Politika e Jashtme

 
Politika e jashtme
SuperUser Account
/ Kategoria: Politika e jashtme

Politika e jashtme

Programi për Analiza të Politikës së Jashtme (PAPJ) është i themeluar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike në vitin 2014. Programi ka për qëllim të analizojë dhe përkrahë integrimin Euro-Atlantik të Kosovës, duke prodhuar studime mbi zhvillimet e politikës rajonale, evropiane dhe globale, si dhe efektet e tyre mbi pozicionin e Kosovës.

Në një vështrim më të ngushtë, programi synon të fuqizojë debatit që i shërben integrimit të plotë të  Kosovës brenda sistemit ndërkombëtar, të rrisë transparencën në fushën e politikës së jashtme kosovare karshi qyetetarëve, të lehtësojë procesin e zgjedhjes së politikave për vendimmarrësit dhe të rrisë kapacitetet e diplomacisë kosovare.

Përmes hulumtimit cilësor programi është i përkushtuar të shërbejë si urë lidhëse mes zyrtarëve Qeveritarë, politikbërësve, qytetarëve, diplomatëve, gazetarëve, shkollarëve etj. PAPJ është programi i parë dhe më eminent i dedikuar për hulumtimin e politikës së jashtme në Kosovë.
 

Print
773 Rate this article:
No rating
Aktivitetet nga Politika e Jashtme
 
Publikimi i anketës "Politika ndërkombëtare dhe partitë politike: Perceptimet e qytetarëve të Kosovës"

Publikimi i anketës "Politika ndërkombëtare dhe partitë politike: Perceptimet e qytetarëve të Kosovës"

3 prill 2019

Me datën 2 Prill Instituti i Prishtinës për Studime Politike publikoi anketën “Politika Ndërkombëtare dhe Partitë Politike: Perceptimet e qytetarëve të Kosovës”. Anketa u publikua me përkrahjen e fondacionit Konrad Adenauer Stiftung (KAS). Në panel morrën pjesë Leonora Kryeziu (Drejtoreshë Ekzekutive e PIPS), Granit Tërnava (KAS), Arben Hajrullahu (Universiteti i Prishtinës) dhe Butrint Berisha (PIPS) që i prezantoi të gjeturat kryesore të punimit.

e mërkurë, 3 prill 2019/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (62)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Publikimi i "Vjetarit të Politikës së Jashtme të Kosovës"

Publikimi i "Vjetarit të Politikës së Jashtme të Kosovës"

28 tetor 2018

Me datën 26 Tetor 2018 Instituti i Prishtinës për Studime Politike mbajti tryezën ku u publikua “Vjetari i Politikës së Jashtme Kosovare”. Raporti vjetar mbi vlerësimin e politikës së jashtme është një praktikë e njohur në vendet e tjera, por në Kosovë është hartuar sivjet për herë të parë, nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike.

e diel, 28 tetor 2018/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (55)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
PIPS publikon raportin “Ligji i Jashtëm i Republikës së Kosovës dhe zbatimi i tij”

PIPS publikon raportin “Ligji i Jashtëm i Republikës së Kosovës dhe zbatimi i tij”

5 tetor 2018

Instituti i Prishtinës për Studime Politike mbajti tryezën ku u publikua raporti “Ligji i Jashtëm i Republikës së Kosovës dhe zbatimi i tij”. Në panel nga institucionet morrën pjesë: Valdet SADIKU (Ministria e Punëve të Jashtme) dhe Fitore Pacolli (Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike). Butrint Berisha nga PIPS prezantoi të gjeturat kryesore të punimit.  

e premte, 5 tetor 2018/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (56)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
RSS
Publikimet nga Politika e Jashtme
 
Diplomacia e maskave dhe ndihmat ndërkombëtare për Kosovën e martë, 4 gusht 20200

Diplomacia e maskave dhe ndihmat ndërkombëtare për Kosovën

Luftimi i pandemisë përmes ofrimit të ndihmave, është bërë epiqendër e veprimit diplomatik. Për këtë qëllim, që nga shpërthimi i pandemisë, veprimtaria diplomatike e shteteve dhe organizatave shumëpalëshe është përqendruar kryesisht në gjetjen e alternativave më të mira për të siguruar ose ofruar ndihmë përtej kufijve. Ky dokument i shkurtër do të trajtojë disa nga këto efekte, më konkretisht se si ndihma e huaj ka ndikuar politikën ndërkombëtare deri më tani. Përpos diskutimit të përgjithshëm, dokumenti përqendrohet më gjerësisht në rastin e Kosovës.

 

Ndikimi i pandemisë në diplomacinë kosovare - Asambleja e Përgjithshme e OKB e hënë, 6 korrik 20200

Ndikimi i pandemisë në diplomacinë kosovare - Asambleja e Përgjithshme e OKB

Efektet e pandemisë në politikën e jashtme janë të shumta. Covid-19 ka pasur impakt serioz në relacionet dhe komunikimin mes shteteve, kësisoj e ka transformuar në tërësi diplomacinë ditore. Në këtë shkresë avokuese do të sjellet në sipërfaqe një aspekt me pasoja të vërejtshme, që është pakësimi i ndërveprimit fizik dhe takimeve ndërmjet përfaqësuesve të shteteve. Mbyllja e kufijve dhe kufizimi i lëvizjes së njerëzve në nivel global, ka bërë që vizitat zyrtare të anulohen ose të shtyhen, ndërkaq takimet diplomatike të kalojnë në kuadrin e platformave virtuale.

Vjetari i Politikës së Jashtme Kosovare e martë, 12 maj 20200

Vjetari i Politikës së Jashtme Kosovare

Beteja diplomatike e Kosovës për t'u bërë anëtare e barabartë e shoqërisë ndërkombëtare vazhdon edhe 12 vite pas shpalljes së pavarësisë. Që nga viti 2018 Kosova ka shënuar përparim të rëndësishëm në forcimin e strukturës institucionale dhe njohjes ndërkombëtare, duke u njohur nga shumica e shteteve anëtare të OKBsë dhe të qenurit pjesë e disa mekanizmave të rëndësishëm ndërkombëtarë.

RSS

Energjia dhe Ambienti

 
Energjia dhe Ambienti
SuperUser Account
/ Kategoria: Energjia dhe Ambienti

Energjia dhe Ambienti

PIPS është angazhuar në hulumtim, ngritje të kapaciteteve dhe avokim në fushën e energjisë dhe ambientit për një periudhë disavjeçare. Prej vitit 2012 PIPS është pjesë e Iniciativës Rajonale për Dialog Publik, të mbështetur nga GIZ Open Regional Fund for South-East Europe-Energy Efficiency, qëllimi i së cilës është të rrisë debatin publik mbi efiçiencën e energjisë dhe mbrojtjen klimatike në shtatë shtetet e Ballkanit.

Gjatë këtyre viteve, PIPS ka organizuar një numër ngjarjesh (dëgjime parlamentare, tryeza diskutimi, punëtori, shkëmbime rajonale) dhe poashtu ka publikuar raporte politikash, duke i kontribuar dialogut publik mbi temat e lartëpërmendura, avokuar te politikëbërësit, rritur vëmendjen e mediave dhe organizatave të shoqërisë civile, ofruar rekomandime për hapat e rradhës dhe duke rritur bashkëpunimin rajonal dhe ndërsektorial.

Në periudhën prej 2017 deri në 2020 PIPS ka bashkëpunuar me deputetët e Kuvendit të Kosovës, partnerë, ekspertë të energjisë dhe ekspertë të mobilitetit urban, deputetë nga rajoni, dhe deputetë nga Parlamenti Evropian në mbajtjen e disa aktiviteteve me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të deputetëve kosovarë dhe rritjes së debatit rreth temave të eficiencës së energjisë dhe mobilitetit urban. Aktivitetet në kuadër të këtij projekti kanë intensifikuar diskutimet në Kuvendin e Kosovës dhe ndërmjet Kuvendit dhe shoqërisë civile për mbrojtjen e ambientit, zhvillimin e qëndrueshëm, dhe zhvillimim e politikave të ambientit në pajtim me Direktivat e BE-së dhe obligimet e Kosovës si shtet kontraktues në Komunitetin e Energjisë. Ky angazhim ka iniciuar diskutimin për krijimin e Grupit të Gjelbër të Deputetëve në Kuvendin e Kosovës, gjë që u realizua në Prill të vitit 2019.

Më tutje, në vitin 2019 duke parë nevojën për raportim cilësor të mediave kosovare rreth çështjeve të efiçiencës së energjisë, energjisë së qëndrueshme dhe ndryshimit klimatik, PIPS ka filluar zbatimin e projektit "Ngritja e kapaciteteve të gazetarëve kosovarë në fushën e energjisë dhe ambientit".
 

Print
776 Rate this article:
No rating
Aktivitetet nga Energjia dhe Ambienti
 
Seminari i parë i Shkollës Politike 2020

Seminari i parë i Shkollës Politike 2020

10 mars 2020

Gjenerata e 18-të e Shkollës Politike sot ka mbajtur seminarin e parë Shteti dhe Shoqëria: Orientimi Politik, Qeverisja dhe Rendi Politik. 

e martë, 10 mars 2020/Author: SuperUser Account/Numri i shikimeve (180)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Publikimi i Vjetarit të Politikës së Jashtme Kosovare

Publikimi i Vjetarit të Politikës së Jashtme Kosovare

3 mars 2020

Më 3 mars, PIPS publikoi edicionin e dytë të Vjetarit të Politikës së Jashtme Kosovare në prezencën e Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës Z. Glauk Konjufca dhe shkencëtarit politik Z. Blerim Vela.

e martë, 3 mars 2020/Author: SuperUser Account/Numri i shikimeve (133)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
PIPS mbajti Seminarin për Energji dhe Mjedis për gazetarët kosovarë

PIPS mbajti Seminarin për Energji dhe Mjedis për gazetarët kosovarë

26 shkurt 2020

20 gazetarë nga media të ndryshme kosovare ndoqën Seminarin për Energji dhe Mjedis, të organizuar nga PIPS prej 21-23 Shkurt.

e mërkurë, 26 shkurt 2020/Author: SuperUser Account/Numri i shikimeve (117)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
RSS
Publikimet nga Energjia dhe Ambienti
 
PMQU - Një angazhim i përbashkët: Drejt një koordinimi gjithëpërfshirës institucional dhe zhvillim të politikave për draftimin dhe zbatimin e planeve të mobilitetit të qëndrueshëm urban e hënë, 30 shtator 20190

PMQU - Një angazhim i përbashkët: Drejt një koordinimi gjithëpërfshirës institucional dhe zhvillim të politikave për draftimin dhe zbatimin e planeve të mobilitetit të qëndrueshëm urban

Ky punim jep një sqarim të shkurtër të përfitimeve që një Plan i Mobilitetit të Qëndrueshëm Urban (PMQU) mund të ketë për qytetet, si dhe hulumton mundësitë se si niveli kombëtar, dmth. deputetët e Kuvendit të Kosovës, mund të mbështesin ose lehtësojnë drejtpërdrejtë ose indirekt zbatimin e PMQU-ve në qytete.

Targetimi i varfërisë energjetike në zona rurale përmes energjisë së rinovueshme në vendet në zhvillim - Rishikimi i literaturës dhe rekomandimet e martë, 5 mars 20190

Targetimi i varfërisë energjetike në zona rurale përmes energjisë së rinovueshme në vendet në zhvillim - Rishikimi i literaturës dhe rekomandimet

Qasja në energji ndërlidhet me shërbime më të mira shëndetësore, arsim dhe industri më të zhvilluara. Për shkak të largësisë së zonave rurale, këto komunitete shpesh nuk kanë qasje në burimet moderne të energjisë dhe nuk janë të lidhura me rrjetet e energjisë. Kjo kontribuon në varfëri, mungesë të shërbimeve shëndetësore dhe nivele të ulëta arsimore. Duke përdorur rishikimin e literaturës dhe studimet e rasteve, ky punim do të shikojë lidhjen midis energjisë dhe zhvillimit, sfidat e qasjes në energji për zonat rurale, dhe se si dhe nëse projektet që synojnë energjinë e rinovueshme mund të hartohen për të trajtuar varfërinë e energjisë në këto zona.

Obligimet e Kosovës në fushën e efiçencës së energjisë dhe harmonizimi me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit e enjte, 28 qershor 20180

Obligimet e Kosovës në fushën e efiçencës së energjisë dhe harmonizimi me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit

Ky raport paraqet një përmbledhje të analizave dhe gjetjeve në procesin e reformave në fushën e Efiçiencës së Energjisë dhe lidhshmërinë e tyre me procesin e zbatimit të agjendës Evropiane. Vlerësimi është i bazuar në dokumentet relevante që burojnë nga marrëveshjet ndërkombëtare, procesin
e Berlinit, obligimet që dalin e marr në kuadër të Traktati i Komunitetit të Energjisë, procesin e transpozimit të Direktivave që lidhën e Efiçiencën e Energjisë, strategjinë e Energjisë, Planin Nacional te Veprimit për Efiçiencë te Energjisë, planin e veprimit të zbatimit të reformave Evropiane, si dhe zotimeve në kuadër te marrëveshje se Stabilizim Asociimit. Analiza sjell informata të rëndësishme në lidhje me trendin e zhvillimit të politikave në fushën e EE, nivelin e harmonizimit të tyre me obligimet e marra, me planifikimet e brendshme për te zbatuar këto obligime si dhe rekomandimet për hapat e nevojshëm për te arritur cakun e kursimit të energjisë në nivel vendi.

RSS

Integrimi Evropian

 
Integrimi Evropian
SuperUser Account
/ Kategoria: Integrimi Evropian

Integrimi Evropian

Për PIPS integrimi i Kosovës por edhe gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian shihet si parakusht për përmirësimin e jetës së njerëzve dhe funksionimit të institucioneve. Për këtë arsye, PIPS është përfshirë aktivisht në procesin e përmbushjes së standardeve evropiane nga institucionet kosovare, përmes mbikqyrjes, ofrimit të rekomandimeve apo organizimit të trajnimeve për rritje të kapaciteteve.

Qëllimi i kësaj shtylle është zbatim sa më i shpejtë dhe cilësor, si dhe institucione kosovare të gatshme për përmbushje të obligimeve që rrjedhin nga Acquis Communautaire. Në të shkuarën PIPS ka punuar në promovimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, ndërsa aktualisht punon në mbikëqyrjen e dokumentit të Agjendës për Reforma Evropiane (ERA). Për zbatimin e aktiviteteve të këtij programi PIPS bashkëpunon me Zyren e BE-së në Prishtinë, Ministrinë e Integrimit Evropian (MIE), por edhe organizata dhe institucione tjera.
 

Print
773 Rate this article:
No rating
Aktivitetet nga Integrimi Evropian
 
Tryeza e diskutimit me temën "Agjenda për Reforma Evropiane (ERA) në sektorin e punësimit"

Tryeza e diskutimit me temën "Agjenda për Reforma Evropiane (ERA) në sektorin e punësimit"

11 nëntor 2019

Instituti i Prishtines per Studime Politike, Group for Legal and Political Studies dhe Instituti GAP mbajtën më 11 Nëntor tryezën e diskutimit me titullin: “Agjenda për Reforma Evropiane (ERA) në sektorin e punësimit”.

e hënë, 11 nëntor 2019/Author: SuperUser Account/Numri i shikimeve (55)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Tryeza “Zbatimi i Agjendës për Reforma Evropiane (ERA) dhe pritshmëritë për ERA 2”

Tryeza “Zbatimi i Agjendës për Reforma Evropiane (ERA) dhe pritshmëritë për ERA 2”

14 mars 2019

Me datën 14 Mars 2019, Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) së bashku me Grupin për Studime Politike dhe Juridike (GLPS) dhe Instituti GAP organizuan tryezë diskutimi me temën “Zbatimi i Agjendës për Reforma Evropiane (ERA) dhe pritshmëritë për ERA 2”. Të pranishme në panel ishin Dhurata Hoxha - Ministre e Integrimit Evropian, Nataliya Apostolova - Shefe e Zyrës së BE në Kosovë dhe Gerrie Willems - Ambasadore e Mbretërisë së Hollandës në Kosovë.

e enjte, 14 mars 2019/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (56)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Monitorimi i realizimit të objektivave nga Agjenda për Reforma Evropiane (ERA)

Monitorimi i realizimit të objektivave nga Agjenda për Reforma Evropiane (ERA)

3 gusht 2018

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), Instituti GAP, dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) më 3 Gusht kanë mbajtur konferencë për media me temën “Monitorimi i realizimit të objektivave nga Agjenda për Reforma Evropiane (ERA)”. Në këtë konferencë u prezantuan të gjeturat nga monitorimi i obligimeve të mbetura dhe të parapara që të finalizohen gjatë vitit 2018, sipas vendimit të mbledhjes së trembëdhjetë të Qeverisë së Kosovës që u mbajt në nëntor të vitit të kaluar.

 

e premte, 3 gusht 2018/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (56)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
RSS
Publikimet nga Integrimi Evropian
 
Reforma e racionalizimit të agjencive ekzekutive dhe rregullatorëve në Kosovë - Faza e dytë e premte, 7 gusht 20200

Reforma e racionalizimit të agjencive ekzekutive dhe rregullatorëve në Kosovë - Faza e dytë

Kjo analizë politikash e trajton reformën e racionalizimit të agjencive ekzekutive dhe rregullatorëve në Kosovë me qëllimin për të kontribuuar në zbatimin e fazës së dytë të kësaj reforme. Nga njëra anë, këtu vlerësohet gjendja aktuale lidhur me agjencitë e kësaj faze. Nga ana tjetër, analiza diskuton opsionet e mundshme për racionalizimin e tyre.

Raport Monitorues - Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës e shtunë, 30 nëntor 20190

Raport Monitorues - Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës

Publikimi vijon në këtë rend: ofrohet një seksion mbi strukturën organizative dhe funksionimin e APRK-së, në raport me bazën ligjore dhe dokumentet e politikave; përshkruhet dhe diskutohet buxheti i Agjencisë për vitin 2019; diskutohet për arritjen e rezultateve të prekshme, veçanërisht përmes masave aktive në tregun e punës. Në pjesën e konkluzionit ofrohet përmbledhja e publikimit dhe aspektet që duhet adresuarpërpërmirësimin e mëtutjeshëm të APRK-së.

Raport Monitorues - Plani i Veprimit për Racionalizimin e Agjencive Ekzekutive dhe Rregullatorëve e hënë, 1 korrik 20190

Raport Monitorues - Plani i Veprimit për Racionalizimin e Agjencive Ekzekutive dhe Rregullatorëve

Plani i Veprimit për Racionalizimin e Agjencive të Pavarura u miratua nga Qeveria e Kosovës në vitin 2017. Ky dokument është obligim që del nga Agjenda Evropiane e Reformave (ERA) një dokument i derivuar nga marrëveshja e Kosovës me BE-në e Stabilizim Asociimit (MSA). Gjithashtu kontrata e SBS, Marrëveshja financiare për përkrahje buxhetore të sektorit (ang. SBS) ndërmjet Qeverisë dhe Komisionit Evropian përmes së cilës KE kushtëzon transferimin e transheve të mbështetjes financiare me progresin përgjatë procesit të racionalizimit gjatë 2018 dhe 2019 me arritjen e objektivave të këtij plani.

RSS

Qeverisja Cilësore

 
Qeverisja Cilësore
SuperUser Account
/ Kategoria: Qeverisja cilesore

Qeverisja Cilësore

Programi i Qeverisjes Cilësore harton dhe implementon projekte që mbikëqyrin proceset e politikbërjes, vendimmarrjes dhe zbatimit nga institucionet e Kosovës. Programi përqendrohet në sigurimin e qeverisjes cilësore përmes respektimit të vlerave dhe standardeve demokratike, duke i kontribuar interesit publik dhe jetës së qytetarëve. Bazuar mbi këtë, PIPS bashkëpunon me institucionet e nivelit nacional dhe lokal. Nga muaji Prill, me përkrahjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës, PIPS po mbikëqyr zbatimin e Programit të Qeverisë nga institucionet e Kosovës, në partneritet me Lëvizja FOL. Vëmendje e veçantë i kushtohet fushave të administratës publike, përmbushjes së prioriteteve të Agjendës Evropiane dhe sundimit të ligjit.

Print
705 Rate this article:
No rating
Aktivitetet nga Qeverisja Cilësore
 
Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

11 korrik 2019

Me datën 7 Korrik Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikoi analizën e politikave “Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë”. Analiza e hartuar pas një periudhe disamujore hulumtimi ofron një përshkrim të përgjithshëm të situatës aktuale të reformës së administratës publike, gjegjësisht zbatimit të racionalizimit të agjencive të pavarura, ekzekutive dhe rregullatorëve.

e enjte, 11 korrik 2019/Author: SuperUser Account/Numri i shikimeve (56)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
PIPS mban takimin e katërt për ofrimin e Asistencës Teknike për Komuna

PIPS mban takimin e katërt për ofrimin e Asistencës Teknike për Komuna

29 shtator 2016

PIPS, si pjesë e projektit “Forcimi i kapaciteteve të qeverisë lokale dhe rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve”, ka mbajtur takimin e katërt për ofrimin e Asistencës Teknike për komunën e Graçanicës dhe Parteshit. 

e enjte, 29 shtator 2016/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (63)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
PIPS mban takimin e tretë për ofrimin e Asistencës Teknike për Komuna

PIPS mban takimin e tretë për ofrimin e Asistencës Teknike për Komuna

26 shtator 2016

PIPS, si pjesë e projektit “Forcimi i kapaciteteve të qeverisë lokale dhe rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve”, ka mbajtur takimin e tretë për ofrimin e Asistencës Teknike për komunën e Pejës, Klinës, Istogut, Vushtrrisë dhe Gjilanit.

e hënë, 26 shtator 2016/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (62)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
RSS
Publikimet nga Qeverisja Cilësore
 
Broshurë mbi pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrjen komunale e hënë, 29 janar 20180

Broshurë mbi pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrjen komunale

Qëllim i kësaj broshure është të demonstrojmë tek anëtarët e kuvendit komunal, zyrtarët komunal, qytetarët dhe aktivistët e shoqërisë civile për rëndësinë qendrore të pjesëmarrjes së publikut në thellimin e demokracisë në nivelin e qeverisjes lokale.

Obligimet politike në Kosovë e diel, 7 korrik 20130

Obligimet politike në Kosovë

Ky studim trajton thelbin e marrëdhënieve shtet – shoqëri në Kosovë, atë të obligimeve politike. Duke kombinuar një kornizë analitike origjinale me argumente të pasura empirike, ky studim konstaton se obligimet politike janë shumë të ndërlidhura me shkallën në të cilën nevojat e njerëzve janë të plotësuara, të drejtat e tyre të njohura dhe të mbrojtura, si dhe agjencia dhe aftësitë e tyre të aktivizuara.

RSS