e enjte, 11 shkurt 2016

U mbajt punëtoria me OJQ-të për rritjen e dialogut publik rreth Efiçencës së Energjisë

Aktiviteti është përkrahur nga Fondi Regjional i hapur i GIZ-it për Evropen Jug-lindore- Projekti EE në kuadër te dialogut publik për përdorim të qëndrueshëm të energjisë.

e diel, 6 dhjetor 2015

PIPS nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit në Sarajevë

Më 4 Dhjetor në Sarajevë Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka nënshkruar marrëveshje që përfshin shtatë vendet e rajonit të Evropës Jug-lindore, Forumin Baltik të Ambientit Gjerman (BEF) dhe German Organisation Deutsche fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ).

e mërkurë, 20 maj 2015

U mbajt tryeza ‘Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës’

U mbajt tryeza "Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës". Tryeza kishte për qëllim diskutimin e relacionit Kosovë, Këshillin e Evropës dhe anëtarësimin sa më të shpejtë të Kosovës në këtë organizatë. Në këtë tryezë ishin Presidentja e vendit Atifete Jahjaga, ish Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, Ekspertja e të Drejtave të Njeriut Gjylieta Mushkolaj dhe Fisnik Korenica.

e martë, 10 mars 2015

U mbajt Moduli i parë i Shkollës Politike

U mbajt Seminari i parë i Shkollës Politike me temën Shteti dhe Shoqëria.

e hënë, 2 mars 2015

Presidentja Atifete Jahjaga pret PIPS-in dhe organizatat e tjera rreth anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka organizuar një takim me Presidenten e Kosovës Znj. Atifete Jahjaga.

RSS
First232425262728293032
Aktivitetet më të shikuara
 
Shkolla Politike e Prishtinës në Forumin Botëror për Demokraci 2026 në Strasburg
Jon Krasniqi
/ Kategoria: Aktivitetet

Shkolla Politike e Prishtinës në Forumin Botëror për Demokraci 2026 në Strasburg

Pjesëmarrësit e Gjeneratës së 24-të të Shkollës Politike morën pjesë në Forumin Botëror për Demokraci të Këshillit të Evropës, duke u bërë pjesë e diskutimeve ndërkombëtare mbi të ardhmen e demokracisë, sigurinë demokratike dhe sfidat me të cilat përballen shoqëritë bashkëkohore.

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), së bashku me pjesëmarrësit e Gjeneratës së 24-të të Shkollës Politike, qëndroi në Strasburg të Francës nga 1 deri më 5 nëntor 2026, në kuadër të vizitës së organizuar për pjesëmarrje në Forumin Botëror për Demokraci dhe aktivitetet e Rrjetit të Shkollave Politike të Këshillit të Evropës.

Forumi Botëror për Demokraci, i cili u mbajt më 2 dhe 3 nëntor në ambientet e Këshillit të Evropës, këtë vit u organizua nën temën “Përçarje apo ripërtëritje? Siguria demokratike për të ardhmen” (Rupture or renewal? Democratic security for the future). Edicioni i 14-të i Forumit mblodhi përfaqësues të institucioneve politike, organizatave të shoqërisë civile, akademisë, mediave dhe të rinj nga vende të ndryshme, për të diskutuar mbi gjendjen e demokracisë dhe mundësitë për forcimin e saj përballë zhvillimeve dhe sfidave të reja.

Gjatë dy ditëve të Forumit, pjesëmarrësit e Shkollës Politike ndoqën diskutimet dhe sesionet që trajtuan transformimet politike, shoqërore dhe teknologjike që po ndikojnë në demokracitë bashkëkohore. Në veçanti, diskutimet u përqendruan te rëndësia e parashikimit të sfidave të ardhshme, forcimi i besimit të qytetarëve në institucione, mbrojtja e hapësirës qytetare, përfshirja demokratike dhe përballja me dezinformimin dhe ndërhyrjet e jashtme. Një pjesë e rëndësishme e programit përfshiu edhe prezantimin e nismave konkrete që synojnë ta bëjnë demokracinë më gjithëpërfshirëse, më të qëndrueshme dhe më të përgjegjshme ndaj qytetarëve.

Përtej programit kryesor të Forumit, më 4 nëntor, pjesëmarrësit e Shkollës Politike iu bashkuan aktiviteteve të veçanta të organizuara për rrjetin e Shkollave Politike të Këshillit të Evropës. Këto aktivitete krijuan mundësi për diskutim, shkëmbim të përvojave dhe ndërveprim me pjesëmarrës nga shkollat e tjera politike, duke ofruar një hapësirë për të reflektuar mbi sfidat e përbashkëta demokratike dhe qasjet e ndryshme në adresimin e tyre.

Gjatë vizitës në Strasburg, pjesëmarrësit e Shkollës Politike të Prishtinës patën mundësinë të vizitojnë Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në kuadër të ditës së dytë të Forumit Botëror për Demokraci (WFD). 

Së bashku me pjesëmarrësit e Akademisë së Studimeve Politike nga Tirana, Shqipëri, ata u takuan me z. Darian Pavli, gjyqtarin shqiptar pranë kësaj Gjykate, me të cilin zhvilluan një diskutim interaktiv mbi të drejtat e njeriut dhe rolin e këtij institucioni në mbrojtjen e tyre.

Një moment i veçantë i kësaj vizite ishte edhe ceremonia e ndarjes së diplomave për pjesëmarrësit e Shkollës Politike, duke shënuar përmbylljen e një tjetër cikli të angazhimit të tyre në këtë program. Përtej njohjes së përkushtimit dhe pjesëmarrjes gjatë programit, kjo përvojë përfaqëson edhe një mundësi për të vazhduar angazhimin në rrjetin e profesionistëve dhe liderëve të rinj që ndajnë interesimin për zhvillimin demokratik dhe bashkëpunimin ndërmjet shoqërive.

Pjesëmarrja në Forumin Botëror për Demokraci është pjesë e vazhdimësisë së bashkëpunimit të Shkollës Politike të Prishtinës me Këshillin e Evropës dhe Rrjetin e Shkollave Politike. Përmes kësaj platforme, pjesëmarrësit kanë mundësi të përfitojnë nga përvojat ndërkombëtare, të krijojnë lidhje me bashkëmoshatarë dhe profesionistë nga vende të ndryshme dhe të sjellin perspektiva të reja në diskutimet mbi zhvillimet politike dhe demokratike në Kosovë.

Shkolla Politike e Prishtinës, e cila zbatohet nga PIPS që nga viti 2003, vazhdon të krijojë hapësira për edukim politik, dialog dhe shkëmbim ndërmjet profesionistëve të rinj dhe përfaqësuesve të sektorëve të ndryshëm të shoqërisë. Pjesëmarrja në aktivitete të tilla ndërkombëtare është një tjetër mundësi për ta lidhur këtë angazhim me përvojat dhe debatet më të gjera evropiane.

Programi i Shkollës Politike dhe vizita në Strasburg mbështeten nga Këshilli i Evropës.

Previous Article Takim ndërpartiak me të rinjtë e partive politike: Parandalimi i abuzimit me substancat narkotike te të rinjtë - 20 tetor
Next Article Takim ndërpartiak me asambleistë komunalë: Hapësirat publike në Prishtinë
Print
398 Rate this article:
No rating
Programet
  • Integrimi evropian
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2026