Me datën 18 dhjetor, Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka mbajtur eventin final për Gjeneratën e 15-të, ku u shpërndanë diplomat për pjesëmarrësit. Para ceremonisë, nga një fjalë rasti e mbajtën Leonora Kryeziu (Drejtoreshë Ekzekutive e PIPS), Granit Tërnava (Përfaqësues i Konrad Adenauer Stiftung) dhe Isabelle Servoz Gallucci (Kryesuesja e Zyres së Këshillit të Evropës në Prishtinë), ku u nënvizua rëndësia e edukimit joformal të liderëve të rinj në Kosovë, në formësimin e një kulture të re demokratike të bazuar mbi dialog politik.
Në pjesën e dytë të eventit u mbajt diskutimi “Viti 2018 për Kosovën: Vit i konsensusit politik apo vazhdim në udhëkryqin e vjetër”. Diskutimi u fokusua mbi sfidat të cilat e presin Kosovën në vitin 2018, dhe rëndësinë e vullnetit të aktorëve politikë për të gjetur zgjidhje politike, mbi mospajtimet ekzistuese. Për këto çështje diskutuan figura të rëndësishme të skenës politike, institucionale dhe civile në Kosovë si: Enver Hoxhaj, Vjosa Osmani, Glauk Konjufca, Ilir Deda, Arbër Vllahiu, Gjylieta Mushkolaj dhe Dastid Pallaska.
Programet | |
Viti i publikimit | |