U mbajt trajnimi i hulumtuesve për publikimin në lidhje percepcionet e kosovarëve mbi MSA-në e premte, 24 qershor 20160

U mbajt trajnimi i hulumtuesve për publikimin në lidhje percepcionet e kosovarëve mbi MSA-në

Me datën 22 Qershor, Instituti i Prishtinës për Studime Politike organizoi trajnimin e hulumtuesve që do të jenë në terren përgjatë datave 27 qershor-3 korrik, për mbledhjen e të dhënave të hulumtimit për percepcionet e kosovarëve në lidhje me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

e premte, 27 maj 2016

PIPS organizon tryezën për diskutim mbi ligjin e ri të Efiçencës së Energjisë

Aktiviteti është përkrahur nga Fondi Regjional i hapur i GIZ-it për Evropen Jug-lindore.

e hënë, 25 prill 2016

Po mbahet Seminari i dytë i Shkollës Politike

Këtë vikend po mbahet Seminari i dytë Gjeneratës së trembëdhjetë të Shkollës Politike. Tema e këtij Seminari është Demokracia dhe Zhvillimi, ndërsa debatet do të trajtojnë koncepte si: modelet e zhvillimit, kompetencat e nivelit lokal dhe nivelit qendror politik në zhvillimin e një vendi, lidhjen e sundimit të ligjit me zhvillimin ekonomik etj.

e enjte, 18 shkurt 2016

PIPS në Buletinin e Këshillit të Evropës

Në Newsletter-in e fundit të Këshillit të Evropës, që përmbledh aktivitetet e Shkollave Politike është përmendur publikimi i PIPS rreth “Gadishmërisë së Kosovës për të përmbushur kriteret për anëtarësim në Këshillin e Evropës: Një qasje krahasuese”

e enjte, 11 shkurt 2016

U mbajt punëtoria me OJQ-të për rritjen e dialogut publik rreth Efiçencës së Energjisë

Aktiviteti është përkrahur nga Fondi Regjional i hapur i GIZ-it për Evropen Jug-lindore- Projekti EE në kuadër te dialogut publik për përdorim të qëndrueshëm të energjisë.

RSS
First1617181920212224
Aktivitetet më të shikuara
 
Seminari i II-të i Shkollës Politike rreth Drejtësisë Tranzicionale dhe Mekanizmave të saj
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Seminari i II-të i Shkollës Politike rreth Drejtësisë Tranzicionale dhe Mekanizmave të saj

Në edicionin e 2024 të Shkollës Politike, PIPS-i ka prezantuar një seminar që ka për fokus trajtimin e të kaluarës dhe drejtësisë tranzicionale. 

Këtë vikend (10-12 Maj), PIPS zhvilloi këtë seminar, i dyti me radhë i Shkollës Politike,  i cili ishte gjithashtu seminari i parë i programit për Drejtësinë Tranzicionale.

Seminari pati për fokus të veçantë që udhëheqësit e ardhshëm të jenë më mendjehapur dhe përfshirës, për të u angazhuar në çështje politike, dhe për të kuptuar rëndësinë e adresimit dhe ballafaqimit me të kaluarën. Pjesëmarrësit mësuan për komisionet e së vërtetës, ndjekjet penale, reparacionet, dhe reformat institucionale si mjete për të parandaluar përsëritjen e padrejtësive të kaluara. Seminari eksploroi temat e trajtimit të padrejtësive historike dhe balancimit të përgjegjësisë rreth pajtimit.

Për të diskutuar këto tema, ishte një nder të kishim folës si Dr. Fatmir Sejdiu, ish-President dhe ish-Profesor në Universitetin e Prishtinës, i cili foli për "Historinë, Kujtesën, dhe  Ballafaqimin me të Kaluarën në Kosovë." Folësit e tjerë përfshijnë Bekim Blakaj-n, Drejtor Ekzekutiv në Fondin për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDHK) i cili shtjelloi rolin e FDHK-së në dokumentimin e drejtësisë; Baki Svirca, Udhëheqës i Divizionit për Drejtësi Tranzicionale në Ministrinë e Drejtësisë, mbi Strategjinë për Drejtësi Tranzicionale; Dr. Gëzim Visoka, Prodekan në Universitetin e Qytetit të Dublin-it shtjelloi proceset e drejtësisë tranzicionale dhe shoqërinë civile; Serbeze Haxhiaj, gazetare investigative në Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Investigative (BIRN), foli rreth gazetarisë etike në epokën e populizmit dhe Dr. Ramadan Ilazi, Udhëheqës i hulumtimeve në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) i cili përmbylli seminarin duke diskutuar rreth ballafaqimit me të kaluarën dhe iniciativat në të ardhmen.

Gjatë fundjavës, pjesëmarrësit dëgjuan njëri-tjetrin, dhe u angazhuan në diskutime të ndjeshme, energjia ishte e madhe me ide dhe shpirt bashkëpunues. 

Ne shprehim mirënjohjen tonë për të gjithë pjesëmarrësit, folësit, dhe partnerët që bënë seminarin e dytë të Shkollës së Politikës për Drejtësinë Tranzicionale një sukses!

Faleminderim i veçantë për projektin rajonal “Mbështetja e BE-së për Ndërtimin e Besimit në Ballkanin Perëndimor”, për ndihmën e tyre rreth mundësimit të këtij aktiviteti. 

Aktiviteti është bërë i mundur me asistencën e projektit rajonal “Mbështetja e BE-së për Ndërtimin e Besimit në Ballkanin Perëndimor”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Previous Article Seminari i III-të i Gjeneratës së 22-të së Shkollës Politike - Politika e Jashtme dhe Siguria Nacionale
Next Article Seminari i Parë i Shkollës Politike (Gjenerata e 22të) - Përpjekjet e Kosovës për forcimin e Shtetit në Kohë Polikrize
Print
2547 Rate this article:
No rating
Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2024