Kosova drejtë anëtarësimit në Këshillin e Evropës - Përshtatja e legjislacionit me kriteret e anëtarësimit

Dhjetor 2014

Anonym 0 6932 Article rating: No rating

Qëllimi i këtij raporti është të vlerësojë nivelin e pajtueshmërisë së legjislacionit të Kosovës, sa i përket sundimit të ligjit dhe normave të të drejtave të njeriut dhe standardeve të përcaktuara në Statutin e Këshillit të Evropës, si kusht për anëtarësim të Këshillit të Evropës. Raporti do të fillojë duke përshkruar shkurtimisht procedurat dhe kriteret formale për anëtarësim në Këshillin e Evropës, si dhe vlerësimin e parimeve të sundimit të ligjit dhe normave të të drejtave të njeriut nga perspektiva e KE. Më pas, punimi do të vlerësojë procesin ligjvënës në Kosovë dhe deri në çfarë mase legjislacioni i Kosovës përputhet me parimet e sundimit të ligjit dhe standardeve të të drejtave të njeriut nga perspektiva e KE. Punimi gjithashtu do të vlerësojë mekanizmat ligjorë, të përcaktuar për të monitoruar dhe siguruar zbatimin efektiv të legjislacionit të Kosovës.

Gadishmëria e Kosovës për të përmbushur kriteret për antarësim në Këshillin e Evropës - Një qasje krahasuese

Qershor 2014

Anonym 0 6759 Article rating: No rating

Raporti në vijim përdor indikatorë kredibil shkencor për të vërtetuar se si për nga niveli i zhvillimit të demokracisë, ashtu edhe sa i përket respektimit të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës, Kosova është në të njejtin rang me vendet e tjera që tashmë janë anëtare të KE.

Obligimet politike në Kosovë

2013

Anonym 0 6326 Article rating: No rating

Ky studim trajton thelbin e marrëdhënieve shtet – shoqëri në Kosovë, atë të obligimeve politike. Duke kombinuar një kornizë analitike origjinale me argumente të pasura empirike, ky studim konstaton se obligimet politike janë shumë të ndërlidhura me shkallën në të cilën nevojat e njerëzve janë të plotësuara, të drejtat e tyre të njohura dhe të mbrojtura, si dhe agjencia dhe aftësitë e tyre të aktivizuara.

RSS
First34567891012