Udhëzuesi për shërbimet digjitale komunale - Komuna e Suharekës
Jon Krasniqi
/ Kategoria: Publikimet

Udhëzuesi për shërbimet digjitale komunale - Komuna e Suharekës

Janar 2025

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), në bashkëpunim me Komunën e Suharekës, ka realizuar një manual praktik për përdorimin e shërbimeve digjitale në këtë komunë.

Ky udhëzues ofron informata të detajuara mbi mënyrën e përdorimit të platformave si eKosova dhe Ndreqe.com, të cilat janë identifikuar si shërbimet më të përdorura nga qytetarët, bazuar në një anketë të fundit. Anketa ka evidentuar sfidat që qytetarët hasin në përdorimin e faqes së komunës dhe ka reflektuar nivelin e kënaqësisë së tyre me shërbimet online, duke nxjerrë në pah edhe mënyrat e preferuara të informimit rreth tyre.

Ky projekt synon të rrisë transparencën dhe të fuqizojë zyrtarët publikë në përputhje me Reformën e Administratës Publike dhe si aktivitet të fundit, kishte krijimin e këtij manuali që adreson nevojat e qytetarëve dhe lehtëson qasjen e tyre në shërbime.

Manuali është prodhuar në kuadër të projektit “WeBER 3.0” për Reformën e Administratës Publike në Ballkanin Perëndimor. WeBER zbatohet nga Think for Europe Network (TEN) dhe Qendra për Kërkime në Administratën Publike (KDZ). PIPS është një nga përfituesit e WeBER 3.0 në kuadër të Local PAR Citizen Engagement Small Grant Facility 2024/2025. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA). Përmbajtja e këtij manuali reflekton pikëpamjet e autorëve dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht ato të BE-së, ADA-s, TEN-it apo KDZ-së.

Previous Article Dialogu i Prishtinës: Ballkani dhe Azia e Jugut
Next Article RAPORTI I TRETË MONITORUES: STRATEGJIA E ENERGJISË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2022-2031 (PERIUDHA 2024)
Print
5776 Rate this article:
No rating
Programet
  • Qeverisja cilësore
Viti i publikimit
  • 2025

Dokumente(t)

Publikimet e fundit
 
Responsible Reporting on Dealing with the Past and Media Challenges in Kosovo e enjte, 9 korrik 20260

Responsible Reporting on Dealing with the Past and Media Challenges in Kosovo

PIPS has published a new policy brief with the title 'Responsible Reporting on Dealing with the Past and Media Challenges in Kosovo' examining the role of the media in reporting on dealing with the past, transitional justice, and reconciliation in Kosovo. The brief, authored by Besian Beha and peer reviewed by Korab Krasniqi, highlights the challenges faced by journalists and media outlets when covering sensitive issues related to war, victims, justice processes, and social cohesion.

This publication was produced as part of the project “Building Bridges of Accountability: The Path to Reconciliation II” implemented by PIPS. The publication was produced with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of PIPS and do not necessarily reflect the views of the European Union.

Shkolla Politike 2026 (Gjenerata e 24-të) e mërkurë, 8 prill 20260

Shkolla Politike 2026 (Gjenerata e 24-të)

Shkolla Politike 2026 – Gjenerata 24 mbledh së bashku profesionistë të rinj nga institucione, parti politike, shoqëri civile, media, akademi dhe sektorë të tjerë për një vit diskutimesh, seminareve dhe shkëmbimi mbi politikën, demokracinë, lidershipin dhe sfidat bashkëkohore në Kosovë, rajon dhe më gjerë. Programi synon të forcojë njohuritë, mendimin kritik, bashkëpunimin dhe zhvillimin e lidershipit tek pjesëmarrësit.

Programi i këtij viti është i ndërtuar rreth pesë moduleve tematike, të cilat trajtojnë disa nga sfidat më të rëndësishme politike dhe shoqërore në Kosovo, rajon dhe më gjerë. Në këtë dokument, njihuni me grupin dhe me përvojat, perspektivat dhe energjinë që secili prej tyre sjell në këtë gjeneratë të re të Shkollës Politike.

Prishtina Institute for Political Studies (PIPS) -  Organisational Strategy 2025-2030 e premte, 19 dhjetor 20250

Prishtina Institute for Political Studies (PIPS) - Organisational Strategy 2025-2030

The Prishtina Institute for Political Studies (PIPS) presents its Organizational Strategy 2025–2030 at a critical moment for Kosovo’s democratic development. Amid growing political polarization, social fragmentation, and geopolitical uncertainty, the strategy reaffirms PIPS’ role as a trusted, independent platform for political education, dialogue, and leadership development.

Building on over two decades of experience and a strong alumni network of more than 700 young professionals, PIPS will focus on strengthening inclusive leadership, fostering collaboration across divides, and promoting constructive political dialogue. The strategy places particular emphasis on youth engagement, social cohesion, interparty dialogue, and evidence-based policymaking as key drivers for a democratic, peaceful, and inclusive Kosovo.

Through its flagship School of Politics, expanded alumni initiatives, and structured dialogue platforms, PIPS aims to counter polarization, support accountable governance, and contribute meaningfully to Kosovo’s European integration path over the next five years.

Policy Briefs - Shkolla Politike 2025 (Gjenerata 23-të) e hënë, 15 dhjetor 20250

Policy Briefs - Shkolla Politike 2025 (Gjenerata 23-të)

Këto tre policy briefs, të punuar nga grupi i Shkollës Politike – Gjenerata 23, adresojnë disa nga sfidat më kritike të Kosovës sot: shfrytëzimin e EU Growth Plan si katalizator për reforma dhe integrim evropian, rënien e angazhimit politik të të rinjve përtej zgjedhjeve, si dhe përhapjen e gjuhës së urrejtjes dhe dezinformimit ndaj grave në hapësirën digjitale dhe publike. Së bashku, ato ofrojnë analiza të bazuara në evidencë dhe rekomandime konkrete për forcimin e qeverisjes, pjesëmarrjes qytetare dhe barazisë gjinore.

RSS