Takimi i parë i Shkollës Politike 2018 e mërkurë, 31 janar 20180

Takimi i parë i Shkollës Politike 2018

Më datë 31 Janar, e mërkure, u mbajt takimi i parë me pjesëmarrësit/et e Gjeneratës së 16-të të Shkollës Politike. Drejtoresha e Institutit të Prishtinës për Studime Politike, znj. Leonora Kryeziu e hapi takimin duke prezantuar para pjesëmarrësve prapavijën e Shkollës Politike dhe aktivitetet e mbajtura ndër vite. 

Çertifikohet Shkolla Politike dhe mbahet diskutimi Viti 2018 për Kosovën: Vit i konsensusit politik apo vazhdim në udhëkryqin e vjetër e hënë, 18 dhjetor 20170

Çertifikohet Shkolla Politike dhe mbahet diskutimi Viti 2018 për Kosovën: Vit i konsensusit politik apo vazhdim në udhëkryqin e vjetër

Me datën 18 dhjetor, Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka mbajtur eventin final për Gjeneratën e 15-të, ku u shpërndanë diplomat për pjesëmarrësit. Në pjesën e dytë të eventit u mbajt diskutimi “Viti 2018 për Kosovën: Vit i konsensusit politik apo vazhdim në udhëkryqin e vjetër”.

Shkolla Politike në Forumin Botëror për Demokraci në Strasburg 2017 e enjte, 9 nëntor 20170

Shkolla Politike në Forumin Botëror për Demokraci në Strasburg 2017

Shkolla Politike e Prishtinës morri pjesë në Forumin Botëror për Demokraci, i cili u mbajt prej 8-10 Nëntor. Forumi Botëror për Demokraci organizohet nga organizata e Këshillit të Evropës. 

Tryeza "Procesi i Integrimit Evropian: Ku qëndron Kosova?" e premte, 3 nëntor 20170

Tryeza "Procesi i Integrimit Evropian: Ku qëndron Kosova?"

Me datën 3 Nëntor 2017, PIPS dhe GLPS organizuan tryezën: Procesi i Integrimit Evropian: Ku qëndron Kosova? Në këtë tryezë GLPS poashtu publikoi analizën e politikave: “Kosova, Integrimi Evropian dhe Marrëveshja e Stabilizim Asociimit: Një analizë mbi perceptimet e qytetarëve”.
 

Seminari "Partitë Politike dhe Komunikimi Politik" me gjeneratën 2017 të Shkollës Politike e diel, 24 shtator 20170

Seminari "Partitë Politike dhe Komunikimi Politik" me gjeneratën 2017 të Shkollës Politike

Në datat 23-24 Shtator 2017, Shkolla Politike e Prishtinës organizoi seminarin e V-të, me temën "Partitë Politike dhe Komunikimi Politik". 

RSS
First1718192022242526Last
Aktivitetet më të shikuara
 
OP-ED "Derogimi i të drejtave të njeriut gjatë pandemisë"
Diona Kusari
/ Kategoria: Publikimet

OP-ED "Derogimi i të drejtave të njeriut gjatë pandemisë"

Maj 2022

Kur bota po kalonte krizën më të rëndë të shëndetit publik, vëmendja u kthye kah ndërmarrja e masave preventive.
Ky OP-ED shtjellon masat e ndërmarrua gjatë pandemisë në përpuethshmëri me të drejtat e njeriut dhe se si në raste të krizave publike si ajo e shkaktuar nga COVID-19, e drejta për jetë dhe e drejta për shëndet, racionalisht mbizotërojnë mbi të drejtat e tjera.


Ky artikull është shkruar në kuadër të projektit “Rritja e reagimit të institucioneve të Kosovës në
adresimin e pasojave socio-ekonomike dhe politike të COVID-19, përmes prodhimit të
rekomandimeve të politikave të bazuara në prova”, mbështetur nga Balkan Trust for Democracy,
Projekt Fondi Gjerman Marshall i Shteteve të Bashkuara dhe USAID.

Opinionet e shprehura në këtë botim nuk përfaqësojnë domosdosmërisht ato të Fondit Ballkanik
për Demokraci, Fondit Gjerman Marshall të SHBA-së, USAID-it apo Qeverisë së SHBA-së.
Print
5566 Rate this article:
No rating
Programet
  • Qeverisja cilësore
Viti i publikimit
  • 2022

Dokumente(t)