Më datë 31 Janar, e mërkure, u mbajt takimi i parë me pjesëmarrësit/et e Gjeneratës së 16-të të Shkollës Politike. Drejtoresha e Institutit të Prishtinës për Studime Politike, znj. Leonora Kryeziu e hapi takimin duke prezantuar para pjesëmarrësve prapavijën e Shkollës Politike dhe aktivitetet e mbajtura ndër vite.
Me datën 18 dhjetor, Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka mbajtur eventin final për Gjeneratën e 15-të, ku u shpërndanë diplomat për pjesëmarrësit. Në pjesën e dytë të eventit u mbajt diskutimi “Viti 2018 për Kosovën: Vit i konsensusit politik apo vazhdim në udhëkryqin e vjetër”.
Shkolla Politike e Prishtinës morri pjesë në Forumin Botëror për Demokraci, i cili u mbajt prej 8-10 Nëntor. Forumi Botëror për Demokraci organizohet nga organizata e Këshillit të Evropës.
Me datën 3 Nëntor 2017, PIPS dhe GLPS organizuan tryezën: Procesi i Integrimit Evropian: Ku qëndron Kosova? Në këtë tryezë GLPS poashtu publikoi analizën e politikave: “Kosova, Integrimi Evropian dhe Marrëveshja e Stabilizim Asociimit: Një analizë mbi perceptimet e qytetarëve”.
Në datat 23-24 Shtator 2017, Shkolla Politike e Prishtinës organizoi seminarin e V-të, me temën "Partitë Politike dhe Komunikimi Politik".