Politika Ndërkombëtare dhe Dialogu Kosovë-Serbi: Anketa mbi perceptimin e qytetarëve
Diona Kusari
/ Kategoria: Publikimet

Politika Ndërkombëtare dhe Dialogu Kosovë-Serbi: Anketa mbi perceptimin e qytetarëve

Mars 2023

Ky publikim është edicioni i 3-të pjesë e Programit të Analizës së Politikës së Jashtme, që është themeluar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike në vitin 2014. Programi synon të analizojë dhe mbështesë integrimin euroatlantik të Kosovës, duke inicuar debat publik dhe duke prodhuar hulumtime mbi zhvillimet rajonale, evropiane dhe globale, si dhe efektet e tyre në pozitën ndërkombëtar të Kosovës.

Anketa është e ndarë në dy pjesë. Së pari, ajo analizon pikëpamjet dhe perceptimet e qytetarëve për një gamë të gjerë temash që kanë të bëjnë me çështjet ndërkombëtare të Kosovës dhe marrëdhëniet e saj me fuqitë dominuese rajonale dhe globale. Së dyti, anketa hulumton pikëpamjet dhe perceptimet e qytetarëve për çështjet më të ndjeshme në lidhje me pozitën ndërkombëtare të Kosovës, përfshirë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Previous Article Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KE): Rrugë e vështirë përpara
Next Article LETËR DREJTUAR LIDERËVE EVROPIAN TË MBLEDHUR NË REYKJAVIK MË 16 DHE 17 MAJ PËR SAMITIN E 4-të të KËSHILLIT TË EVROPËS
Print
1217 Rate this article:
No rating
Programet
  • Politika e jashtme
  • Qeverisja cilësore
Viti i publikimit
  • 2023
Publikimet e fundit
 
OPEN CALL for Two experts on the project 'Pathway towards an efficient use of local natural resources' e mërkurë, 6 shtator 20230

OPEN CALL for Two experts on the project 'Pathway towards an efficient use of local natural resources'

The invitation under this tender is dedicated to two local experts in Kosovo and Albania to develop the methodology for fulfilling the duties of reporting energy data to national
authorities.

The local government units in Kosovo and Albania (municipalities) are required by national law,
in both countries to report data to the national institutions, mainly the Energy Efficiency Agency, and the National Statistics Agency. In this context, a methodology for reporting data will be carried out.

It will be used to ease the job of reporting and increase collaboration with national institutions.

Vjetari i Politikës së Jashtme 2022 e hënë, 14 gusht 20230

Vjetari i Politikës së Jashtme 2022

Vjetari i Politikës së Jashtme 2022 është raporti i 4 ndër vite i prodhuar nga PIPS, i cili ka për qëllim analizën e arritjeve dhe pengesave të politikës së jashtme së Kosovës.

Ky raport përshkruan pikat kyçe të politikës së jashtme të Kosovës në vitin 2022.
Raporti synon të ofrojë një përshkrim të arritjeve dhe pengesave më domethënëse që kanë hasur institucionet dhe lidershipi i Kosovës në avancimin e interesave strategjike
të vendit dhe në marrëdhënie me jashtë.

*Vlenë të ceket se raporti dhe të dhënat janë grumbulluar vetëm gjatë vitit kalendarik 2022*
THIRRJE E HAPUR PËR SHËRBIME KONSULENCE: e martë, 4 korrik 20230

THIRRJE E HAPUR PËR SHËRBIME KONSULENCE:

THIRRJE E HAPUR PËR SHËRBIME KONSULENCE:

Një sfidë kryesore në lidhje me negociatat e anëtarësimit në BE është përqendrimi në aspektet politike, me përgatitjen dhe qëndrueshmërinë institucionale që shihen si më pak të rëndësishme nga institucionet qeveritare dhe palët e tjera të interesuara.

Andaj PIPS bashkë me Lëvizjen FOL, si implementues të këtij projekti të mbështetur nga Embassy of the Kingdom of the Netherlands in Kosovo në kuadër të programit MATRA, bënë thirrje të hapur për shërbim konsulence.

Në kuadër të thirrjes, do të hartohet një sondazh i opinionit publik për negociatat e anëtarësimit të Kosovës në BE, së bashku me metodologjinë që do të përdoret gjatë matjes së sondazhit të opinionit.

Ky sondazh bëhet me qëllimin që të kuptojmë shkallën në të cilën qytetarët janë të informuar se cilat janë hapat e ardhshëm të Kosovës drejt anëtarësimit në BE, dhe të kuptohen përceptimet dhe opinionet e qytetarëve lidhur me progresin e deritanishëm të Kosovës në këtë proces.

Për më shumë informacion rreth dokumentacionit, shkarko dokumentin mëposhtë.
Thirrje për 2 (dy) ekspertë në projektin 'Të drejtat për komunitetet rurale' e mërkurë, 24 maj 20230

Thirrje për 2 (dy) ekspertë në projektin 'Të drejtat për komunitetet rurale'

Komunitetet e largëta rurale dhe malore në Kosovë përballen me sfida të mëdha në qasjen në informata për të drejtat e tyre ligjore dhe në kërkimin e drejtësisë. Ka disa faktorë që kontribuojnë në këtë situatë, si infrastruktura e dobët, niveli i ulët i arsimit dhe mungesa e burimeve ligjore. Kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton një gamë të gjerë të dispozitave për të drejtat e njeriut, por këto ligje shpesh shkelen dhe zbatimi i tyre është joadekuat.

Andaj PIPS, si implementues i këtij projekti të mbështetur nga Community Development Fund (CDF) dhe Group for Legal and Political Studies (GLPS), bënë thirrje për 2 (dy) ekspertë. Ekspertët pritet që të:

*Zhvillojnë sesione informative, prezantime dhe konsultime mbi tema të ndryshme të të drejtave të njeriut si diskriminimi, dhuna dhe qasja në drejtësi.

*Ofrojnë këshilla dhe mbështetje për ata që kanë përjetuar një dhunë të tillë.
RSS