Number of search result: 17

Dialog dhe shkëmbim përvojash ndërmjet Kosovës dhe Finlandës: Vizita e delegacionit finlandez në Prishtinë, 27–29 shtator

Dialog dhe shkëmbim përvojash ndërmjet Kosovës dhe Finlandës: Vizita e delegacionit finlandez në Prishtinë, 27–29 shtator

2 tetor 2026

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), në bashkëpunim me Demo Finland, mirëpriti në Prishtinë një delegacion nga Finlanda gjatë vizitës së tij më 27–29 shtator 2026. Vizita krijoi hapësira për shkëmbim përvojash dhe diskutim mbi funksionimin parlamentar, dialogun ndërpartiak dhe forcimin e kulturës së bashkëpunimit politik.

Në kuadër të vizitës, PIPS organizoi një dialog ndërmjet deputeteve të Kuvendit të Kosovës dhe delegacionit parlamentar finlandez, me fokus në funksionimin e parlamenteve, bashkëpunimin pozitë–opozitë, dialogun ndërpartiak dhe shkëmbimin e përvojave mes dy vendeve.

e premte, 2 tetor 2026/Author: Jon Krasniqi/Numri i shikimeve (602)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
PIPS nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Akademinë Diplomatike të Kosovës

PIPS nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Akademinë Diplomatike të Kosovës

7 dhjetor 2021

Angazhimi ynë në analizën e politikës së jashtme dhe diplomaci është shënuar me arritjen e radhës.

Më 6 Dhjetor 2021 znj. Leonora Kryeziu, Drejtoreshë e PIPS dhe z. Sabri Kiçmari, Drejtor i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.
e martë, 7 dhjetor 2021/Author: Anonym/Numri i shikimeve (38444)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Tryeza "Kthimi i faqes drejt një kapitulli të ri? Ndërtimi i besimit mes Kosovës dhe Serbisë"

Tryeza "Kthimi i faqes drejt një kapitulli të ri? Ndërtimi i besimit mes Kosovës dhe Serbisë"

26 tetor 2021

Më 26 Tetor PIPS ka mbajtur tryezën e diskutimit me temën "Kthimi i faqes drejt një kapitulli të ri? Ndërtimi i besimit mes Kosovës dhe Serbisë".

Diskutimi mblodhi politikan, ish-ambasador e ndër të pranishmëve ishte dhe znj. Sonja Biserko nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut. Të pranishmit diskutuan rreth cështjes së normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe mundësive të krijimit të besimit mes dy shteteve.

e martë, 26 tetor 2021/Author: Anonym/Numri i shikimeve (37730)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Diskutimi "Rajonalizmi ballkanik 2021: SEFTA dhe Ballkani i Hapur"

Diskutimi "Rajonalizmi ballkanik 2021: SEFTA dhe Ballkani i Hapur"

15 shtator 2021

Më 13 Shtator PIPS ka mbajtur diskutimin e mbyllur mbi temën "Rajonalizmi ballkanik 2021: SEFTA dhe Ballkani i Hapur" me akterë nga qeveria, opozita dhe ekspertë të fushës.

Kjo ngjarje solli në tavolinë pikëvështrimet e palëve rreth marrëveshjeve SEFTA dhe Open Balkan, dhe ballafaqoi qëndrimet e akterëve kyçë për të matur mundësinë për një qëndrim të unifikuar të akterëve rreth marrëveshjeve rajonale.

Gjatë kësaj tryeze u diskutua:
- Artikulimi i pozicioneve dhe iniciativës së njëanshme krahas nevojës për krijimin dhe përforcimin e aleancave ndërshtetërore dhe moscënimin e humbjes së aleatëve strategjikë;
- integrimi rajonal si përgjigje ndaj ngecjes së integrimit evropian të rajonit dhe siguria e partneriteve rajonale pa barazinë e palëve në tavolinë dhe ballafaqimin me të kaluarën;
- tendenca për të parë integrimin evropian si ekskluzivisht të ndarë prej marrëveshjeve dhe integrimit rajonal;
- nevoja për komunikim të brendshëm dhe maturi në mbrojtjen e interesave shtetërore duke pasur parasysh kontekstin politik në vend dhe rajon.
e mërkurë, 15 shtator 2021/Author: Anonym/Numri i shikimeve (38633)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Diskutim i mbyllur për ndërtimin e koncensusit politik në Kosovë

Diskutim i mbyllur për ndërtimin e koncensusit politik në Kosovë

8 qershor 2021

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) më 8 Qershor ka mbajtur diskutimin e mbyllur me përfaqësues nga institucionet, partitë politike, organizatat joqeveritare dhe misionet e huaja në Kosovë, ku është diskutuar për rëndësinë e koncensusit dhe pajtimit të gjerë në fushën e politikës së jashtme, duke përfshirë dialogun Kosovë-Serbi.
Në këtë rrafsh, janë diskutuar ide nga akterët mbi alternativat e mundshme që do t’i mundësonin Kosovës që të artikulojë një qëndrim të qartë dhe pozicion sa më të favorshëm në sferën ndërkombëtare.
Ky aktivitet i parë do të vijohet me ngjarje të tjera të ngjashme në të ardhmen.
e martë, 8 qershor 2021/Author: Anonym/Numri i shikimeve (40502)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Seria e diskutimeve me ekspertë dhe akademike për Dialogun Kosovë-Serbi

Seria e diskutimeve me ekspertë dhe akademike për Dialogun Kosovë-Serbi

18 dhjetor 2020

PIPS ka lansuar serinë e diskutimeve me ekspertë dhe akademikë për dialogun Kosovë-Serbi.

Me datat 15,16 dhe 17 Dhjetor PIPS ka organizuar tre diskutime me ekspertë dhe akademikë për të diskutuar për Asosacionin e Komunave me shumicë serbe, Drejtësinë tranzicionale dhe Politikën e Jashtme si pjesë e serisë së diskutimeve për dialogun Kosovë-Serbi.
e premte, 18 dhjetor 2020/Author: Anonym/Numri i shikimeve (42807)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
RSS
123