15 qershor 2019
Qershor 2019
Reforma e racionalizimit të agjencive ekzekutive dhe rregullatorëve ka filluar në vitin 2015, si pjesë e dialogut të reformave ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian në fushën e administratës publike.
Korniza e politikave për zbatimin e racionalizimit të agjencive ekzekutive dhe rregullatorëve parasheh përfundimin e saj në fund të vitit 2021. Ajo pritet të prekë mbi 60 institucione, shumica prej të cilave ushtrojnë funksione ekzekutive.
Për të kontribuar në zbatimin e kësaj reforme, kjo analizë politikash trajton këtë reformë në dy dimensione, njëri ai i kontekstit dhe kornizës të kësaj reforme, dhe tjetri i zbatimit të saj.
Kjo analizë përmbyllet me përfundimet kryesore dhe një numër rekomandimesh për zbatimin e reformës.