PIPS publikon raportin “Ligji i Jashtëm i Republikës së Kosovës dhe zbatimi i tij” e premte, 5 tetor 20180

PIPS publikon raportin “Ligji i Jashtëm i Republikës së Kosovës dhe zbatimi i tij”

Instituti i Prishtinës për Studime Politike mbajti tryezën ku u publikua raporti “Ligji i Jashtëm i Republikës së Kosovës dhe zbatimi i tij”. Në panel nga institucionet morrën pjesë: Valdet SADIKU (Ministria e Punëve të Jashtme) dhe Fitore Pacolli (Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike). Butrint Berisha nga PIPS prezantoi të gjeturat kryesore të punimit.  

Humbësja e madhe e dialogut: Diskutim mbi parimet dhe strategjitë që parandalojnë institucionet e Kosovës të zhbëjnë karakteristikat unike të Kosovës e martë, 11 shtator 20180

Humbësja e madhe e dialogut: Diskutim mbi parimet dhe strategjitë që parandalojnë institucionet e Kosovës të zhbëjnë karakteristikat unike të Kosovës

Instituti i Prishtinës për Studime Politike dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizuan tryezën e diskutimit "Humbësja e madhe e dialogut: Diskutim mbi parimet dhe strategjitë që parandalojnë institucionet e Kosovës të zhbëjnë karakteristikat unike të Kosovës".

Monitorimi i realizimit të objektivave nga Agjenda për Reforma Evropiane (ERA) e premte, 3 gusht 20180

Monitorimi i realizimit të objektivave nga Agjenda për Reforma Evropiane (ERA)

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), Instituti GAP, dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) më 3 Gusht kanë mbajtur konferencë për media me temën “Monitorimi i realizimit të objektivave nga Agjenda për Reforma Evropiane (ERA)”. Në këtë konferencë u prezantuan të gjeturat nga monitorimi i obligimeve të mbetura dhe të parapara që të finalizohen gjatë vitit 2018, sipas vendimit të mbledhjes së trembëdhjetë të Qeverisë së Kosovës që u mbajt në nëntor të vitit të kaluar.

 

Lansimi i publikimit "Rishikim kritik i organizimit dhe zbatimit të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës" e mërkurë, 1 gusht 20180

Lansimi i publikimit "Rishikim kritik i organizimit dhe zbatimit të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës"

Me datën 1 Gusht, Instituti i Prishtinës për Studime Politike lansoi publikimin "Rishikim kritik i organizimit dhe zbatimit të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës". Ky raport, bazuar në të dhëna të mbledhura brenda një periudhe të konsiderueshme kohore, diskuton për funksionimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme në veçanti dhe politikës së jashtme në përgjithësi, duke prekur aspektet legjislative por edhe praktike. 

Diskutimi tematik: “Cila duhet të jetë qasja e Kosovës ndaj pesëshes mosnjohëse” e martë, 3 korrik 20180

Diskutimi tematik: “Cila duhet të jetë qasja e Kosovës ndaj pesëshes mosnjohëse”

Me 3 Korrik, Instituti i Prishtinës për Studime Politike organizoi diskutimin “Cila duhet të jetë qasja e Kosovës ndaj pesëshes mosnjohëse”. Pjesë e panelit ishin: Enver Hoxhaj (Zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës); Ilir DEDA (Deputet dhe Anëtar i Komisionit për Integrime Evropiane) dhe Gëzim VISOKA (Ligjërues dhe hulumtues në Universitetin e Dublin).

RSS
First1415161719212223Last
Aktivitetet më të shikuara
 
VLERËSIMI I SITUATËS DHE IDENTIFIKIMI I NEVOJAVE NË KUADËR TË EFIÇENCËS SË ENERGJISË NË KOMUNËN E SUHAREKËS DHE KURBINIT
Diona Kusari
/ Kategoria: Publikimet

VLERËSIMI I SITUATËS DHE IDENTIFIKIMI I NEVOJAVE NË KUADËR TË EFIÇENCËS SË ENERGJISË NË KOMUNËN E SUHAREKËS DHE KURBINIT

Dhjetor 2022

Këto raporte elaborojnë sjelljen e përgjithshme të konsumit të energjisë të qytetarëve që jetojnë në komunën e Suharekës në Kosovë dhe komunës së Kurbinit në Shqipëri. Grupet e synuara ndahen në sektorët e ekonomive familjare dhe të biznesit. Përveç kësaj, raportet shtjellojnë politikat e përgjithshme në nivel kombëtar dhe kuadrin institucional në vend që luajnë një rol në hartimin, mbështetjen dhe zbatimin e aspekteve të efiçencës së energjisë dhe klimës në të gjithë sektorët.





PROGRAMI I BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR IPA II I BASHKIMIT EVROPIAN
SHQIPËRI – KOSOVË (2014 – 2020)

Projekti "Rruga drejt përdorimit efiçient vendor të burimeve natyrore”. Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian. Projekti zbatohet nga:
Instituti i Prishtinës për Studime Politike
Akademia e Studimeve Politike
Bashkia Kurbin
Komuna Suharekë
Print
5354 Rate this article:
No rating
Programet
  • Energjia dhe ambienti
  • Integrimi evropian
Viti i publikimit
  • 2022

Dokumente(t)