Ministri Z. Elbert Krasniqi.
Me Dr. Ramadan Ilazi si fasilitues i punëtorisë pjesëmarrësit janë angazhuar në punë në grupe të veçanta të cilat e kanë fokusin në: sigurinë fizike, ekonomike, sociale-administrative dhe kulturore.
Së bashku pjesëmarrësit kanë skicuar sfidat kryesore brenda këtyre fushave, kanë identifikuar akterët kyçë dhe kanë dhënë zgjidhje për adresimin e këtyre sfidave.
Përmes aktiviteteve të rradhës, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë t'i prezantojnë këto të gjetura para institucioneve kyçe.
RSS
First
Previous
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
Next
Last
Aktivitetet më të shikuara
Aktivitetet tjera
Facebook
Twitter
Na kontaktoni