Vjetari i Politikës së Jashtme (2024-25)
Shtator 2025
Vjetari i Politikës së Jashtme të Kosovës 2024–2025 pasqyron zhvillimet kryesore në marrëdhëniet bilaterale, përpjekjet për njohje të reja diplomatike, avancimin në proceset e integrimit euroatlantik dhe sfidat e vazhdueshme në dialogun me Serbinë, gjatë periudhës së raportimit 1 Janar 2024, deri më 15 mars 2025.
Raporti trajton zhvillimet në marrëdhëniet bilaterale me partnerët kryesorë, përpjekjet për sigurimin e njohjeve të reja diplomatike, si dhe progresin dhe bllokadat në rrugën e integrimit euroatlantik. Raporti po ashtu analizon fazat më të fundit të dialogut Kosovë–Serbi dhe implikimet e tij për proceset e brendshme dhe ndërkombëtare. Një pjesë e veçantë i kushtohet punës së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, duke përfshirë reformat e saj institucionale, shtrirjen e misioneve diplomatike në kontinente të ndryshme, si dhe nismat për diplomaci ekonomike e kulturore. Përmes këtij publikimi, ofrohet një panoramë e qartë mbi sfidat, arritjet dhe perspektivat e Kosovës në skenën ndërkombëtare, duke shërbyer si një udhërrëfyes i rëndësishëm për politikëbërësit, diplomatët dhe publikun e gjerë.
Ky raport është mbështetur nga Konrad Adenauer Stiftung (KAS), zyra në Kosovë.
Programet | |
Viti i publikimit | |