Shtator 2021
A është Kosova akter racional dhe anëtar përgjegjës i bashkësisë demokratike ndërkombëtare?
Në punimin e fundit PIPS ka analizuar qasjen dhe rolin e Kosovës në luftën globale kundër ekstremizmit të dhunshëm.
Publikimi hedh dritë mbi shembujt dhe rastet që tregojnë se:
Në luftën globale kundër ekstremizmit të dhunshëm, Kosova është demonstruar si akter racional, duke marrë përgjegjësinë për riatdhesimin dhe riintegrimin e qytetarëve të saj nga zonat;
Institucionet e Kosovës kanë treguar kapacitet për të marrë përsipër dhe për të përmbushur angazhimet globale që kontribuojnë në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare;
Kosova gëzon tolerancë fetare por raportimi i mediave ndërkombëtare ka krijuar përshtypjen se vendi është i rrënuar nga radikalizimi fetar dhe ekstremizmi;
Tutje, Kosova ka identifikuar edhe radikalizimin etno-politik si të dëmshëm për stabilitetin, paqen dhe sigurinë e tij.
Shtator 2021
Raporti trajton nivelin e integrimit të premtimeve elektorale në programin qeverisës, rrjedhimisht dhe rëndësinë e fizibilitetit dhe llogaridhënies rreth premtimeve elektorale.
Shkalla e rezultateve elektorale të Vetëvendosjes, për herë të parë në periudhën pas vitit 1999 lejoi që një parti politike në Kosovë të formojë qeverinë me mbështetjen e vetme të partive politike jo-shumicë.
Ky raport i shkurtër ka diskutuar përmbajtjen e Programit Qeveritar të Republikës së Kosovës 2021-2025, në lidhje me programin elektoral të Vetëvendosjes, rezultatet tregojnë se grupi më i lartë i këtyre premtimeve nuk është i integruar në programin qeverisës, duke përbërë një shifër prej rreth 48%.
Të dhënat janë zgjedhur dhe kategorizuar nga Lëvizja FOL, ndërsa raporti është përgatitur nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS).
Raporti është punuar me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë, në kuadër të projektit "Përmirësimi i transparencës dhe llogaridhënies për reforma".
Qershor 2021
Anketa ‘Mendësia e Qytetarëve Rreth Pyetjeve Politike’ është botuar për herë të parë nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), në bashkëpunim me Konrad Adenauer Stiftung (KAS), zyrja në Prishtinë.
Anketa synon që të nxjerrë rezultate kredibile që do t’u hyjnë në punë të përfshirëve brenda kësaj fushe, pra partitë politike, vendimmarrësit, politikbërësit, shkollarët, analistët dhe të tjerë që e shohin këtë pjesë studimi me interes.
Rezultatet e anketës janë ndarë në dy pjesë: Pikëvështrimet për relacionin e shtetit me ekonominë dhe liritë individuale, si dhe Pikëvështrimet për politikën dhe pjesëmarrjen.
Qershor 2021
Për Kosovën si një shtet i ri, një administratë publike efikase dhe e përgjegjshme përbën një pjesë thelbësore të qeverisjes demokratike dhe funksionimit të shtetit. Reformimi dhe përmirësimi i funksionimit të administratës publike ka qenë një çështje kryesore në marrëdhëniet BE-Kosovë në vitet e fundit.
Ky raport përmbledhës synon të pasqyrojë dhe diskutojë situatën e reformave të administratës publike në Kosovë gjatë viteve të fundit, përmes përqendrimit në dokumentet dhe strategjitë që janë aprovuar gjatë kësaj periudhe. Për më tepër, raporti do të analizojë arritjet kryesore dhe nivelin e zbatimit të RAP-it deri më tani dhe do të sugjerojë rekomandime për qeverinë e re të Kosovës për t’u zbatuar, bazuar në sfidat kryesore që duhet të adresohen.
Ky raport është punuar në kuadër të projektit "Përmirësimi i llogaridhënies dhe transparencës për reforma", i zbatuar nga PIPS dhe Lëvizja FOL, dhe i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.
Prill 2021
Mjedisi afarist në Kosovë mbikëqyret nga mbi 30 inspektorate, të cilët janë krijuar nga viti në vit në mënyrë të çorganizuar dhe pa politika unike, koherente e të koordinuara mirë.
Reformimi i inspektimeve ka qenë pjesë e prioriteteve të përbashkëta politike për zbatimin e MSA-së, përmes Agjendës për Reforma Evropiane (ERA), që nga nëntori 2016, kur ERA ishte miratuar nga Qeveria.
Kjo analizë politikash e trajton këtë reformë në tri aspekte. Së pari, përshkruhet gjendja aktuale lidhur me këtë reformë. Së dyti, identifikohen mangësitë dhe sfidat me të cilat mund të përballet zbatimi i saj. Së treti, jepen propozime konkrete..
Mars 2021
Në kuadër të projektit "Rritja e transparencës dhe llogaridhënies për reforma" të zbatuar nga PIPS dhe Lëvizja FOL është publikuar monitorimi i Planit Vjetor të Punës së qeverisë Hoti.
Gusht 2020
Ky libër i paraqet partitë politike si institucione qendrore të demokracisë moderne. Karakteristikat dhe funksionet e partive, elementi bazik i organizimit të tyre, konteksti politik dhe social, si dhe problemet e demokracisë së partisë dhe sfidat e veçanta që partitë ballafaqohen me to janë temat kryesore. Në libër PIPS prezantohet me punimin "Partitë politike në Kosovë". Vecanërisht, kjo pjesë ofron një analizë përshkruese të historikut që ka formësuar partitë politike në Kosovë që nga viti 1945, përshkruan partitë aktuale parlamentare dhe tiparet e tyre kryesore, diskuton aspektet ideologjike të partive politike dhe ndikimet e tyre mbi sistemin politik, duke u fokusuar vecanërisht në bashkëpunimin partiak pas vitit 1999.
2018
Qëllim i kësaj broshure është të demonstrojmë tek anëtarët e kuvendit komunal, zyrtarët komunal, qytetarët dhe aktivistët e shoqërisë civile për rëndësinë qendrore të pjesëmarrjes së publikut në thellimin e demokracisë në nivelin e qeverisjes lokale.